A kemi në Dardani shqipfolës të tipit “Pablo Escobar” ngjashëm me Milan Radoiçiqin?

Opinione

A kemi në Dardani shqipfolës të tipit “Pablo Escobar” ngjashëm me Milan Radoiçiqin?

Nga: Hafiz Shala Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:36
Autori Hafiz Shala

Për fatkeqësinë tonë qytetare dardane dhe atë kombëtare në përgjithësi është duke ndodhur një devijim njerëzor, qytetar dhe kombëtar brenda institucionit me të lartë demokratik, Parlamentit të Republikës së Dardanisë. Kjo pasi oponentët partiakë, në këtë rast opozita, në rrethanat në të cilat ndodhemi siç mund të thuhet para një shpërthimi të radhës sikur ai i 24 shtatorit, në vend se të ketë unitet, përçarja është aq e shprehur sa qeëarmikut tonë verior, Serbisë po i krijojmë kushte dhe mundësi për të provuar edhe njëherë një skenar të rinj të modifikuar.

Ish pushtetarët njëzetvjeçar në pushtet, janë në panik se, përpos Pablo Escobarit serb Radoiqiq, mund të dalin edhe Escobarat shqipfolës, bashkëpunëtor politik, biznesor e trafikues i llojeve të cilët vetëm ata i dinë.

Kur, boshti, Moskë, Teheran, Beograd, është në vlugun më të madh duke krijuar kriza atje ku situatat e sigurisë janë fragjile dhe potencialisht shumë të rrezikshme, në vend se të bashkohen, përçarja ka marrë përmasa shkatërruese.

Ja, shikojeni sot Izraelin i cili u sulmua nga forcat e Hamasit dhe Hezballahut, që ishte befasi jo vetëm për Izraelin, por edhe për shtetet tjera të fuqishme se si një grup militantësh të tipit të ISIS-it, organizoi një sulm ndaj një shteti jo të madh më një fuqi ushtarake dhe me një inteligjencë ndër më të avanacuarat pothuajse në rruzullin tokësor. Atëherë shtrohet pyetja se ku është siguria jon, po mos të llogarisnim në aleatin dhe mikun tonë më të fuqishëm, SHBA-në, pa te cilin në këto momente, nuk duhet ta bëjmë as më të voglin hap, pa marrëveshje, koordinim dhe pëlqimin e tyre.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Natanjahu, në mënyrë urgjente, e themeloi Qeverinë e përkohshme pasi shpalli gjendje lufte për t’u bashkuar rreth vetëmbrojtjes ndaj agresioni klasik nga formacioni terrorist Hamas.

Ndërsa, në Parlamentin e Dardanisë, në vend se te votohen ligjet me interes qytetar e të sigurisë së vendit, duke u bashkuar rreth vendimeve të cilat janë imperativ i kohës dhe momentit, opozita më këmbëngulje kërkon të shkohet në zgjedhje të reja.

Pra, po kërkon zgjedhje të reja në ketë situatë kur faktori ndërkombëtar i bindur se më në fund Qeveria Kurti në veri po e lufton krimin e organizuar, kontrabandën e llojeve të ndryshme, po i shpall formacionet e ndryshme si organizata terroriste si një lloj Hamasi i Serbisë etj.

Kjo organizatë nuk lufton për popullin, por për të grabit toka të huaja, paraqesin rrezik për sigurinë jo vetëm të Republikës së Dardanisë, Ballkanit dhe Evropës por, edhe atë botërore në përgjithësi.

Të organizuara, sponzoruara e të trajnuara në poligonet ushtarake serbe, megjithatë po binden, ani pse Evropa ende po tenton që edhe pas kërkesave unanime se Serbia duhet të sanksionohet, shfaq një hezitim.

Boshti, Moskë-Teheran-Beograd, nën regjinë e Putinit, e ndezi konfliktin në Izrael duke tentuar qe SHBA-ve t’u zvogëlohet mundësia e ndihmave ushtarake ndaj Ukrainës duke i dalë në ndihmë Izraelit.

Ky konflikt është bërë me parashikim që, duke e shfrytëzua konfliktin Izraelo-Palestinian respektivisht krahut ekstrem Hamas, të provokohet Irani që do ta ndizte luftën e III-të Botërore të pashmangshme si qellim i Rusisë duke i ndarë sferat e interesit në dy taborre.

SHBA këtu janë shumë të kujdesshme, prandaj udhëheqja aktuale e Dardanisë nuk guxon e as që duhet ta bëjë asnjë hap pa marrëveshje dhe koordinim më aleatin tonë.

Pas dështimit të komplotit diverzanto- terrorist ushtarak në tentim për aneksimin ad’hok të veriut duke e shpallur territor të Serbisë, sipas regjisë së Aleksandër Millosheviqit( qëllimisht e kam shkruar kështu, nuk është gabim), ku, fal profesionalizmit të policisë, luftës heroike ku u vra heroi Afrim Bunjaku e u plagosën tre të tjerë dhe u vranë tre terrorist, dështoi, opozita e përbërë nga PDK, AAK por edhe LDK e ka një hall.

Zavalli i opozitës është se, zbulimi i organizatorit të sulmit diverzanto terrorist, që e mori për sipër vetë krye-terroristi Millan Radoiqiq, ai, siç po deklarohen nga policia, në vilën e tij kanë gjetur dokumente me emra edhe të bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë.

Prandaj, ata që e kanë mizën nën kapuç, po brengosen shumë, duke bërë presion mbi deputetët me kërkesa të pandërprera se duhet të shpallën zgjedhjet e parakohshme duke e kushtëzuar pushtetin me mos votimin e asnjë ligji, qofshin ato edhe ndërkombëtare.

Nuk është larg mendsh se, duke bashkëpunuar me Listën serbe, ende i mbajnë lidhjet të cilët mund të iu premtojnë se, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti shpenzohen para marramendëse pasi, këta e dinë se nuk kanë shans për fitore. Qëllimi që përkohësisht t’i ndalet turri dhe përkrahja të cilën e gëzon Kurti, si në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Sulmohet Kryeministri nga të gjitha anët, nga opozita, shoqëritë civile, (b)analistat e financuar nga kushedi përpos tyre, portalet dhe televizionet hibride duke e përfshirë edhe Kryeministrin Shqiptar i cili, përmes deklaratave skandaloze, anti dardane e anti kombëtare, po e zbulon qëndrimin, veprimin dhe angazhimin i cili shkon në interes të “vëllait” të tij Aleksandër Millosheviqit.

Radoiqiqi, me siguri se një ditë kur t’i duhet atij respektivisht Vuqiqit, do t’i zbulojë emrat shqiptar të cilët pothuajse një numër i tyre për qytetarët janë të njohur.

Vizitat në orët e mbrëmjes në shtëpinë e Rakiqit për t’i kërkuar votën për pushtet, takimet nëpër zyrat e Presidencës e Qeverisë, pasurimet marramendëse, vilat e shumta të udhëheqësve, militantëve partiak, prokurorëve, gjykatësve, udhëheqësve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, organeve të sigurisë përgjegjës për ndërmarrjën e masave ndaj këtyre dukurive, janë shkas dhe arsyeja e kërkimit të pandërprerë të zgjedhjeve të reja. Po ashtu edhe mbledhja e nënshkrimeve për votëbesimin e Qeverisë aktuale të kërkuara nga subjekti me më së paku deputetë në Parlament bëhet për këtë arsye.

Kush po e kërkon këtë me ngulm, për shembull, “krye-revolverashi me shurdhues i PDK-së” me këmbëngulësi, AAK me ngulm, ai tupnaxhiu i LDK-së i cili deklaronte se, Albin Kurti më zi ua ka bërë serbeve të veriut se sa Millosheviqi shqiptarëve, merreni më mend.

Qëllimi, ta ngadalësojnë veprimin e Qeverisë, Presidencës dhe pushtetit aktual, të cilët të bashkuar, të vendosur, të dijshëm e vizionar, gjendjen e krijuar me politika diskriminuese evropiane duke i vënë masa ndëshkuese viktimës karshi agresorit Serbisë, e kthyen në fitore.

Së pari pati reagim të suksesshëm të policisë, në zbulimin e grupeve diverzanto terroriste, konfiskimin e armatimit marramendës, konfiskimin e vilave të Radoiçiqit, ku më në fund u binden të gjithë dhe, u shndërrua në një përkrahje të fuqishme, se pari nga SHBA dhe ngadalë edhe nga BE.

A thua a janë të vetëdijëshëm ata se po të shpallen zgjedhjet nesër, këto parti do të përjetojnë fiasko.

Kjo sepse, këto, përderisa ishin në pushtet, e sollën vendin në këtë gjendje, duke i lejuar Serbisë koncesione, duke falur territore, duke marrë vendime të dëmshme për vendin ku qeveria në pushtet nuk po mund të ecë përpara, duke u marrë me pasojat e vendimeve të atilla, duke tentuar të shpëtoj atë që mundet.

Për t’u bërë ballë këtyre sulmeve nga të gjitha anët, mund t’ia dalin vetëm ata qe janë të pastër, të ndershëm, të dijshëm dhe të guximshëm. Këto veti i ka treshja në pushtet, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti me Kabinetin qeveritar dhe Krye-parlamentari Glauk Konjufca.

Paraqitja e tyre publike në takimet ndërkombëtare me udhëheqës dhe personalitete ndërkombëtare, vërtetë lënë përshtypjen të cilën do ta dëshironin shumë vende më përvojë në politikën nderkombëtare.

Fatkeqësia më e madhe në këto momente për Republikën e Dardanisë, na doli Kryeministri Shqiptar i cili, e pa kuptueshme për një udhëheqës shtetëror.

Ai në momentet më kritike, del me deklarata me të cilat i sjell dëme të pa riparuara po që se do të realizoheshin, kur ai tenton që veriun e Dardanisë ta paraqes si “tokë e askujt”, kur ai kërkon qe KFOR-i ta merr kontrollin në dorë mbi veriun duke disorganizuar Republikën e Dardanisë.

Këtë e bënë duke kërkuar që policia e Dardanisë mos të jetë e para përgjegjëse për sigurinë por kjo t’i atribuohet KFOR-it.

Po ashtu, ai kërkon Konferencë Ndërkombëtare për problemin Dardani-Serbi, që i bie se, Republika e Dardanisë nuk është subjekt por objekt, shtrohet pyetja serioze gjithëkombëtare se, për kënd punon ky njeri. Mendoj se, për interesat e shtetit të Dardanisë jo, por as për ato gjithëkombëtare, jo se jo, prandaj, nuk është befasi kur Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë e quan tradhtar e cila tregoi një përkushtim ndaj vëllezërve të Dardanisë sepse, siç theksoi ajo, unë jam me prejardhje dardane dhe dy gjyshërit e mijë janë shpërngulur në Shqipëri ne vitet 1920/30, ndërsa, njëri nga gjyshërit e sajë më mbiemrin Gashi, u vra nga forcat serbe.

Kjo, na e vërteton se nuk ka pas okupues gjatë gjithë historisë i cili ka vrarë e masakruar shqiptar sa Serbia fashiste.

Kam bindjen e thellë se, vëllezërit shqiptarë të shtetit amë Shqipërisë, nuk kanë të bëjnë asgjë më këtë kryeministër të cilin e shef në përqafim me Vuçiqin, Bernabiqin, Orbanin, Kryeministrin e Hungarisë, mik dhe aleat i Putinit.

Rusia, pra, nuk është pa aleatë qoftë individë në pozita udhëheqëse qoftë parti dhe forma të tjera organizative përbrenda disa shteteve, qofshin të deklaruara edhe si anti putin sikur rasti i Rumanisë.

Rasti në Parlamentin Rumun ku ka qenë e paraparë që Zelinski gjatë vizitës së tij zyrtare, të mbaj fjalim ashtu sikur në Kongresin Amerikan, i cili në momentin e fundit u anulua sepse, ishin paralajmërua britma dhe bojkotimi i atij fjalimi nga deputetë me siguri hungarez. Mos të harrojmë se, në Hungari jetojnë mbi 2 milion hungarez prandaj, edhe është përkujdesja ndaj sigurisë se Rumanisë nga rreziku i invadimit nga Rusia.

Mosnjohja nga Rumania konsiston mu për shkak të pakicës, ani pse dy milionëshe por gjithnjë në mendjen e tyre të shkëputja.

Përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari, ia çoi një porosi kryeministrit Shqiptar kur i tha, do ta paguash nga Dardania që, i bie se kjo familje e shpalli pëson nongrata gjë qe duhet ta bëjë edhe Parlamenti i Dardanisë duke ia bërë me dije se qëndrimet e tij nuk janë edhe qëndrimet e Republikës së Dardanisë pasi ajo e ka udhëheqjen e vetë legale dhe legjitime i cila, për qellim e ka për ta penguar qe mos ta vazhdoj më veprimet të dëmshme për Republikën e Dardanisë i cili, siç po shihet, ka hyrë në obligime ndaj Vuçiqit qe më tërë qenien të jetë në anën e tij, siç e kanë planifikuar që nga ndarja e Veriut në bashkëpunim, treshja, Vuçiq, Thaçi, Rama.

Fatkeqësisht disa udhëheqës të LDK-së edhe sot e kësaj dite në kokat e tyre e kanë të ngulitur korrigjimin e kufijve, ato pjesë siç deklaronte Thaçi, dhuratë të Rankoviqit.

Besoj se, Serbia do emëroi një rrugë në qendrën e Beogradit në Sheshin Terzie me emrin “Edi Rama” në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në favor të Serbisë.

Më ketë rast, i bashkohem mendimit të gazetarit të njohur gjerman Michael Martens i cili e ka cilësuar Edi Ramen si “Kryeministrin më të mirë serb qe nga koha e Nikolla Pashiqit”.

Populli shqiptar i Dardanisë, Shqipërisë, Diasporës dhe viseve tjera kudo qe jetoni, qëndroni unik dhe mos bini pre e Pablo Escobarëve shqiptarë të cilët erdhën në pushtet, u pasuruan me ndihmën e Hamasëve serb, të cilët, atë që po e bën Hamasi dhe Hezbollahu ndaj popullit izraelit, e kanë bërë policia dhe ushtria serbe ne vitet 1998/99, duke i vrarë e masakruar 1620 fëmijë.

Atëherë, nuk na besuan shumë sepse propaganda dhe dezinformatat serbe ne krye me Ministrin e atëhershëm, Gebelsin e Millosheviqit, Vuqiqin, nuk e tregonin të vërtetën. Sot po e shohin se çka po ndodhë ndaj fëmijëve të popullit izraelit, mik të shqiptarëve të cilët refugjatët shqiptarë të larguar nga Dardania, në aeroportin e Izraelit i priti personalisht Kryeministri Benjamin Natsnjahu.

Dhe, pasi jetoj këtu në SHBA gati 33 vjet duke lobuar përmes Lobit Shqiptar, mund të ju them se, që nga Sekretarja e Shtetit Medlin Ollbright, Gjenerali Ëesley Clark, Kongresmen e Senator si, Tom Lantos, perjetues i hollokaustit, Chuk Schumer, Jeral Nadler, Ben Gilman, Eliot Engel e shumë tjerë me origjinë hebreje, gjithmonë ishin në anën e shqiptarëve, me theks të veçantë atyre Dardan, para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte.

Prandaj, në këto momente të vështira për popullin izraelit, qëndrojmë pran tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat