Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë dhe besimtarët e saj e shenuan festën e Shën Nikollit

Opinione

Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë dhe besimtarët e saj e shenuan festën e Shën Nikollit

Nga: Lekë Mrijaj Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 21:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, me 6 dhjetor 2023 në orën 16:00 në Kishën "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, nën pjesmarrjën e shumë besimtarëve, është shënuar dhe kremtuar mesha shënjtē në kuadër të ditës Shën Nikollit (vjen nga nga greqishtja qe do të thotë FITIMTAR i popullit apo me konkret njihet në mbarë botën edhe si SANTA CLAUS).

Shën Nikolla (270-325) ishte ipeshkëv i Mirês e pjesmarrês në Konçilit e parë ikumenik të Nikesë, me çrast atëherë kur u shpall Simboli i Besimit, qe do të thotë me konkret formula e BESOJMËS së krishterë (ndaj veq tjerash siq e thotë edhe legjenda, vet shën Nikolla e goditi heretikun Arius në fytyrë, për mohimin e TRINISË shënjte gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Nikesë në vitin 325 pas Krishtit) e mrekullibërës i shumtë, humanist, sjellês i dhuratave dhe ne vonë Shënjtor i Kishës Universale.

Mesha në fjalë është celebruar nga dom Jeton Thaqi, famullitar i Kishës, i cili veq biografisë së Shën Nikollit, foli edhe për shugurimin, humanizmin, reflektimin dhe mrekullit shumdimensionale shpirtërore dhe Shënjtërimin e Shën Nikollit...

Menjëherë pas Meshe si përherë është bërë bekimi i besimtarëve pjesmarrës si dhe është bërë shpërndarja e dhuratave për fëmijët e vegjēl të famullisë, pastaj ashtu sipas traditës është bërë ndezja e dritave në oborrin dhe ambientet e Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë e cila është ndriçuar dhe zbukuruar nga vullnetmirët (e donatorët të cilët u falenderuan emër për emër...) me në krye me famullitarin, dom Jeton Thaqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat