Toka e vogël dhe qielli i madh - Lindja e Mesme sërish para shpërthimit të luftërave të moçme palestineze (arabo)-izraelite!

Opinione

Toka e vogël dhe qielli i madh - Lindja e Mesme sërish para shpërthimit të luftërave të moçme palestineze (arabo)-izraelite!

Nga: Agron Shabani Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:49
Autori Agron Shabani

Ka kohë që strateg, ekspert dhe analist të specializuar dhe kompetent për konfliktin e gjatë palestinezo-izraelit, kanë tërhequr vërejtjen se respresioni, inkursioni dhe reperkursioni i përditshëm ose sistematik i ushtrisë dhe policisë izraelite në Cisjordani (Hebron, Nablus, Ramallah etj.) si dhe në Rripin e Gazës dhe vendbanimet tjera të Palestinës, së bashku me vendosjen sistematike të kolonistëve izraelit në tokën, pronën dhe vendbanimet palestineze, Rrafshlartat e njohura të Golanit dhe Sinait, si dhe sulmet ose bombardimet e shpeshta të aviacionit ushtarak (luftarak) të Izraelit në Siri dhe Liban: Mund të çojnë në një luftë ose konflikt të ri palestinezo(arabo)-izraelit, përmasash të paparashikueshme, ku nuk përjashtohen edhe përfshirjet e Jordanisë, Libanit, Sirisë, e ndoshta edhe Egjiptit, Iranit etj.. në atë luftë....?!

Aktet e fundit kriminale dhe gjakatare të militantëve të Hamasit dhe Hezbollahut (të përgatitur dhe stimuluar kryesisht nga mullah-ajatollahët e Iranit si aleat tradicinal të Rusisë) në Izrael, si dhe bombardimet, granatimet ose hakmarrja e pritshme e ushtrisë dhe policisë izraelit në Rripin e Gazës dhe gjithandej Palestinës: Përveç viktimave të shumta njerëzore nga të dyja palët, si dhe dëmëve ose shkatërrimeve enorme të vendbanimeve dhe infrastrukturës së përgjithshme në Palestinën e varfër dhe dërmuar nga lufta: Sipas shumë gjasave i kanë varrosur edhe përpjekjet me të kualifikuara dhe me të sinqerta të bashkësisë ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhje konstruktive dhe pragmatike (për të dyja palët) të luftës ose konfliktit të moçëm në mes Izraelit dhe Palestinës.

Çfarë (çka) mund të mësohet nga historia...?

Siç dihet, në kuadër të Deklaratës së njohur të Balfourit me 2 nëntor të vitit 1917 ( në vlugun me të madh të Luftës së Parë Botërore) : Anglezët ose britanikët do ua premtonin atëbotë izraelitëve ngritjen dhe themelimin e shtetit të tyre- Izraelit.

Kjo në radhë të parë falë resurseve dhe potencialeve të njohura financiare dhe ekonomike të diasporës ose lobit të fuqishëm izraelit në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kështu me radhë. 

Ndërkohë që ideja e mësipërme britanike mbi ngritjen dhe themelimin e shtetit të Izraelit, do bëhej aditivë, imediate ose aktuale menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përkatësisht, në "Traktatin e Versajës" me 1919 etj. Për të qenë valide dhe gjithmonë aktuale ose permanente edhe në etapa ose periudha të ndryshme në mes dy luftërave të mëdha botërore dhe menjëherë pas tyre. E sidomos në Konferencën e njohur të Kasablankës ( Casablanca) në Marok të vitit 1943, kur Churchilli ( B. Madhe), Roosevelti ( SHBA-së) dhe De Gaulle ( Francë), asokohe do ua jipnin dritën e jeshile projekteve dhe planimetrive të mesipërme mbi ngritjen dhe themelimi  e shtetit të Izraelit. Për t´u ripërsëritur në formë konkluzash dhe modalitetesh të ndryshme gjeopolitike, strategjike, koniukturale, manufakturale dhe të tjera edhe në takimet e njohura trepalëshe të Rooseveltit, Churchillit dhe Stalinit në Teheran dhe Jaltë gjatë vitit 1943 dhe 1945.

Se këndejmi, deri në vitin 1945, 1946, 1947 dhe 1948, anglezët ose britanikët nga ana e ebrejve ose izraelitëve ishin parë si pushtues ose aleat të palestinezëve, mur nga ana e grupëve të ndryshme radikale ose ekstremite të Izraelit, asokohe ishin vrarë, zhdukur ose kidnapuar shumë ushtar anglez ose britanik.

Ndërkaq, pas miratimit të rezolutës së njohur të OKB-së ne vitin 1948: Nga Bashkësia e gjerë botërore ose ndërkombëtare, me në fund do të njihej dhe pranohej botërisht ose zyrtarisht shteti i Izraelit nën udhëheqjen e Ben Gurionit. 

Duke shënuar në këtë kontekst edhe luftën e parë arabo-izraelite ne vitin 1949, si dhe kthimin masiv të refugjatëve hebrenj ose izraelit nga e gjithë bota në Izrael.

Ndërkaq, ish Presidenti i njohur egjiptian, Gamal Abdel Naser, me anë të një dekreti të jashtëzakonshëm ose special, me 26 korrik të vitit 1956, do e shpallte nacionalizimin e kanalit të njohur të Suezit.

Duke e shkaktuar në këtë sfond edhe krizën ose luftën e dytë arabo- izraelite nga 29 tetori deri me 6 nëntor të vitit 1956, në të cilën asokohe, në anën e shtetit dhe ushtrisë së Izraelit, ishin involvuar ushtarakisht Britania e Madhe dhe Franca.

 Përderisa, nga 5 deri me 1O qershor të vitit 1966, do zhvillohej edhe lufta e tretë arabo- izraelite mbi rrafshalartat e njohura të Sinait dhe Golanit, e njohur përndryshe si " lufta gjashtë ditore" në mes Izraelit , Egjiptit dhe Sirisë gjatë vitit 1966.  

Egjipti dhe Siria i takonin asokohe Republikës së Bashkuar Arabe ose "UAR" të firmosur në vitin 1958 në formë " traktati shtetëror" ose "nacional" në mes Egjiptit, Sirisë dhe Libisë . 

Përderisa Iraku (nën regjimin e Sadam Hussenit dhe partisë sunnite "BAATH")- nuk iu bashkua kurrë atij "Unioni". Kjo për shkak të mos durimit dhe hasmërisë personale në mes Sadam Husseinit të Irakut dhe Hafez El Asadit të Sirisë.

Ndërkaq, me rastin e sulimit dhe invazionit të papritur ushtarak të Republikës së Egjiptit në kanalin e Suezit dhe të ushtrisë siriane në Rrafshlartën e njohur të Golanit me 8 tetor të vitit 1973: Atëbotë do fillonte dhe zhvillohej edhe e ashtuquajtura lufta e katërt arabo-izraelite në rajon me fitorën e Izraelit.

Nga ajo kohè dhe deri me sot, Izraeli vazhdon të mbajë nën pushtim ose aneksion të plotë një pjesë të madhe të Rrafshlartës së Golanit, të cilin ish Presidenti Trump dhe Administrata e tij në Uashington, ua kishin falur ose dhuruar blanco si "trofe sioniste" Izraelit. Plus Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit etj.

Ndërkohë që luftërat ose konfliktet e njohura në mes arabëve (palestinezeve) dhe izraelitëve që nga antika e hershme dhe gjer me sot, vazhdojnë t´i bartin fijet ose rrënjët e tyre që nga etapat ose periudhat e lashta antike ose mitike të Mbretërive të njohura të Babilonisë, Asirisë, Mesopotamisë, Egjiptit, Medisë (Persisë) , Romës së lashtë- Antike dhe kështu me radhë.

Në këtë kontekst, dokumentet dhe burimet e njohura materiale, historike, ushtarake, politike dhe të tjera, na bëjnë të ditur se etapat ose periudhat e njohura (antike) të rënies dhe dobësimit të Asirisë dhe Egjiptit, në mijëvjeçarin e dytë para epokës së re; asokohe do u shkonin për shtati tre popujve të ndryshëm në Siri dhe Palestinë: Izraelitëve, fenikasve dhe aramejve. 

E kjo sidomos si thuhet "popullit të zgjedhur" të Abrahamit ( Izraelit) të cilët në këtë suspekt të përgjithshëm dubioz, që nga etapat ose periudhat e mësipërme antike dhe deri në ditët tona, vazhdojnë t´ia përhapin dhe predikojnë vetvetës dhe opinionit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar mitet, eposet dhe legjendat e ndryshme mbi "popullin e zgjedhur nga Zoti". 

Dhe, kjo që nga dyndjet ose ekspanzionet e fuqishme të fiseve të atëhershme hebreje ose izraelite nga rrafshlartat ose shkretëtirat e ndryshme- drejtë paralagjeve ose vendbanimeve të qytetëruara dhe civilizuara në Mesopotami, Siri (Asiri) dhe Palestinë.

Për të vazhduar kështu me dyndjet dhe shpërnguljet masive të "popullit të zgjedhur" te Abrahamit ose Izraelit (nën Moisiun) prej rrafshlartave të njohura të Sinait ose Golanit në Perëndim të Deltës së njohur të lumit Nil të Egjipt, në kohën e sundimit të "Dinastisë se Huaj" të Hiksëve në gjysmën e  parë të mijëvjeçarit të dytë para epokës së re, përkatësisht, në kohën e sundimt të Ramzesit të Dytë ( 129O- 1224) kur minister i Faraonit atëbote ishte Josipi (Jozefi) dhe kështu me radhë. 

Ndonëse, fiset ose grupet e shpërngulura izraelite, asokohe shfrytëzoheshin për ndërtimin e qyteteve ose vendbanimeve të ndryshme, apo, për çeljen (hapjen) e kanaleve dhe rregullimin e deltave të njohura të lumit Nil në Egjiptin e lashtë Antik dhe të ngjashme.

Ndërkohë që luftërat ose konfliktet e njohura te fiseve ose klaneve te ndryshme izraelite - kundër kananëve, asirianëve ose filistinëve ( lexo: palestinezëve ose arabëve të sotëm) në Antikë: Asokohe e sot do e shënonin si të thuash edhe fillimin e fundit (shkatërrimin, dislokacionin ose dekompozicionin total) të të ashtuquajturës "lidhjes së moçme "ose "vëllazërisë së harmonishme" në mes palestinezëve dhe izraelitëve në Antikë. 

Duke shënuar në këtë mënyrë edhe fillimin e "shtetit të parë të Izraelit" në fund të mijëvjeçarit të dytë, gjegjësisht, në fillim të mijëvjaçarit të parë-para epokës së re, nën mbretin e parë izraelit, Saulin.

Për të vazhduar me trashegimtarin ose pasardhësin e njohur të Saulit, mbretin David,  i cili falë aftësive ose shkathtësive të njohura politike dhe ushtarake, diku në vitin 1OOO - para epokës së re, thonë se e kishte pushtuar Jerusalemin. Duke u njohur dhe pranuar atëbotë si "mbret i përgjithshm " i "dymbëdhjetë fiseve të bashkuara" të Palestinës ose Izrealit.

Në këtë sfond, gjithashtu duhet rikujtuar legjendën e njohur biblike ose historike sipas të së cilës, Davidi në emër të popullit dhe shtetit të Izraelit, ia kishte falur atëbotë jetën dhe mëkatet e tij mbretit Saul, kur ky kishte tentuar ta vriste në prapavijë. Apo, faljen dhe pajtimiin e njohur mes Ezavit dhe Jakobit dhe të ngjashme.

Ndërkaq, me rastin e sundimit (mbretërimit) të njohur të të birit të shquar të Davidit, Solomonit, thuhet se shteti ose shoqëria e atëhershme izraelite do njihnin reforma, transformime dhe harmoni dhe lulëzim të vërtetë në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme të jetës.

Duke e vërë theksin në ngritjen ose sendërtimin e  tempujve ose objekteve të ndryshme monumentale ose impozante në Jerusalem, si dhe në qytete të tjera, e sidomos në shumë çështje dhe aspekt të tjera të arkitekturës ose infrastrukturës së përgjithshme të asaj kohe dhe kështu me radhë. 

E tërë kjo deri me rastin e vdekjes së papritur të mbretit Solomon diku në vitin 926 -para epokës së re, kur "shteti i bashkuar" i Izraelit atëbote do ndahej dhe coptohej në dy pjesë. Përkatësisht, në të të ashtuquajturin "shtetin verior"  (Palestinën ) që do i përkisnin dhjetë (1O) fiset e njohura arabe ose palestineze, dhe, në "shtetin jugor" (Judenë ose Izraelin e sotëm) që do i përkasin vetëm dy fiset e njohura të  "popullit të zgjedhur" të Abrahamit. 

Në këtë prizëm edhe qyteti i lashtë i Jerusalemit së bashku me tepmujt, faltoret dhe objektet e njohura sakrale, monumentale, fetare ose historike, do pësonin si të thuash ndarje, divorce ose përçarje të ndryshme fetare, kulturore, sakrale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

 Me ç´ rast, qyteti monumental dhe historik i Jerusalemit, si për izraelitët, ashtu edhe për arabët (palestinezët) asokohe e sot ngeli  kryeqyteti ose piemonti i tyre me i rëndësishëm ose kryesor.

 Toka ose territori ishin ndarë ose pjesëtuar asokohe 1O: 2 në favor të palestinezëve për shkak të 10 fiseve palestineze dhe 2 fiseve çifute ose izraelite.

Në këtë kontekst, ia vlen të cekët në vazhdim së "shteti verior" i Palestinës së bashku me kryeqytetin e tij Samarinë, ashtu sikurse edhe " shteti jugor" i Judesë, atëbotë, kohë pas kohe do kanoseshin dhe rrezikoheshin nga sirianët (asirianët) nën Salmannserin e III -të ose Ezekielin, kur izraelitët ishin të detyruar t´ua pagunanin haraçin asirianëve. 

Ndërkaq, dikur me vonë nga arameitët dhe babilonasit-nën Sargonin ose Nebukardenazarin e II -të ( lexo nga viti 597 gjer në vitin 587-para Krishtit) të cilët do e pushtonin ushtarakisht qytetin e shenjtë të Jerusalemit, duke e djegur dhe shkatërruar atë tërësisht, si i dhe duke i përndjekur ose dëbuar asokohe popullatën e atjeshme palestineze ose izraelite për në Medi (Përsi) dhe në vende të tjera. 

\Për të vazhduar kështu deri në vitin 538 -para epokës së re, kur mbreti i njohur persian, Kiri i II -të,  do e pushtonte atëbotë mbretërinë e njohur të Babilonisë, duke ua lejuar dhe mundësuar në këtë kuadër izraelitëve për t´u rikthyer sërish në Izrael, si dhe për t´i rindërtuar tempujt ose faltorët e tyre në Jerusalem dhe gjetkë. 

Për me tepër ndërkaq, pas ndarjes dhe sundimit të vërtetë të Izraelit ose Palestinës nga romakët dhe grekët e lashtë në krahina ose provinca të ndryshme si Judea, Galilea, Betamia, Idumea dhe Samaria dhe kryengritjes së njohur izraelite-kundër sundimt romak në vitin 7O të epokës së re: Izraelitët do i humbnin si të thuash të të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre shtetërore, nacionale, fetare, politike, kulturore dhe të tjera. Duke qenë të detyruar kështu ta marrin botën në sy deri në ngritjen dhe themelimin e njohur të shtetit të ri të Izraelit në vitin 1948 dhe 1949.

Në këtë sfond, ia vlen të cekët në fund se në kohën e Dianstive të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermani, respektivisht, në kohën e Karl Martelit, Karlit të Madh ( Karl der Große) dhe Mbretetise se njohur te Frankeve dhe Langobardeve në mesjetë, gjatë shekujve 5, 6 dhe 7, ishin ngritur ose themëluar " kolonitë", gjegjësisht, qëndrat ose vendbanimet ebreje ose izraelite në Köln, Frankfurt mbi Majnë, në Mainz, Wörms, Strasburg etj. Në formë shoqatash ose bashkësisë të njohura si "judische gemeinde" dhe kështu me radhë.

Ndryshe nga kjo, Rusia si duket mund të tërhiqet nga këneta ose moçali i luftës së saj imperiale, shkatërrimtare, vetëvrasëse ose apokaliptike në Ukrainë, vetëm në saje të luftërave ose konflikteve të ndryshme turbulente, konceptuale ose ideologjike në Lindjen e Mesme ose Amerikën Latine etj., ku njerëzit ose popujt e ndryshëm flasin të njëjtën gjuhë, kanë fe, kulturë, traditë dhe histori përafërsisht të njëjtë etj. 

Kështu që sipas një proverbe të njohur: ata që e shohin qiellin në ujë, ata i shohin edhe peshqit në qiell.

Fati është shëndet i mirë dhe kujtesë e dobët për ata që nuk mendojnë dhe s' logjikojnë fare, thotë një proverb arabe. 

Fati gjithmonë sikur i përzein letrat në lojërat e ndryshme blasfemike, djallëzore ose satanike -kundër të tjerëve, thonë ebrejt ose izraelitët.

Në fakt, palestinezët kërkojnë vendosjen e selisë ose kryeqytetit të tyre në Disriktin  e njohur musliman të Jerusalemit ku ndodhën tempujt ose xhamitë e njohura "Kubbet sa El Sahra" dhe "El Aksa" së bashku me lidhjen tokësore, teritoriale ose gjeografike  me Rripin e Gazës etj. 

Përderisa hebrenjtë ose izraelitët janë për zhdukjen ose aneksimin e tyre total në favor të Izraelit. E sidomos Jerusalemit, ku thuhet se ndodhën sinagogat ose faltoret e tyre kryesore në Jerusalem etj.

Ben Gurioni, Golda Meri, Menahem Begini, Jicak Rabini, Jicak Shamiri, Ariel Sharoni, Shimon Peresi, Benjamin Netanjahu dhe kështu me radhë, janë kryeministrat ose liderët e njohur ebrej ose izraelit që nga njohja zyrtare e shtetit të Izraelit nga bashkësia ndërkombëtare në vitin 1948 dhe deri me sot.

Ndërkaq, Jaser Arafati, Mahmut Abasi, Abu Amari, Abu Nidal dhe të tjerë, njihen si lider ose udhëheqës kryesor të organizatave ose lëvizjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike për shtetin e Palestinës. 

Pas humbjes së humbjes së kontrollit dhe dominimit të saj politik, ushtarak dhe ekonomik në Siri dhe Liban (Lindje të Mesme) në Konferencën ose "Traktatin e San Remos" me 192O dhe kështu me radhë: Franca iu bashkangjitë Britanisë së Madhe në ngritjen (konstituimin) dhe fuqizimin e përgjithshëm politik, ushtarak dhe ekonomik të shtetit të Izraelit. 

Francezët thuhet se janë edhe inxhinierët ose arkitektët e parë dhe kryesor të infrastrukturës nukleare ose atomike të ushtrisë izraelite në rajonin (regjionin) e Lindjes së Mesme.

E kemi fjalën mbi konfliktin e moçëm palestinezo (arabo)- izraelit i cili vazhdon të paraqes një " thembër Akili" për zhvillimet dhe proceset e përgjithshme në rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme dhe me largë. 

Problemi i komplikuar ose delikat i Libanit....

Një shpërthim i mëhershëm në Bejrut dikur i çoi në ajër, ose i shpartalloi ëndrrat ose  përpjekjet e njohura të bashkësisë ndërkombëtare mbi vendosjen e paqes dhe një stabiliteti të qëndrueshëm në Liban.

E shpartalloi, pllakosi dhe tronditi krejt qytetin e bukur të Bejrutit....Tërë Libanin ose gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Duke i sjellur në mendjen ose kujtesën e qytetarëve të Bejrutit dhe gjithè globit, skenat ose pamjet e llahtarshme dhe tepër makabre të luftërave të përgjakshme civile (qytetare) ose shkatërrimtare, të cilat për shumë vite dhe dekada me radhë e përgjakën, plagosën, pllakosën, e ndanë dhe përçanë Bejrutin (Libanin) dhe tërë Lindjen e Mesme.

Llogaritët se gjatë periudhës kohore 1975-199O, në Bejrut dhe qytete tjera të Libanit si Tripoli, Tir, Sidon etj., në vorbullën e përgjithshme të luftërave të ndryshme qytetare, fetare, kulturore, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, e kanë gjetur vdekjen me tepër se 16O.OOO qytetar libanez, janë plagosur, retarduar ose traumatizuar me tepër se 9OO. OOO banor ose qytetar, ndërkaq me tepër se 1 milion banor ose qytetar të Libanit, janë detyruar të ikin ose të marrin botën në sy.

Ndërkohë që të përndjekur, keqtrajtuar, burgosur, internuar, shikanizuar dhe deportuar nga pushteti, ushtria dhe policia izraelite, në Bejrut (Liban) gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kanë emigruar me mijëra ose miliona qytetar palestinez. Shumë prej të cilëve e kanë gjetur vdekjen nga sulmet, bombardimet ose granatimet e vazhdueshme të forcave të ndryshme libaneze, siriane ose izraelite në kampet ose llogoret e ndryshme palestineze si "Tal el Zatar"ose "Sabra & Shatilla" në periferi të Bejrutit ,"Nahr el Bahred" (Tripoli) dhe qytete tjera të Libanit. 

Banorët me të hershëm të Libanit, thuhët se janë fenikasit, të cilët u vendosën në Liban në periudhën e njohur të Neolitit (3OOO vjet para Krishtit) ku i ngritën ose themeluan edhe qytetet ose vendbanime e njohura të Biblosit (Byblos), Gublës (Gebal), Sidonit (Sayda), Tirit (Sür) etj.

Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë.

Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke. 

Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Pèrsia (Irani),  Roma, Bizanti etj.

Në shekullin XI dhe  XII, me rastin e luftërave mesjetare të kryqëzatave, në Liban ishin ngritur ose themeluar "Mbretëria e Jerusalemit", "Principata e Antinomisë" (Knjazia e Antiohisë) dhe "Grofovitë" ose "Baronitë" e njohura në Edesë dhe Tripolis.

Ndonëse, kriza ose situata kaotike në Bejrut (Liban) sikur mori hov pas dorëheqjes së imponuar të ish kryeministrit suunit, Sad Haririt ( i biri i ish kryeministrit Rafik Hariri i vrarë me atentat klasik në Bejrut me 2OO5), i cili shihej si "prodhim" ose lojtar kryesor i Arabisë Saudite në Liban dhe me gjerë. Kjo për shkak të luftës së humbur të sunnitëve (sunni) në Siri -ndaj Bashar el Assadit dhe regjimit të tij alevit (aleui) dhe Irak, të ndihmuar edhe nga Hezbollahu,  Hamasi ose Irani etj. 

Babai i Sad Haririt, Rafik Hariri, gjatë vitëve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, kishte shkuar si djalosh ose emigrant i ri nga Libani në Arabinë Saudite, i cili falë lidhjeve të tij familjare, miqësore dhe të tjera me "Dinastitë" mbretërore" Saud" dhe "Fahd" në Arabinë Saudite: Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishte kthyer si sheik, sulltan ose mogul i madh tregtar, financiar dhe ekonomik në Liban, ku ishte zgjedhur ose emruar edhe Kryeministër i Libanit gjatë periudhës kohore 1992-1998 dhe 2OOO-2OO4-2OO5, deri me rastin e vrajës ose atentatit ndaj tij me 2OO5. 

Në këtë prizëm, Rafik Hariri dhe familja e tij u ngritën në një "Dinasti të Madhe" familjare, politike, finansiare dhe ekonomike në Liban, ku e ngritën ose themeluan edhe organizatën ose lëvizjen e njohur sunnite "Levizja për ardhmërinë e Libanit" së bashku me projektin e njohur panarabik mbi "Sirinë (Asirinë) e Madhe" në kuadër të së cilës ishin paraparë Siria, Libani, Palestina dhe Jordania" e kështu me radhë. 

Rafik Hariri u vra me atentat klasik, dhe nuk ia doli të realizoi ëndrrën e tij.

Dyshohet se pas atentatit ndaj Rafik Haririt qëndronin Hezbollahu së bashku me druzët ose shërbimet sekrete të regjimit të Assadëve në Siri. E pse jo edhe inteligjenca izraelite.

Në kohën e mandatit (pushtetit) të babai të tij (Rafik Haririt) u ngritë dhe afirmua edhe Sad Hariri së bashku me motrën e tij ekskluzive, ekstravagante dhe ekzotike, Bahia, si ministre, politikane dhe deputete e e njohur e parlamentit libanez.

Për me tepër ndërkaq, shumicën e popullsisë libaneze (mbi 84.5 %) e përbëjnë arabët, prej të cilëve 72 % janë libanez, 13 % palestinez, 1O % sirian, 6.8 % armen, 6.1 % kurd etj.

Fesë ose religjionit mysliman i përkasin 56 % e popullsisë së përgjithshme të Libanit, gjegjësisht, 28 % të grupit shiit (shiia) dhe 28 % të grupit sunnit (sunni).

Pastaj vijnë maronitet e krishtere ose katolik që përbejnë diç me tepër se 22 % të popullsisë së Libanit, pravosllav afro 8 %, ortodoks grek-melikitë 4 %, druzë 5 % dhe të tjerë.

Se këndejmi, në vitin 195O, 17 familje të fuqishme kristiane ose katolike dhe 8 familje myslimane e kishin në dorë kapitalin dhe pronën (pasurinë) kryesore të Libanit.

Ndërkaq, në vitin 1958, me ndikimin ose influencën paraprake të revolucionit të njohur egjiptian (1953-1954) do të shpërthejnë luftërat ose konfliktet e brendshme qytetare, fetare, kulturore dhe politike në Liban, ku presidenti libanez, Chamille Chamon do e thërras SHBA-s për ndihme ushtarake dhe politike për të mbrojtur dhe shpëtuar Libanin nga bankroti ose kolapsi total.

Falë intervenimit amerikan, ishte vendosur paqja ose qetësia e përkohëshme në Liban.

Abdullah Aref al Jafi (Abdullah Aref al Xhafi), Sami as Suhl, Saib Salam, Rashid Karame, Rafik Hariri, Sad Hariri, Hassan Diabi dhe të tjerë, kanë qenë kryeministra të Libanit.

Beshir Xhemail, Amin Xhemail (Gemayel), Sad'ad Hadad, Antonie Lahud, Emille Lahud, Michel Suleiman ,Rene Moavad,  Michel Aoun dhe të tjerë, ishin president të Libanit.

Pierre Xhemail ( Pierre Gemayel) -lideri ose themeluesi i Falangës së njohur libanezë së bashku me Kamal dhe Valid Xhumblatin -lider të druzëve, Musa as Sadrin, Nabil Berin dhe të tjerë, gjithashtu kanë lënë gjurmë të thella në historinë e Libanit.

Gjatë luftërave mesjetare të kryqëzatave, maronitët e krishtere u rreshtuan në radhët e ushtrive të ndryshme "kryqtarë" ose kristianiste dhe mbanin lidhje të vazhdueshme me Etërit e Shenjë (Papët) dhe Selinë e Shenjtë (Papatin) në Vatikan dhe Avignion. 

Në etapën ose periudhën e luftërave pushtuese ose kolonialiste, Libani së bashku me karakteristikat ose specifikat e tij multifetare, multikulturore, multietnike dhe të tjera (e sidomos për shkak të konflikteve ose antagonizmave të njohura shekullore ose historike në mes myslimanëve arab dhe maroniteve të krishterë ose katolik) do të ndodhët në fokusin e interesimit dhe monitorimit francez.

Ndonëse, në vitin 1861, me anë të "traktatit" ose marrëveshjes së fuqive të njohura europiane ose perëndimore, Libani do shpallej si "krahinë autonime" e ish perandorisë osmane ose otomane turke. 

Ndërkohë që në fill të shekullit XX(2O)-në të gjitha shtetet myslimane ose arabike, do të shfaqën ose shpërthejnë­ lëvizjet e njohura liridashëse, patriotike dhe nacionaliste kundër zgjedhës ose sundimit turko-otoman. 

Pa e harruar këtu edhe marrëveshjen sekrete në mes Francës dhe Britanisë së Madhe (lëxo "Traktatin Sykes-Picoto" me 1916) mbi ndarjen e sferës së interesave në Liban ose Lindje të Mesme. 

Në konferencën e San Remos me 192O, ishte vendosur që Francës t'i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë i cili do përfundoi me 1943, respektivisht me 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës (Lidhjes) Arabe. 

Në vitin 1948, Libani do marrë pjesë në luftën ose konfliktin e njohur arabo-izraelit. Duke shënuar kështu edhe fillimin e "luftërave dhe pushtimeve të reja" izraelite në Liban.

Në vitin 1982, Bèchir Gemayeli (Beshir Xhemaili) i cili asokohe e kishte pushtetin ose ndimimin e tij vetëm 1O % në teritorin e përgjithshëm të Libanit, do të zgjidhet President i Libanit. Ndonëse, edhe me ndihmë­n e Izraelit. 

Beshir Xhemaili do të vritët shumë shpejt me atentat, për t'u zëvendësuar nga i vëllai i tij me i vjetër, Amin Xhemaili. 

Pas vrasjes së Beshir Xhemailit, ushtria izraelite do e okupoi dhe bombardoi Bejrutitn Perënndimor (musliman).

Gjatë asaj kohe forcat e ndryshme të ushtrisë dhe milicisë (policisë) maronite me ndihmën e forcave çifute ose izraelite, do i vrasin së pakut 15OO qytetar të komunitetit shiit (shiia) dhe palestinez në Bejrut. 

Në vitin1982, Izraeli e kishte pushtuar ose aneksuar ushtarakisht Libanin Jugor.

Po gjatë vitit 1982, kishte ndodhur edhe lufta ose konflikti i përgjakshëm në mes trupave ushtarake të Sirisë dhe Izraelit në vendin e njohur "Sulltan J'akub" etj.

Në këtë vorbullë, nën pushtimin ose okupimin izraelitë, OÇP (PLO) e Palestinës, ishte detyruar të largohej nga Libani . 

Ndërkohë që nga forcat ushtarake izraelite dhe ato ato libaneze, thuhet se ishin vrarë me qindra ose mijëra palestinez në Bejrut (Liban).

Po gjatë asaj periudhe dramatike, shiitët (shiia) e themeluan organizatën e tyre politike me emër "Amall"( në arabisht-Shpresa). 

Gjatë periudhës së mesipërme do të ketë luftime ose konflikte të përgjakshme në mes palestinezëve dhe falangën dhe milicinë e krishtërë- maronite. 

Ndonëse, në vitin 1979, izraelitët iu kishin ndihmuar të krishterëve maronit në ngritjen ose themelimin e milicisë (policisë) së tyre katolike të krahut ose ekstremit radikal ose djathtistë.

Dikur me vonë, lideri i tyre, gjenerali Sa'd Hadad do e shpalli në menyrë personale ose unilaterale shtetin e tij "Libani i lirë" të cilin në vitin 1984, do e zëvendëndësoi Antonie Lahoudi. 

Ndërkohë që akoma ishin aktuale konfliktet e ndryshme në mes grupeve ose klaneve rivale brenda komunitetit të krishtere ose maronit. Sidomos ato në mes milicisë së Sulejman Franxhisë (Suleiman Franjiyeh) dhe forcave falangiste të Beshir dhe Amin Xhemailit me ndërhyrjen anësore ose sporadike të ish presidentit Chamille Chamoun.

Ndërkaq, antagonizmat, averzionet, disjrepancat, divergjencat ose mos durimet e njohura personale në mes Hafiz el Assadit Sirisë dhe Sadam Husseinit të Irakut, për shumë vite dhe dekada të tëra kishin patur influenca, referenca dhe interferenca të shumta ekstreme ose eksplikative në Liban, ku Siria asokohe i kishte të stacionuar (dislokuar) 3O. OOO ushtar.

Asokohe do të shfaqët edhe "Hezbollahu" radikal ose ekstremist i finansuar nga Irani.

Me fjalë tjera, shpërthimet e vazhdueshme në Bejrut së bashku me krizën e përgjithshme në Liban, pos tjerash duhet parë ose optikuar në prizmin e luftërave ose konflikteve të moçme në mes suniitëve (sunii) dhe shiitëve (shiia) në Lindjen e Mesme ose Gjirin (Golfin) e njohur Përsiko-Arabik.

 E sidomos pas si thuhet humbjes ose disfatës së rëndë të bllokut të madh suniit- ndaj kampit shiit në Siri dhe Irak, ku nuk përjashtohet mundësia e ndonjë lufte hakmarrëse ose përfundimtare të suniitëve- kundër shiitëve me ndihmën e Arabisë Saudite e ndoshta edhe të tjerëve.

Kjo për shkak të renditjes ose konstelacionit të forcave në rajonin (regjionin) e lartëpërmendur arabo-persik ose persiko-arabik, ku Irani dhe Rusia (plus Turqia)-ka kohë që janë bërë një bllok ose kamp i madh ushtarak, politik, strategjik dhe gjeopolitik-kundër SHBA-s, Izraelit dhe Arabisë Saudite etj.

Bëhet fjalë për një "poker" ose ekuacion të madh ushtarak dhe politik, me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond ku çështjet ose aspektët e lartëpërmendura stategjike dhe gjeopolitike, mund të kenë fjalën kryesore në krizën e re të­ Libanit ( Lindjes së Mesme) etj. Myslimanët shiitë (shiia) dhe të krishterët maronit, gjithmonë janë bërë bllok-kundër myslimanëve sunniitë (sunnii) në Liban dhe gjithandej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat