Gënjeshtrat e Bërnabiçit ishin të paartikulluara para Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Opinione

Gënjeshtrat e Bërnabiçit ishin të paartikulluara para Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Nga: Dedë Preqi Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:29
Dedë Preqi

Kush janë ndër ato shoqëri njerëzore që do ti përpinin rrenat dhe shpifjet e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, që thotë para Organizatës së Kombeve të Bashkuara, se Serbia nuk ka gisht në aksionin e terroristave të Bajnskës në Zveçan të Kosovës, këtë e dinë e dhe fëmijët parashkollor dhe gjithë bota, por Bërnabiç, ndoshta nuk është aq fajtore, sepse shefi i saj Vuçiq, ia ka përgaditur këto rrena dhe kjo është e detyruar të paraqitet në këtë mënyrë, sikur që do të thoshte se, kush e pranon e pranon këtë rrenë, përndryshe do të ishte në favor të Serbinë.

Rrenat e Bërnabiçit, nuk pinë ujë edhe pse ia miratoi ambasadori azilant i Rusisë, Vasely Nebenzya, i cili aq bukur i ilustron rrenat e Bërnabiçit, sa edhe i shton këto rrena, duke u përpjekur që ta arsytojë organizatën terroriste, duke e përkthyer në luftë mbrojtëse, sepse serbët e veriut të Kosovës, janë të pa mbrojtur dhe sikur ata njerëz të organizuar kanë të drejtë të mbrohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, të cilat po ua shkel këto të drejta kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ambasadori i Rusisë, në OKB, përveç tjerash përdori propagandën e tij edhe kundër popullit të Kosovës, si edhe kundër UçK-së, e cila luftën e saj e kishte të luftonte okupatorin serb dhe çlirimin e vendit të vet nga kjo hordhi kriminale, ndërsa ambasadori rus, e kishte të qartë një luftë të tillë, por dëshironte edhe para OKB-së, ti ngatërrojë gjërat lakuriqe, dhe çështja për të cilën flitet tani për terrorizmin e Serbisë, ndaj Kosovës, dëshironte ti gjuaj hi syve Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por dihej fare mirë se Serbia dhe Rusia, tani më janë të zhveshura para botës me modelet e tyre shofeniste, por se nuk kanë turp, që të turpërohen edhe para botës së civilizuar…

Presidentja e Kosovës, shkelqësia e saj z. Vjosa Osmani, ishte mjaft e qartë dhe dinjitoze në fjalimet e saj, e cila nuk kishte nevojë që të ilustrojë dhe ekzagjëroi brengat e popullit të Kosovës, por vetëm ato që ishin dhe janë realitet i gjendjes së këtij populli, që po kalon edhe shumë peripeti të veçanta dhe të rënda edhe pas çlirimit të saj, kur një idelogji kryeneqe e Serbisë, akoma pretendon të pengojë dhe neglizhojë funksionin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Zonja presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga OKB, që të ndërmarrin masa urgjente ndaj Serbisë, si edhe t’a ndëshkojnë kriminalitetin e saj ndaj Kosovës, njëherazi Kosova, të sigurohet dhe të frenohen sulmet e saj në rend të parë, para se të fillojnë negociatat në tryezën e bisedimeve në mes këtyre dy vendeve, sepse Serbisë, dhe Vuçiqit, nuk i besohet kur i mungon serioziteti dhe përgjegjësia përballë problemeve në mes këtyre dy popujve.

Ishte i zëshëm edhe fjalimi i ambasadorit të Shqipërisë, z. Ferid Hoxha, në selinë e OKB-së, i cili i ironizoi kryeministren e Serbisë, e cila i ilustronte gënjeshtrat e saj, se serbët e Kosovës, po jetojnë nën ankth nga regjimi i Kurtit, i cili e demantoi Bërnabiçin, duke thënë, se sikur e gaboi seancën me ndonjë seancë që flitet për Srinë, dhe sikur Serbia nuk është fajtore dhe iniciatore për organizimet e Banjskës, në veri të Mitrovicës, poashtu ambasadori shqiptar e demantoi edhe paraqitjen e ambsoadorit dhe azilantit rus, i cili fliste me fantazitë e tij, duke i mbrojtur terroristat serb dhe qëllimet e tyre për aneksimin e veriut të Kosovës.

Se sa mund të realizohet propaganda dhe politika e Serbisë, kjo është çështje e OKB-së, që duhet të konkretizoi dhe qartësoi përkrahësve të Serbisë, rrugën e saj të gabuar, por për sa i përketë pyetjes së si mund të zgjidhet problemi urgjent në mes këtyre dy popujve, serb dhe shqiptarë, historia duhet të fillojë nga e para dhe asgjë nuk mund ta fshijë dhe asgjësoi përvojën e hidhur e të kaluarës së popullit shqiptar, dhe një qëndrimi që mund ti bashkangjitet kushdo, për të vënë në veprim vullnetin e tij, duke thënë të vërtetën për një popull dhe tokë iliro- dardane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat