Ku jemi nisur dhe çka po kërkojmë, dhe nga kush?

Opinione

Ku jemi nisur dhe çka po kërkojmë, dhe nga kush?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Një batutë e vjetër thotë: Kur dy persona të pyesin? Mos keni pi dhe je i dehur, ndalu dhe mbështetu për muri!

U bënë dy vite me qeverinë Kurti 2 dhe assesi jo vetëm opozita vendore nuk po pajtohet me këtë qeverisje (dorën në zemër e ka për detyrë që ta përcjell dhe gjithmonë shtyj përpara me propozime), por as ndërkombëtaret e sidomos ca qarqe që para syve ta lëmojnë shpinën, ndërsa prapa shpine ta bëjnë gropën si ato vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Pas gjithë këtyre përplasjeve sidomos pozitë-opozitë vendore dhe mospajtime, sikur po grumbullohen edhe qarqe të jashtme e sidomos figura politike e liderë me nam që po i kundërvihen pushtetit në Kosovë, se fundmi pa anashkaluar as edhe një segment duke filluar nga presidentja, krye-kuvendari e kryeministri.

Aq shumë të yshtur opozita për pushtet dhe nga frika se kjo qeverisje do ua zbulojë sikur edhe po i bënë te gjitha te bëmat e ish pushtetarëve që çdo dit e më tepër po zbulohen dhe vërtetohen nga te cilat po vuan edhe ma shumë Kosova sa ka arritur të bëjë për vete e ndihmuar edhe nga armiqtë tanë serbo-sllavo-rus e të tjerë që të krijojnë alibi për vete se këto pushtet gjithçka ma keq po bëjnë edhe duke "cenuar integritetin e vendit".

Një nder ndihmësit e opozitës doli te jetë edhe Edvin Rama kryeministri shqiptar i cili jo vetëm se nuk po i konvenon ku pushtet në Kosovë, sepse ia ka prish pazaret me "vëllanë e madh Vuçiqin",por edhe sikur po e pengon në Shqipëri! Së fundmi ky lider ka shkuar aq larg sa pushtetin e Kosovës e krahason me Hamasin (organizatë terroriste e shpallur nga Amerika) merreni me mend sa larg gjuan Edvini? Ky lider me ndihmënë e Sorosit arriti ta sjell në Tiranë si thotë ai Krye-çlirimtarin e Kosovës (Bill Klintonin) që të akuzoj pushtetin e Kosovës për mosbashkëpunim me miqtë ndërkombëtar?

Dhe pikërisht nga ajo kohë Edvini vetëm sa i shton edhe ma shumë ata të dëgjueshëm dhe të yshtur e nxitur serbos- llavo rus me miqtë e tyre që gjithëherë të denoncojnë pushtetin e Kosovës si jo bashkëpunues me çka edhe i nxiti me masa antikosovë! Por përfundimisht Edvini u ther me vet kur me 24 shtator ndodhi ajo që e tmerroj jo vetëm Kosoven por edhe mbarë miqtë ndërkombëtar; Grupi terrorist serbo rus, mercenar me planin suprem për aneksimin e veriut të Kosovës të armatosur deri ne dhëmb futen brenda territorit të Kosovës për te realizuar planin serbo rus të urdhëruar nga krimineli Vuçiq për të arritur qëllimin final aneksimin e veriut. Fatbardhësisht sy-patremburit (policët)tanë përballen me atë grup famëkeq të cilëve iu kundërvihen; vrasin tre terrorist, plagosin dhe arrestojnë tre tjerë, por në përballje heroikisht birë edhe heroi ynë ma i ri i Kosovës rreshteri Afrim Bunjaku, hero i kombit.

Tronditet bota nga ky tmerr, miqtë tanë të shqetësuar të gatshëm të ndihmojnë, ndersa kundërshtarët e pushtetit të Kosovës në krye me Edvinin hezitojnë ta thonë të vërteten duke thënë me rezervë t’i presim hetimet preliminare dhe pastaj të vlerësojmë! Përfundimisht iu ranë maskat, ne procesin e Berlinit i organizuar nga kancelari Gjerman në bashkëpunim me Edvinin i mbajtur në Tiranë u dëshmua ajo nga e cila u frikësuam!

Edvini duke u krekosur në rolin e liderit në fuqishëm në Ballkan filloi me fjalime dhe lariqka për shumicën e pjesëmarrësve sa disa nga ata arriti ti ysht në fjalime kundër gjithë pushtetit në Kosovë, si aleati historik i serbisë, presidenti Francez Makron vendi i të cilit qysh nga lufta e vitit 99 ne Kosovë si aleate e NATO-së me oficeret evet hapur punoi për Serbinë duke i zbuluar sekretet e aleancës, me sigurimin e saj dhe pjesëtaret e KFOR-it Francez te vendosur ne regjionin e Mitrovices (jo rastësisht, por qëllimshëm e ta ndihmoj Serbinë) bashkë me bandat paramilitare serbo-ruso-sllave te vendosura në veriun e Mitrovicës në vitin 2000 duke masakruar, vrarë, plagosur, ndjekur nga shtëpitë e tyre mbi 14000 banorë shqiptarë nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga veriu pikërisht nën mbikëqyrejn dhe asistencën e Kforit Francez.

Macron në samit kërcënoi Kosovën me mos liberalizim vizash nëse nuk përmbush atë çfarë i kërkojnë anti-shqiptarët me në krye Putin-Vuqiq-Edvin,(dështoj copëtimi i Kosovës, tani serbizimin e veriut me republika serbska e Bosnjes në Kosovë) Dhe prapë Edvini lider i pa përmbajtur duke akuzuar dhe sulmuar pushtetin ne Kosovë me forma dhe akuza rrëqethëse. Përfundimisht në këtë samit ai hapur para liderëve të pranishëm evropian akuzoi Kosovën se vetes ia ngriti kurthën dhe aq larg shkoi sa krahasimin që ngriti ndaj Kosovës e krahasoj me Hamsin sikur ne po sulmojmë ndokënd në tokën dhe trojet tona, sikur në po terrorizojmë ndokënd ne trojet tona duke i fshehur se bashku me Baton Haxhiun, Berat Buzhalen e shumë bashkëvëllezer tjerë të Vuçiqit se duhet falur krimet dhe gjenocidin serb të shekullit të kaluar në Kosovë!

Po harron Edvini se po përmbysë bukën dhe mikpritjen vëllazërore tëë popullit shqiptar në Shqipëri që iu bënë vëllezërve Kosovar të dëbuar nga srbo-sllavo-ruset nga trojet e tyre ne vitin 99. Edvini po vazhdon atë planin e Fatosave (Nano dhe Klosi) të cilët i pari në dollinë e vitit 1997 në Kreta të Greqisë me kriminelin Millosheviq i dha të drejt dhe liri që të veprojë me shqiptarët e Kosovës si te do, i dyti duke zbatuar planin anti-shqiptar duke vrarë figurat më të ndritura të kombit nga ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi e deri të shumë ushtarak e intelektual tjerë se bashku me planin serborusosllav. Kjo rrugë që po e vazhdon Edvini nuk di ku po e dërgon? Ndoshta edhe Edvini ka ambiciet e veta sikur një kohë Toptani, por kanë kaluar kohëra dhe ajo nuk harrohet e as që guxon të përsëritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat