“Rilindja” e Enver Hoxhës, “kryevepra” e Edi Ramës!?

Opinione

“Rilindja” e Enver Hoxhës, “kryevepra” e Edi Ramës!?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 23 tetor 2023 Në ora: 08:14
Xhevat Mustafa

Qysh kur erdhi në pushtet Edi Rama, më 25 qershor 2013, në Shqipëri u realizua faza finale e direktivës së Leninit: "Të gjitha pushtetet në duart e sovjetëve"! Ose, në edramisht: "Të gjitha pushtetet në duart e enveristëve dhe edramistëve"! Përafërsisht si kohë, faza e parë mund të llogaritet ajo në periudhën 1991-1992. Faza e dytë nga 22 marsi 1992-31 mars 1997, me përmbylljen me “fitorje historike” të kundërrevolucionit bolsheviko-enverist-zancaushist-serbo-greko- mafioz të 1997-tës, me qëllime politike të fshehur “nën fustanin” e Sudes dhe të Shemsie Kadrisë...! Domethënë, me shkatërrimin shumëplanësh apo shumë drejtimesh të shtetit shqiptar nga bandat e Vlorës, Tepelenës, Beratit, Kuçovës, Skraparit, Fierit, Lushnjes, Korçës, Maliqit...Gjatë këtyre dy fazave, kryesisht nëpërmjet dhunës së bandave të armatosura dhe me multimiliona nga trafiqet e drograve, të fëmijëve për birësim, të prostitucionit për të mbushur me vajza shqiptare trotuaret dhe shtëpitë publike në Itali, Greqi dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore si dhe nëpërmjet grabitjeve të bankave, ndërmarrjeve të mëdha industriale e tregtare shtetërore dhe të kompanive private, bazave ushtarake..., u arrit multimilionarizimi i bosëve me origjinë, bindje dhe votë majtas.

Kjo nënkupton apo mund të “përkthehet” në shqip se u bë e mundur të rrëmbehej pushteti ekonomik nga gjase e majta shqiptare. Rezultatet apo frutet e dy fazave të para u dukën dhe mbetën në mbirjen si kërpudhat të bizneseve të tre niveleve, sidomos në qytete dhe qyteza me përqendrime masive partiakësh, votuesisht dhe simpatizantësh komunisto-socialistë...Për saktësi kohore, shumë prej këtyre bizneseve startuan qysh nga pranvera 1991, kur shumë prej pronarëve të tyre, jo rastësisht “të majtë” ose me origjinë majtas, u mbështeten financiarisht, edhe nga borxhi prej rreth 400 milionë dollarë nga FMN dhe Banka Botërore, më 1989-1990, të merrnin edhe për 100-1.000 dollarë dyqane dhe mjedise për tregti, ndërmarrje industriale, tregtare, botimi dhe tregtimi librash, magazina, troje në qytete dhe në plazhe për vila, hotele, pallate...

Ligësia e Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos ndaj PD-së dhe DEMOKRACISË shprehet në faktin se ky borxh i lartë, që u shfrytëzua për këtë qëllim politik, pas 22 marsit 1992, iu la në derë për t’u shlyer apo larë qeverisjes së PD-së dhe të partive aleate të saj në atë kohë! Natyrisht, PD dhe individualisht dhe institucionalisht Sali Berisha, nuk mund të shfajësohen 100% se të marramenduar nga 1001 hallet e asaj kohe, të atyre viteve të vështirë e të fillimit, apo duke qenë “nxënës dhe studentë praktikantë në qeverisje“, nuk patën mprehtësinë dhe përvojën e duhur për të kuptuar skenarin e odisejan të Ramiz Alisë për t’ua rrëmbyer pushtetet nën hundë apo nga duart. As se nuk i zbuluan me kohë apo se nuk i njihnin “kuajt dhe pelat e Bllokut e të Sigurimit”, futur me tufa, deri në strukturat më të larta drejtuese partiake dhe qeverisëse të PD-së dhe të partive aleate të saj. Shumë nga bosët e bizneseve “të majta”, ndoshta edhe në zbatim të tezave apo sloganeve të Sali Berishës “Opozitarë, por vëllezër” dhe “Bashkëfajtorë e bashkëvuajtës”, u mbështetën edhe me dashamirësinë vëllazërore dhe firmat e partiakëve dhe pushtetarëve të lartë e të mesëm “demokratë” apo “berishianë”!?

Faza e tretë:

fazë u realizua dhe konkretizua me mbushjen e piramidës qeverirëse dhe shtetërore, të ministrive, drejtorive të përgjithshme, të drejtësisë dhe prokurorisë, të ambasadave dhe konsullatave, të administratave të porteve dhe të aeroportit, të doganave, hipotekë-kadastrave..., me bijë e bija, nipër e mbesa, nuse e dhëndurë e të tjerë të afërt të nomenklaturës enveristo-ramiziane si dhe me dëftesa dhe diplomablerës, me trafikantë, burgaxhinj, nëpër burgjet e Shqipërisë e të vendeve të tjera...Në mandatin e dytë e të tretë të Rama-qeverisjes, pasi eliminoi, mendimin e lirë dhe ndryshe, kundërshtarët e brendshëm në PS, përgjithësisht themelues dhe intelektualë elitarë, me integritet personal dhe qytetar dhe e shndërroi këtë parti në pronë personale e private, ra në sy edhe më shumë armiqësia e hapur dhe agresiviteti më i egër i Edi Ramës, deri në absolutizëm dhe neodiktaturë, ndaj PD-së dhe opozitës!? kryqëzatë u shpreh edhe nëpërmjet investimit me të gjitha mënyrat dhe faturat, edhe me mbështetjen e Xhorxh dhe Alex Sorosit, Charles Mc Gonigalit...e të disa ambasadorëve, “të lirë si mallra gabi”, për nongratizimin e Berishës, për ta shfrytëzuar këtë akt për përçarjen dhe formalizimin e PD-së, për ta bërë sa më pak të aftë për konkurrim e rrotacion politik. Në funksion të këtij skenari e qëllim ka qenë dhe është edhe formalizimi i zgjedhjeve, rrëmbimi i fitoreve nëpërmjet vota- vjedhje- blerjes, me përqindje të përafërta me ato të kohës së Enverit...".

Në zbatim të skenarit ramizian- katovician “Të gjitha pushtetet në duart e enveristëve dhe edramistëve!” janë edhe synimet dhe veprimet e vazhdueshme shumëformëshe për të injektuar apo përhapur masivisht zhgënjim për DEMOKRACINË dhe nostalgji për diktaturën e individualisht, për Enver Hoxhën! Për këtë objektiv ka ndikuar ndjeshëm edhe lënia dhe katandisja e Shqipërisë në këtë gjendje, ndër të fundit në Evropë për standardet e zhvillimit, pagave, pensioneve, mirëqenies e ndër të parat për korrupsion, trafiqe dogrash dhe pastrime parashë të pista, për emigracion, kriminalitet..., pas 32 vitesh gjase demokraci e gjase kapitalizëm! Mbijetesën e Enverit dhe të enverizmit e shprehin edhe emërtimet e shumta të rrugëve, shkollave, institucioneve kulturore me emra me lidhje të forta me PKSH-PPSH- PSSH- në dhe trashëgiminë e saj. Apo, edhe shkrimet dhe emisionet për emra kontribuues për këtë parti dhe qeverisjet e saj gjatë afro 66 viteve, të cilët, edhe pse ishin me formim të mangët arsimor dhe me nivel të ulët profesional, me funksionet, detyrat, veprat, shkrimet dhe emisionet e tyre i kanë shërbyer verbërisht dhe i kanë thurur vetëm hymne diktatorit Enver Hoxha dhe diktaturës së tij!? Rastin më të freskët të konsekuencës për zbatimin e skenarit për mbajtjen gjallë e në pushtet të enverizmit, në fushën e shkencave e të kulturës, e përjetuam më 20 tetor 2023, me rizgjedhjen e Skender Gjinushit, ish ministrit të arsimit të epokës së Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë dhe birit të një prej gjeneralëve të diktaturës pseudo komuniste, në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga i cili mund të pritet më shumë enverizim se sa reformim modern dhe frutdhënës i këtij institucioni! Por, “rilindjen e enverizmit”, pa apo me dashje, e shprehën frikshëm dhe vendimet, aktet dhe veprimet e SPAK më 21 tetor 2023, duke i shkaktuar një erozion të fortë vetë këtij institucioni të drejtësisë shqiptare, gjase të reformuar, edhe në atë masë dhe imazh të pakët pavarësie dhe besueshmërie, që i ka lënë vetes.

Prej shumë vitesh është kuptuar dhe bërë e qartë plotësisht se të jesh sot enverist, fanatik i përjetshëm, me Enverin në zemër ose me maskën e edramistit, të "rilindasit" apo të patronazhistit, do të thotë në SHQIP të jesh njeri jo normal, antinjeri, antishqiptar, antiKosovë, antikombëtar...! Mjaftojnë të kujtohen pak fakte nga "mali" me fakte për perversitetin monstruozitetin dhe antishqiptarizmin e tij, deri aty sa mund të shtyhesh të dyshohet nëse ishte vërtetë shqiptar apo serb safi e një...sozi...! Sa qe gjallë, vrau, burgosi, internoi më shumë shqiptarë se sa pushtuesit italianë dhe gjermanë. Mes kësaj "ushtrie" me viktima të shpirtit të tij demonian janë 17 vetë nga familja e tij Hoxha ose e Hoxhatëve, të vrarë, burgosur dhe internuar!? Qysh kur Miladini dhe Dushani e vunë në krye të PKSH- së dhe pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të vendit, deri në pranverë 1948, për pak e bëri Shqipërinë republikë të shtatë të ish Jugosllavisë titiste! Edhe pas "prishjes" me Titon, vendosi një "mur kinez" mes Shqipërisë dhe Kosovës! Kulmi u arrit me ndarjen e shumë familjeve të një gjaku dhe arrestimin e plot shqiptarëve të Kosovës, që arratiseshin nga Kosova për në Shqipëri!

Për më tepër e pabesisht, plot prej këtyre ose i përplasi burgjeve dhe kampeve të internimit të Shqipërisë, ose i riktheu në kthetrat e UDB- së, domethënë në burgjet e "Jugosllavisë motër"!? Në fjalime e hartime Enver Hoxha përgjërohej për Kosovë e Shqipëri, me vepra e la Shqipërinë në nivele shumë të ulëta zhvillimi, mirëqenieje..., lëvizjeje dhe mendimi të lirë, duke eliminuar elitat intelektuale në të gjitha fushat, përgjithësisht me diploma dhe doktoratura nga vende të Perëndimit Kapitalist e të Lindjes Socialiste, ai bëri jo më pak se sa mund të bënte një i dërguar i Titos ose i mbretit, presidentëve dhe kryeministrave të Greqisë, për të keqen e Shqipërisë!? Enveri është parë, kuptuar, ndjerë... tek Edi Rama edhe në veprimet, qëndrimet dhe deklarimet e tij në kuadër të sajesave apo skenarit të Minishengeninballkanik apo Ballkanit të hapur si dhe ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit individualisht dhe institucionalisht dhe Kosovës në përgjithësi, si qeveri e si shtet. Samiti në kuadër të Procesit të Berlinit, më 16 tetor 2023, në 115 vjetorin e lindjes e në një nga mjediset e piramidës së Enver Hoxhës, sidomos me deklarimet e Edi Ramës dhe të Emanuel Macronit në adresë të Prishtinës dhe mbarë Kosovës, gjithashtu ka shtyrë dhe shtyn shumëkënd, shqiptar e ndërkombëtar, të mendojë se ai përcolli në shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht, rusisht, greqisht, kinezçe, koreançe..., mesazhin se Enver Hoxha po “rilind” dhe se enverizmi, futur në mendjen dhe shpirtin apo spërdredhur nëpër trupin e edramizmit, nën brekushet e tij, është rikthyer në pushtet. Natyrisht jo në format, mjetet, armët “gjenetike” apo “klasike” të diktaturës komuniste, por më bashkëkohore, më moderne dhe me maska demokratike e pluraliste. Në mënyrë figurative, duke hyrë në mendjen dhe shpirtin e Edi Ramës dhe duke u shprehur me humor, na mbetet të themi: dil Enver nga varri se Edi Rama me shokë e shoqe po shkrihen si akullore dhe "gjalp kanabizi" nga malli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat