Rreshtimi i gabuar vret Kombin

Opinione

Rreshtimi i gabuar vret Kombin

Nga: Sami Shatri Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 21:25
Autori Sami Shatri

Sot lexuam në portale:

Presidenti i Ukrainës ka deklaruar që Putin së shpejti do nisë luftën në Ballkan, kuptohet Kosova do jetë epiqendra e konfliktit të ardhshëm. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh që këto deklarata u potencuan edhe nga shumë qarqe të tjera ndikuese.

Sa jemi të përgatitur ne shqiptarët, nëse Rusia përmes Serbisë ndez konfliktin në Kosovë e pastaj në tërë Ballkanin?

Duke parë dhe analizuar situatën e përgjithshme në botë, shihet qartë se veç ka filluar rreshtimi i shteteve të ndryshme, nëse vjen deri te një luftë botërore.

Si qëndrojmë ne shqiptarët, aktualisht:

Ne jemi një Komb i copëtuar në disa shtete, në disa fe, të përçarë në shumë rrymime politike, kohët e fundit shihen qartë edhe përçarjet fetare. Pra të gjitha këto janë pika të dobëta, ku armiqtë tanë i shfrytëzojnë për interesa të tyre.

Paradoksi më i madh qëndron në atë se, miqtë tanë që kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës janë shtete me besime jo-islame, ndërsa shtetet islame shumica nuk kanë ndihmuar, ose kanë qëndruar indiferente karshi çështjes së pazgjidhur shqiptare (pjesa dërmuese nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe mbajnë anën serbe për Kosovën)

Sipas kësaj, ne si Komb assesi nuk guxojmë të rrëshqasim në greminën islame, nën pretekstin absurd, se jemi shumicë muslimane.

E kemi të njohur mirë nga historia jonë e dhimbshme, se për këtë "etiketë" që na është vënë qëllimisht, kemi paguar shumë shtrenjtë, dy herë kemi përjetuar gjenocidin dhe spastrimet etnike dhe shumë herë tjera me humbje territori.

Në vitin 1878/79 u pastrua etnikisht rajoni i gjerë i Toplicës, me një gjenocid të paparë, nën pretekstin se po ndiqet popullsia ardhacake islame.

Gjithashtu në të njëjtën mënyrë u bë pastrimi etnik i Çamërisë, territor sa Kosova, duke filluar nga viti 1913, me pretekstin e njëjtë që po shpërngulet popullsia islame për në Anadoll.

Po ashtu, viset shqiptare ju aneksuan Malit të Zi, në Kongresin e Berlinit, viti 1878!

Të gjitha këto spastrime etnike u bënë në sytë e Evropës, apo me uratën e saj, si shkas, që kjo është popullsi muslimane.

Lind pyetja e thjeshtë:

A duhet edhe sot shqiptarët të paguajnë të njëjtin çmim, vetëm e vetëm pse dikush për interesa të veta i konsideron 90% islamë, edhe pse kjo është gënjeshtra me madhe e shekullit!

Kujtoj se nuk guxojmë edhe njëherë ta gëlltisim karemin e njëjtë, të kurdisur nga akterë të njëjtë.

Shkurt-shqip:

- Duhet të jemi të mençur, të veprojmë shpejt se koha nuk pret. Gurin e rëndë që na kanë vënë mbi kurriz, qindra vjet, ta hedhim unanimisht.

- Duhet të rreshtohemi kah bota perëndimore, krah për krah me ato shtete që na kanë mbështetur në kauzën tonë.

- Duhet të mbështesim paqen në Lindje, por kurrë nuk guxojm të harrojmë që njerëzit nga Kombi Izraelit, ndihmuan më së shumti në krijimin e shtetit tonë.

- Fati ynë si shtet, është ngusht i lidhur me ShBA-në, duhet të jemi të vetëdijshëm se po u dobësua Amerika, çka na pret neve si komb, sllavët do turren si hiena, mbi çdo gjë shqiptare, nën pretekstin, që kemi qenë në aleancë me ShBA-në.

Prandaj skemi çka hamendemi, rreshtimin duhet mbajtur dhe kultivuar, përkrah ShBA-së, BE-së e NATOS!

Urgjentisht, duhet t'i kthehemi identitetit tonë kombëtar e fetar-Shqiptarizmit, bazuar në kauzën e Gjergj Kastriotit.

Të jemi unikë dhe të pakompromis, me gjithë ata që njollosin figurat kombëtare, heroin Kombëtar, flamurin Kombëtar.

Sa më shpejt, nesër është vonë.

Larg shteteve që bëjnë kumari dhe miqësi me armiqtë tanë, larg besimeve dhe adeteve të tyre, sepse janë dorë dhe mashë e zgjatur e Serbisë.

SHQIPTAR, rreshtimi ka filluar, RRESHTOHU DREJT!

Rroftë Shqipëria e bashkuar, bashkë me miqtë e ditëve të vështira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat