Suksesi i qeverisë Kurti është triumfi ndaj Serbisë, dështim është shëndetësia

Opinione

Suksesi i qeverisë Kurti është triumfi ndaj Serbisë, dështim është shëndetësia

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:41
Autori Faton Mehmeti

Derisa suksesi më i madh i qeverisë Kurti 2 vlerësohet të jetë diplomacia, respektivisht pasqyrimi i shtetit në raport me bisedimet me Serbinë, sigurisht se ekziston edhe ana tjetër e medaljes. Në gjykimin tim, përformancë më të dobët qeveria ka deri tani në sektorin e shëndetësisë. Paraprakisht të rikujtojmë se sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë është i organizuar në tre sektorë përfshirë kujdesin shëndetësor parësor, sekondar dhe terciar.

Qeveria, s’ka arritur të sjell ndryshimin e duhur në shëndetësi, për të ofruar shërbime më të mira e deri tek ofrimin e shërbimeve të decentralizuara dhe mbulimin e të gjithë banorëve të komunitetit nga paketat e sigurimeve shëndetësore. Një problem tjetër ka të bëj me institucionet private, në Kosovë veprojnë 1.675 institucione private shëndetësore. Prej tyre, 28 janë spitale, kurse të tjerat: poliklinika, laboratorë e ambulanca specialistike.

Nga këto thuhet se diku afër 200 institucione private veprojnë pa leje. Mungesa e mbikëqyrjes tek privati nga ana e shtetit është dështimin i madh, e kur kësaj ia shtojmë mundësinë që qeveria aktuale u jep institucioneve private shëndetësore të cilat mund të përfundojnë me licencë të përhershme – pa pasur nevojë ta ripërtërijnë atë. Me ligjin aktual, vlefshmëria e kësaj licence është pesë vjet, por, sipas një projektligji të ri, leja për ofrim të kujdesit shëndetësor në institucione private do të ishte pa afat. Kjo vetëm sa ndikon në rënie të nivelit të shërbimeve, andaj shteti në vend se të shtojë kontrollin po bën të kundërtën.

Aktualisht sot në qendrat e mjekësisë familjare, me ka ndodh edhe vet të shoh mungesën e gjërave elementare të barnave. Hapi i parë që shteti duhet të bëj është sigurimet shëndetësore, furnizim me ilaçe të qendrave të mjekësisë familjare, kontroll ndaj spitaleve private, luftimin e krim-korrupsionit të mjekëve me barnatoret etj. Deri tani s’ka ndodhur çka bën që shëndetësia deri tani të jetë dështimi i madh i qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat