Dy fjalë Macronit: Kosova nuk pranon Asociacion-Serbi të vogël brenda Kosovës, sa për viza mos të qofsha fal!

Opinione

Dy fjalë Macronit: Kosova nuk pranon Asociacion-Serbi të vogël brenda Kosovës, sa për viza mos të qofsha fal!

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 tetor 2023 Në ora: 09:31
Autori Faton Mehmeti

Kosova e ka nisur rrugëtimin e saj drejt liberalizimit para 12 viteve, konkretisht fillimi i Dialogut për Liberalizimin e Vizave Komisioni Evropian, më 19 shkurt të vitit 2012 pati nisur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këshilli Evropian u dorëzon Autoriteteve të Kosovës “Udhërrëfyesin e Vizave” më 14 qershor të vitit 2012, duke identifikuar të gjitha masat që Kosova duhet të miratojë dhe zbatojë për të avancuar drejt liberalizimit të vizave. Udhërrëfyesi përbëhej nga 95 kritere që duhej të përmbusheshin, në mënyrë që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

Si asnjë shtet më botë, Kosova e ka paguar shtrenjtë liberalizimin e vizave që. pritet të hy në fuqi nga 1 janari i 2024. Ishte Franca e fundit nga shtet që u pajtua me liberalizim të vizave para gjashtë muaj, tani është pikërisht Franca që kërcënon Kosovën me pezullim të liberalizimit të vizave për shkak "të mos-mbajtjes së fjalës për themelimin e Asociacionit".

Pavarësisht se deklarata e presidentit Macron u tha të jetë keqinterpretuar nga përkthyesi, fjala suspendim e thënë në gjuhën frënge u dëgjua, çka nënkupton se fjala është thënë. Franca po vazhdon të punojnë në favor të Serbisë, të jetë krah i saj. Macron një person i afërt me Sorosin e rrjedhimisht me Edi Ramën dhe Vuçiqin po përdorin çdo formë për të zmbrapsur kryeministrin Albin Kurti nga qëndrimet e tij kundër Asociacionit.

Liberalizimi i vizave gjithnjë është thënë se është proces teknik, Kosova ka paguar 8200 hektarë tokë në 2015, tani i kërkohet me formua Asociacion, me fut Serbinë brenda Kosovës për me lëviz . Edhe pse nga zyra e Macron thanë se presidenti nuk tha se vizat janë pezulluar por mbetet opsion i hapur, vetëm sa e konfirmon shantazhin francez për Kosovën lidhur me Asociacion. Mundësia ekziston që Franca të kërkojë nga BE pezullimin e vizave, e sigurt është që Kosova nuk dorëzohet përballë presioneve në favor të Serbisë. Nuk "sakatohet" shteti për viza, Franca ka mbet ajo e dikurshme, mike e vjetër e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat