Është momenti kyç që t’i thuhet troç BE-së dhe SHBA-ve, se pa demokratizimin e Serbisë, dialogu Kosovë-Serbi nuk do të sjellë asnjë rezultat!

Opinione

Është momenti kyç që t’i thuhet troç BE-së dhe SHBA-ve, se pa demokratizimin e Serbisë, dialogu Kosovë-Serbi nuk do të sjellë asnjë rezultat!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 6 tetor 2023 Në ora: 19:30
Rexhep Elezaj

Ka disa vite që si opinionist dhe analistë politikë në prononcimet tona të shumta, kemi ofruar mendime dhe sugjerime, por edhe paralajmërime, se me regjimet e Serbisë, pa dallim se cila parti është në pushtet, çdo dialog me palën serbe në Bruksel, ose gjetiu, alias, se me presidentin serb, A. Vuçiq, me një neofashist dhe antishqiptar të përbetuar, asnjëherë nuk do të ketë bisedime dhe as marrëveshje të sinqerta, ngase, që në start kur pala serbe e ka pranuar dialogun me Kosovën, nuk e kanë pasur fare si qëllim normalizimin e raporteve me Kosovën, veçse dialogun me Kosovën ta (keq)përdorin, kryekëput për realizimin e synimeve të tyre hegjemoniste, pra rikthim të Kosovës nën pushtimin serb.

Ndaj, çdo hap dhe veprim i palës serbe për 12 vite rresht, qëllim kryesor e kanë pasur dobësimin, me çdo kusht dhe mjet, të pavarësisë së Kosovës si dhe de-funksionalizimin e organeve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës, që një ditë “me diell” për serbët ta kthejnë edhe ushtrinë dhe policinë e tyre në Kosovë, siç e kërkuan këtë zyrtarisht para disa muajve nga NATO-ja, por nga e cila morën përgjigje negative.

Mirëpo, pas sulmit terrorist të grupit kriminal paramilitar serb me 24 shtator në fshatin Banjskë afër Zveçanit, kur shumë qartë u zbuluan planet dhe skenarët e regjimit kriminal të Serbisë, se gjithnjë kanë pasur pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës, duke e okupuar veriun dhe pastaj t’ia bashkëngjitin Serbisë, dhe, kur pas këtij sulmi barbar udhëheqësit e BE-së dhe SHBA-ve do ta kenë kuptuar më mirë faktin, se kanë gabuar shumë që e kanë përkëdhelur Serbinë, dhe se është pikërisht A. Vuçiq, ai i cili përmes dialogut me Kosovën po blen vetëm kohë, dhe kështu me radhë, mendoj se organet qeverisëse në Kosovë, pa humbur kohë, duhet ta fillojnë kampanjën diplomatike në Evropë dhe SHBA, për t’ua bërë të qartë, se regjimi aktual i Serbisë në krye me “Sllobën e vogël”, A. Vuçiqin, “kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës” siç e ka thënë ai vetë këtë me qindra herë..!?

Pra, nëse vetë shefi i palës serbe në dialog me Kosovën, A. Vuçiq, deklaron dhe thotë, se Serbia nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës, atëherë shtrohet pyetja, se çfarë kuptimi ka vazhdimi i dialogut tutje me Serbinë, presidenti i të cilës e thotë hapur, se me shqiptarët do të flasim, por pranim të pavarësisë së saj nuk do të ketë kurrë, e që kjo në fakt shpreh qartë qëndrimin e tij hegjemonist ndaj Kosovës, që d.m.th. se nuk do të ketë as normalizim të marrëdhënieve me Kosovën!

Madje, ka lajme se në Serbi grupe të shumta kriminale janë duke u përgatitur për sulme të reja ndaj Kosovës, nga fakti, se shumica e serbëve në Serbi dhe kudo tjetër, vrasjen e disa terroristëve nga policia e Kosovës si dhe humbjen e imazhit të saj në arenën ndërkombëtare, e kanë përjetuar rënd, gjë të cilën përmes sulmeve të reja terroriste do mundohen që të vrasin sa më shumë shqiptarë, së pari në shenjë hakmarrjeje, dhe së dyti, si kthim të “dinjitetit” serb si një popull, gjoja hyjnorë, të cilin, gjithnjë sipas logjikës së tyre megalomane, nuk guxon askush t’i vras dhe as denigrojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat