Dhunimet, vrasjet ndaj gjinisë femër në Kosovë, janë tipike dhe arkaike

Opinione

Dhunimet, vrasjet ndaj gjinisë femër në Kosovë, janë tipike dhe arkaike

Nga: Dedë Preqi Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:45
Dedë Preqi

Dhe jo vetëm duke u ndalur te rasti i fundit dhe qoftë i fundit i Liridonës, që u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj dhe vartësit e tij, me çrast e tronditën gjithë popullin e trojeve shqiptare dhe më gjerë, që ka mundësi t’a zgjojë prej gjumit një shoqëri të tërë të fjetur njerëzore, në një përpjekje me një përballje ndaj një forme të shëmtuar dhe tipike arkaike, që po merr hapësirë dhe po thëllohet aq shumë kohën e fundit në shoqërinë tonë shqiptare.

Sikur në çdo vend ku shtysa shkatërruese është aq e dhunshme dhe ua lënë fajin kushteve bazike si shkaktare e deformimeve të tilla në një shoqëri njerëzore, dhe mundësia e një interpretimi pesimist është po aq e madhe se sa ajo e interpretimit optimist, e cila kjo e fundit e mund të parën me të metat e veta të shëmtuara.

Nëse në një rreth apo shoqëri njerëzore, vetëm njëri prej tyre e vë në rrezik një zgjidhje pozitive, sepse nuk merr parasysh atë që në fund të fundit ka vlerë, sikur në këtë rast nëna e fëmijëve të njomë dhe në të kundërtën rritën masat kundër asaj vlere dhe e zbresin kuptimin e saj deri në numra të vegjël, apo deri në kufi të imagjinatës.

Në Kosovën e pas luftës, gjithnjë e më kërcënues bëhët jeta e gjinisë femërore dhe bashkë më të edhe zvetnimi i vetë natyrës shoqërore, dhe ky rrezik rritet deri në atë masë sa zbehen marrëdhëniet ndërgjinore në këtë vend, duke mos i besuar njëri-tjetrit, apo bashkëjetuesit të vet, me të cilin e ndajnë jetën, që pjesa më mëkatare i bie mashkullit, sepse në të shumtën e rasteve mashkulli është më dhunues dhe dominues ndaj gjinisë femër.

Do të ishte një iluzion i tmershëm, nëse veprimi i dhunshëm mbetët « jashtë » atij që vepron, por në të vërtetë veprimi depërton jo vetëm brenda njëri-tjetrit, por ky rrezik vjen e rritet në atë masë sa zbehen lidhjet dhe normat morale dhe zgjerohet rrënoja shpirtërore e një shoqërie të tërë, ku pritet ardhmëria e një njerëzimi.

A mund të nisemi nga imazhi i Kosovës, në një shdërrim e sipër, dhe të zbulojmë elemente që kanë të bëjnë me një rrezik të mundshëm në shoqërinë tonë, dhe a mund të thëmi se struktura e ardhshme e ekzistencës sonë po përgaditet të përballët me gjitha këto sfida, të cilat na shpiejnë në një « thëqafje » e cila do na kushtojë shumë, sidomos në krijimin dhe orientimin e gjeneratave të reja.

Në këto rrethana në të cilat po kalon Kosova, ku gjinia femërore po përjeton krizën e thellë të saj dhe në gjendjen që krahasohet ndoshta me të kaluarën e hidhur të luftës në kohën e fashizmit serb, që u përball dhe u dhunuan e malltertuan me dhjetra e mijëra femra shqiptare, edhe sot kjo gjini nuk e ka të lehtë, të shpjegojë kalvaret e saj, dhe këto ditë, duke u malltertuar e dhunuar dhe më në fund edhe po vritet nga vetë bashkëshortët e vet, çfarë domethënjë ka jeta e saj në këto rrethana.

Në një mënyrë, duke u trajtuar dhe bërë vetëm si pronë e shfryerjeve të epsheve të mashkullit, ku natyra e saj nuk është më objekt i përjetimit njerëzor, por kthehet në diçka objektive dhe shtazarake.

Për fat të keq, njerëzit sadist dhe akterët e tillë të dhunës ndaj gjinisë femër duhet ta kenë të qartë se përmes kësaj formë të shëmtuar po e gënjejnë vetëvetën, sepse ekzistojnë ligjet ndëshkuese, që do të përballen në çdo hap, por ligji më i ndëshkues do të jetë zëri i fëmijëve që rënkojnë dhe kërkojnë nënat e tyre, dhe me këtë qëllim nuk kemi të bëjmë që ta kritikojmë kulturen tonë, apo ligjet e shtetit, por kritika i kundërvihet gjithë asaj shëmtie që vjen nga format e shëmtuara tipike arkaike, ku mashkulli e njeh vetën si dominues ndaj femres, nga qëndrimi besues e moral, deri te qëndrimi i vërtetë që nuk vihët kurrë në dyshim realiteti i barabartë i kësaj shoqërie.

Historia e ka vertetuar se shpirti njerëzor është i lirë që të bëjë si të mirën edhe të keqën, që të ndërtojë dhe të rrënojë, por elementet negative nuk janë teza të domosdoshme të procesit në tërësi, por janë aq negative në kuptimin e jetës dhe vepres antigjinore dhe antinjerëzore.

Njeriu i kohës moderne pothuaj se nuk ekziston, nëse përpjekjet e vazhdueshme për ta ndrydhur këtë kategori janë variante të dëshirave parake, për të realizuar dhe shfrytëzuar një qenje prej këtij njeriu si vegël dhe pronë të tij, por këtu harrohet të shikohet tipari i parë dhe i rëndësishëm i këtij njeriu, që ekziston si i tillë, edhe nëse njeriu e mohon natyrën e vet, do na duhet të mendojmë mbi zeriozitetin e kësaj bote dhe jete, e cila nuk mund të ekzistojë pa njëri-tjetrin, si krijesa dhe qenje të barabarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat