Kosova besnike ndaj SHBA BE dhe NATO-s ndëshkohet, Serbia pro ruse, terroriste po anashkalohet

Opinione

Kosova besnike ndaj SHBA BE dhe NATO-s ndëshkohet, Serbia pro ruse, terroriste po anashkalohet

Nga: Rexhep Torte Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:50
Autori Rexhep Torte

Lejimi që Marko Gjuriq, i cili në vitin 2008 ishte organizatori kryesor i vënies së zjarrit në Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, që të bëhet ambasador i Serbisë gjenocidale në Uashington, padyshim është njëri nga gabimet e mëdha e të pafalshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili një huliganin anti amerikan serb, në vend që ta shpallën persona “non grata”, ia hapën dyert në SHBA.

Lejimi që Joseph Borrell- Shef i BE-së për Siguri dhe Punë të Jashtme, që vjen nga Spanja, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën e lirë e të pavarur, me qëndrimet e tij të hapura pro serbe dhe kundër të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës, është bërë penguesi dhe nxitësi kryesor i konflikteve që Serbia po i krijon në Veri të Kosovës, konflikte që janë edhe kundër BE-së edhe kundër SHBA-ve edhe kundër NATO-s.

Këtë e dëshmoi edhe aksioni terrorist i grupit të armatosur serb nga Serbia te Manastiri Banjskë në Zveçan, më 24 shtator 2023, ku u vra në pritë Afrim Bunjaku polici rreshter Kosovës.

Me këtë rast policia e Kosovës në ambientet e Manastirit Banjskë konfiskoi dhe ekspozoi për opinionin e gjerë të brendshëm e ndërkombëtar. Një sasi të madhe armatimi të rëndë të planifikuar për qindra terroristë, të trajnuar në Serbi dhe që kishin ardhur në Kosovë për të krijuar një front të ri lufte për shkëputjen e Veriut të Kosovës dhe bashkimin e tij me Serbinë gjenocidale. Policia e Kosovës konfiskoi edhe dy autoblinda serbe dhe 24 automjete serbe më të cilat është transportuar tërë ky arsenal armatimit dhe sasi e madhe artikujve ushqimorë. Të dedikuara për këtë aksion terrorist.

Lejimi nga BE-ja që Miroslav Lajçak të jetë emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, duke e ditur se Lajçak vjen nga Sllovakia e cila ende nuk ka njohur Kosovën e lirë e të pavarur, i cili me qëndrimet e tij pro serbe u dëshmua në vazhdimësi si penguesi i arritjes së marrëveshjes përfundimtare të drejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zgjedhjet Presidenciale në Sllovaki që u mbajtën më 30 shtator 2023 dhe fitorja e partisë SMER me në krye Robert Fico, i cili është aleat i ngushte i Moskës dhe i Kremlinit dhe aleat i ngushte i Miroslav Lajçakut, pasqyron qartas skandalet diplomatike dhe të papërgjegjshme të BE-së ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

The Ekonomist më 2 tetor 2023 raportoi se nëse Robert Fico zgjidhet kryeministër i Sllovakisë, me siguri që Miroslav Lajçakun do ta emërojë Ministër të Jashtëm të Sllovakisë.

Profesorë dhe analistë eminentë e mbrojnë Kosovën paqedashëse dhe e akuzojnë Serbinë terroriste

Aidan Hehir-Prof. Univesitar britanik në “Westminster University”, më 2 tetor 2023, deklaroi se, “Në faktet e reja u prezantuan pamje ku vëreheshin grupi i armatosur terrorist nga Serbia duke u stërvitur në pronën e Millan Radijçiqit. Ky profesor në platformën X ka shkruar se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur automjetet ushtarake që duken sikur “Humbje”, për tu trajnuar terroristët serbë, automjete që Serbisë iu dhanë si donacion nga SHBA-të? Aleksandër Vuçiç ka shumë për të shpjeguar.

Daniel Server-Prof. në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndwrkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, më 3 tetor 2023, deklaroi se, “Përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën për të marrë kontrollin e Veriut të saj me shumë serbë duhet të jenë të dukshme për të gjithë sot. Vitin e kaluar kishte tensione të shkaktuara nga vendimi për targat, bojkoti i zgjedhjeve komunale në pranverë, trazirat pasuese kundër kryetarëve të zgjedhur jo serbë, sulmi ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s në maj, kidnapimi i policëve të Kosovës-të gjitha këto ishin prelud i rebelimit të penguar fundjavën e kaluar.

Por SHBA-të dhe BE deri më tani nuk kanë arritur të nxjerrin përfundimet e nevojshme. Ata vazhdojnë të bëjnë thirrje për dialog pa asnjë pasojë për Beogradin. Madje Christopher Hill-amabasadori i SHBA në Beograd, mendoi se ishte me vend të sugjeronte që Serbia të anëtarësohet në NATO. Shumica dërmuese e serbëve e refuzojnë këtë perspektivë. Brenda BE-së është e vështirë të kërkohet llogari nga Serbia , sepse çdo vendim kërkon unanimitet. Hungaria pro ruse e Viktor Urbanit është një prishës i zakonshëm. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Sllovaki do ta ketë Bratisllavën mikun e ardhshëm më të mirë të Kremlinit. Përpjekja e vazhdueshme e pafrytshme e administratës Biden për ta kthyer Serbinë drejt Perëndimit po bllokon çdo rimendim serioz të politikës në Ballkan. Zyrtarët amerikanë thjesht nuk duan ta pranojnë dështimin. Ata vazhdojnë të kërkojnë qëtësim, janë të verbër ndaj keqbërjes së Beogradit”.

Prof. Daniel Server, më 4 tetor 2023, deklaroi se, “Jo reagime verbale, është koha për të vendosur sanksione serioze penalizuese kundër Serbisë. Të pezullohen fluturimet e Airi Serbia për në SHBA dhe BE, të ngrihen projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, SHBA dhe BE të pezullojnë financimin e projekteve ekomomike në Serbi (jo projektet për demokratizim), të ngrihen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE dhe të pezullohet bashkëpunimi ushtarak mes ushtrisë serbë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos, dhe të vendosen sanksione të udhëtimit dhe financiare për individët që kanë urdhëruar e mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve serbë”.

Alicia Kearns-deputetja brianike më 4 tetor 2023, e kritikoi bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me mungesën e aksioneve për Serbinë, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, dhe lirimin e kriminelit Millan Radojçiq nga Gykata në Bepgrad, duke deklaruar se, “ Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA dhe BE pas vrasjes së oficerit të policisë së Kosovës, armatosjes së paraushtarakëve serbë, rrëmbimit të policëve të Kosovës, as rolit të Serbisë në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?

Naim Miftari i akuzon ish udhëheqësit e Kosovës dhe bashkëpunimin e tyre me mafinë serbe

Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIKU-t-njëherit analist dhe njohës i shkëlqyer i zhvillimeve politike gjatë luftës dhe pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, më 2 tetor 2023, deklaroi se, ”Një pjesë e RSU dhe e Doganës së Kosovës para tre viteve bënin gara se cila po i kryen shërbime joligjore më shumë familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut, Kamishit, Dajës, Zvonko Veselinoviqit, Millan Radojçiqit, Simiqt, Rakiqit. . . por edhe shumë të tjerëve.

Sot Policia e Kosovës, RSU, FIT, dhe Dogana…janë shndërruar në heronjtë tanë, pasi po përdoren drejt nga shteti i Kosovës, për ta luftuar kontrabandën, krimin e organizuar dhe terrorizmin e Serbisë. Para tre vitesh, e njwjta polici politike, sidomos e PDK-së dhe e LDK-së, keqpërdorej vetëm për t’i shpartalluar protesta e drejta të opozitës, sidomos të Lëvizjes Vetëvendosjes, dhe për t’i mbrojtur boswt e krimit të organizuar në Veri të Kosovës. Kontrabanda e organeve, marihuanës, naftës, barnave, kriptovalutave, tregtia me emigrantë, tregtia me prostituta, me materiale ushqimore, higjienike, ndërtimore, tregtia me teknikë të bardhë…të gjitha këto liheshin dhe mbroheshin ilegalisht nga një pjesë e policisë , Prokurorisë dhe AKI-së.

Sot e njwjta polici është shembullore. Po e mbron ligjin dhe interesin e shtetit të Kosovës. Sot situata do të ishte më e mirë sikur të mbrohej integriteti i shtetit dhe të përdorej si duhet nga paslufta për sundimn e ligjit si Prokuroria, Policia, AKI-ja Dogna etj. Kosova sot nuk do t’i kishte këto telashe , as në jug dhe as në veri”, thotë Naim Miftari.

Serbia gjenocidale e terroriste përplot me fakte, ndërsa SHBA, BE dhe NATO heshtin

Të rikujtojmë se, Serbia gjenocidale në shkurt të vitit 2000 nëpërmjet bandave ilegale kriminale në Mitrovicën e Veriut vrau dhjetëra shqiptarë autoktonë, plagosi qindra të tjerë dhe dëboi me dhunë më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre, ndërsa SHBA, BE dhe NATO heshtin!

Serbia gjenocidale në pronat e shqiptarëve të dëbuar po ndërton koloni serbe, dhe në këto banesa të reja e të mobiluara po vendosën serbë, të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë, ndërsa SHBA, BE dhe NATO heshtin!

Serbia gjenocidalenë vazhdimësi nëpërmjet strukturave ilegale të mbrojtjes civile dhe nëpërmjet bandave ilegale të armatosura serbe organizon bllokimin e rrugëve, dhe sulme ndaj serbëve të ndershëm duke ua djegur pasuritë dhe veturat, ndërsa SHBA, BE dhe NATO, heshtin.

Serbia gjenocidale organizoi dhe sulmoi me armë edhe KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, duke i djegur makinat e tyre, sulmoi dhe plagosi edhe gazetarët, ndërsa SHBA, BE dhe NATO, heshtin!

Serbia gjenocidale nëpërmjet grupeve terroriste më 24 shtator te Manastiri Banjskë të Zveçani, kreu sulm terrorist ku u vra polici rreshter i Kosovë Afrim Bunjaku, ndërsa SHBA, BE dhe NATO heshtin!

Serbia kriminale në këtë sulm terrorist kundër sovranitetit të Kosovës i kishte trajnuar terroristët serbë në poligonet e ushtrisë serbë, duke I shfrytëzuar edhe makinat që SHBA-të ia dhuruan ushtrisë serbë, ndërsa SHBA, BE dhe NATO heshtin!

Serbia gjenocidale këto terroristë i kishte furnizuar me armatime të rënda, për ta okupuar Veriun e Kosovës, armatim i transportuar me dy autoblinda dhe 24 automjete tjera, armatim që u ekspozua për ta shikuar opinioni i gjerë, ndërsa SHBA, BE dhe NATO heshtin!

Serbia gjenocidale në afërsi të kufirit me Kosovën në Rogozin afër Izvorit, shuma pak kilometra nga pika kufitare Bërnjak afwr katër komunave veriore që u zbulua nga katër dronët serbë të konfiskuar, është duke ndërtuar një bazë të madhe ushtarake, ndërsa SHBA, BE dhe NATO heshtin, dhe po e sanksionojnë Kosovën viktimë, dhe jo Serbinë agresore terroriste dhe destabilizuese të Kosovës, TURP diplomatik e njerëzor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat