Formimi i Degës së LDK-së dhe ngjarjet tjera në Komunën e Vitisë

Opinione

Formimi i Degës së LDK-së dhe ngjarjet tjera në Komunën e Vitisë

Nga: Sami Arifi Më: 3 janar 2024 Në ora: 09:37
Autori Sami Arifi

Për hirë të së vërtetës, duke mos pasur asnjë qëllim tjetër, vetëm për ta nxjerrë në dritë të vërtetën, duke ditur se shtërembërimi, seleksionimi i të thënave apo të pathënave duke mos e paraqitur gjendjen faktike të ngjarjeve të kohës së kaluar historike është krim ndaj popullit, mundohem të mxjerrë në dritë ca të thëna selektive dhe të pathëna të z. Samet Dalipit, në intervistën Fakte me Adnan Merovcin në emisionin Klan Kosova, mbi të thënat selekcionuese dhe të pathënat lidhur me formimin e Degës së LDK-së në Viti dhe ca ngjarjeve tjera mendoj se përafrohet e vërteta faktike për të kaluarën.

Samet Dalipi për çdo lavdratë ka udhëhequr kryetar dy mandate në Viti të kryesisë së Dedës së LDK-së, para luftës në Kosovë, së bashku me kryesinë e dytë të degës në Viti, ai ka punuar mjaft, por ai nuk ishte në fillet e formimit të kryesisë së parë të Degës së LDK-së në Komunën e Vitisë. Madje është për çudi si Samet Dalipi i përmend në aspektin pozitiv ca zyrtarë, të ish-pushtetit nga fshati i tij, që së bashku me serbë mbronin Lidhjen Socialiste të Popullit Punonjës Jugosllavisë në komunën e Vitisë për mosshkëputje nga pushteti serb, duke e penguar në çdo mënyrë formimin e LDK-së; shembulli konkret në Pozheran, pothuajse, në fshatin më të madh të Kosovës, por, falë padëgjushmërisë së qytetarëve dhe këmbëngulësisë së kryesisë së Nëndegës së LDK-së dhe kryetarit Fadil Ramiqit në Pozheran formohet LDK-ja. Leximin e bëri sekretari i nëndegës së LDK-së së Pozheranit, Shemsi Zuka, për formimin e kësaj nëndege, ku, e tërë LSPPJ-ja e fshatit dhe masa e gjerë popullore i bashkëngjitet LDK-së.

Dy Sllatinat ishin mjaft të përgatitur dhe të brumosur me çështjen kombëtare, ata ishin të përgatitur në çdo kohë për formimin e LDK-së, atdhetarët sllatinas ishin të burgosur me veprimtarinë e çështjes kombëtare, të përndjekur politikë nga pushteti serbo-sllav, të rrahur, maltretuar dhe të rënë për atdhe para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Dëshmori Sherif Frangu nga Sllatina, ishte kositur nga plumbat e milicisë speciale të Beogradit qyshë më 3 prill të vitit 1981 në demonstratat e Ferizajt për Republikën e Kosovës. Nga dy Sllatinat kishte shumë familje të maltretuara, të përndjekur politik, të burgosur me dënime të rënda, të plagosur dhe të rënë dëshmorë, ushtarë të UÇK-së në luftën e fundit.

Vlenë të përmendet se vetëm Lagjja Qosaj kishte mbi 11-të ushtar të uniformuar të UÇK-së.

Në një mbrëmje me propozimin e Musa Misinit, në odën e Sami Arifit, ishte biseduar me ca bashkëfshatarë atdhedashës të Sllatinës së Poshtme lidhur me formimin e një „Këshilli Nismëtar“, për formimin e „Këshilli Koordinues“ në Komunën e Vitisë. Aty ishin të pranishëm këta veprimtarë: Hajriz Mjaku, Fehmi Neziri, Fahrush Mjaku, Muhabi Neziri, Sami Demelezi, Xhelal Hoxha Selim Frangu, Qazim Frangu e të tjerë. Bashkë me ta ishte edhe Musa Misini nga fshati Gërmovë. Nga Sllatina e Epërme ishin ftuar, Nexhmedin Arifi, Shyqeri Gjinolli, Nazim Azemi, Vahedin Azemi, Ahmet Arifi e të tjerë. Në diskutim e sipër u dha propozimi të formohej një “Këshill Nismëtar” për të koordinuar aktivitetin lidhur me themelimin e një “Këshilli Koordinues”. Në “Këshillin Nismëtar” ishin caktuar: Hajriz Mjaku, Musa Misini dhe Sami Arifi. Për të qenë më unik në veprimet për themelimin e “Këshillit Koordinues”, ishte diskutauar mjaft gjatë se si të informohen ca personalitete nga fshatrat për të themeluar “Këshillin Kordinues”. Mendimi unanim për propozimin e kryetarit për në “Këshillin Koordinues”, nga “Këshillin Nismëtar”, ishte të emërohet Ramadan Musliu nga fshati Beguncë. Në mes të tjerash, ishte propozimi për t’i fut në këshill disa politikaj, intelektualë që ishin më parë në disa funksione politike të ish-pushtetit të mëhershëm. Mendimet nga të pranishmit ishin të ndryshme. Mendohej se vështirë mund të pranojnë ish-politikajt të vëhen në funksion për një gjë të tillë.

Prej të treve që ishim caktuar në “Këshill Nismëtar”, nga masa që ishin në këtë odë u vendos që Sami Arifi dhe Musa Misini të bisedonin me disa që mendonin se mund të kontribuojnë në këtë kohë. Të nesërmen ne biseduam, ata ishin për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim, por në mes tjerash, kishin kërkuar të presin vendimet e Plenumit të XVI-të Lidhjes Komuniste të ish-Jugosllavisë që do të mbahej pas dy muajsh. Me këtë rast, veprimtari Musa Misini ua kishte përkujtuar atyre anekdodën që ishte treguar në odë nga Sami Arifi, se më nuk ka kohë për të pritur…

Pas disa ditësh “Këshilli Nismëtar” kishte arritur t’i informoi ca personalitete që të mblidhen një masë afërsisht prej 50 vetash të zgjedhur në pikëpamnje kombëtare dhe të takohën në Viti, te “Stacioni i Autobusëve” për të gjetë një lokal për të formuar “Këshillin Koordinues”, ishte një përcjellje shumë e madhe e milicisë serbe, ishte vështirë për të gjetë vend në Viti.

Samet Dalipi thekson në intervistë Fakte me Adnan Merovcin në emisionin e Klan Kosovës se i kishte pare taksisti Sylë Haliti një turmë veprimtarësh dhe i kishte dërguar në shtëpinë e tij në Beguncë, po është e vërtetë, por, Samet Dalipi duhet ta dij se pa u mbajtur kjo mbledhje e LDK-së në shtëpinë e Sylës në Beguncë ishte një “Këshill Nismëtar” që punoj të takoheshin kjo turmë prej 50 personash në “Stacionin e Autobusëve” në Viti, ai “Këshill Nismëtar” ishte formuar me propozimin e Musa Misinit me ca atdhedashës sllatinas në Sllatinë.

Sipas Musa Misinit, veprimtar i pandalur: "Diku kah fillimi, menjëherë pas organizimeve fillestare në qendër të LDK-së, kërkesat për anëtarësim në këtë subjekt politik ishin të shumta, bëhej me të madhe rexhistrimi i anëtarëve në të gjitha lokalitetet, por organizimi i rexhistrimit ishte më i theksuar nga veprimtaret e dy Sllatinave, andaj u shtruar nevoja që sa më shpejt të formohet “Këshilli Organizativ Nismëtar” i LDK-së në nivel të Komunës për Viti të inicuar në odën e Sami Arifit, ku, edhe u formuar ky “Këshill”, ashtu siç u veprua edhe në komunat tjera". Në Begucë u formula “Këshilli Koordinues” i Degës së LDK-së, pa asnjë pjesëmarrës nga ky fshat…

Në ato çaste për sa ishim në “Stacionin e Autobusëve” në Viti, na ka vërejtur një taksist i Begucës, që quhej Sylë Haliti, i cili e kishte shtëpin afër Vitisë, ai sapo ishte ndar nga vëllezërit e tij, ishte në shtëpi me shoqën dhe fëmijët e tij afër qytetit të Vitisë. Ai, pa paralajmërim në shtëpi, na ofroi mundësinë që mbledhja për formimin e “Këshillit Koordinues” të mbahet tek ai, edhe ashtu ndodhi, aty u formua “Këshilli Koordinues i LDK-së” për Viti me kryetar Ramadan Musliun, i caktuar nga anëtarët e Këshillit. Anëtarët që ishin në këtë “Këshill” nuk më kujtohen të gjithë, meqë nuk kemi mbajtur proçes me shkrim, por, po përmendi vetëm disa që kam mbajtur mend e këta ishin: Hajriz Mjaku, Fahrush Mjaku, Muhabi Neziri nga Sllatina e Poshtme, Nexhmedin Arifi, Sami Arifi nga Sllatina e Epërme, Hamit Salihu, Bushat Zuka, Rrahman Halili nga Smira, Remzi Sahiti nga Budrika, Musa Misini nga Gërmova, Ismet Haxhiu nga Skifteraj edhe shumë të tjerë që sigurisht do të ndriçohen në një shkrim të radhës. Nga Bashkësia Lokale e Sllatinës së Epërme, në “Këshillin Koordinues” të Degës në Viti u caktua Ramiz Rexhepi, u caktuan edhe disa të tjerë që përfaqësonin lokalitetet e tyre.

Pas disa ditësh, për t’i koordinuar më mirë aktivitetet me “Qendrën e Lidhjes Demokratike” në Prishtinë, një grup aktivistësh nga Komuna e Vitisë kishin kontaktuar me Qendrën e LDK-së në Prishtinë. Në atë grup ishin: Ramadan Musliu, Bajram Jahiri, Sami Arifi, Rrahman Halili, Musa Misini, Hamit Salihu, Jakup Jahiri, Hajriz Mjaku, Haki Alidema, Adem Murati, Ramiz Rexhepi, Remzi Sahiti, Fehmi Zeqiri, Idriz Zejnullahu dhe të tjerë të cilët nuk më kujtohen. Aty u formua një “Këshill Inicues”, që do të ndihmonte formimin e Kuvendit të LDK-së, nga i cili Kuvend do të zgjedhej kryesia e LDK-së në Viti dhe delegatët për në “Kuvendin Qendror” të LDK-së në Prishtinës, që do të përfaqësonin Komunën e Vitisë. Se kush ishim në atë “Këshill Inicues”, të caktuar s’më kujtohet.

Pas një kohe jo të gjatë dhe pas një pune të madhe paraprake, në Viti, i zhvilloi punimet në Shtëpinë e Kulturës „Gursel dhe Bajram Sylejmani“, Kuvendi i LDK-së. Kriteri bazë për delegatët ishte marrë numri i banorëve të fshatrave. Në Kuvendin e LDK-së që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës, pati mjaft shumë diskutime nga delegatët të cilët ishin ndërprerë në punimet e tyre në Kuvend disa herë nga milicia serbe. Mbledhjen e udhëhoqi Ramadan Musliu, të cilin për një çast gjatë punës së kuvendit e kishte marrë në pyetje milicia serbe për t’i ndërprerë punimet e kuvendit. Delegatët kishin qëndruar në sallë deri sa milicia serbe e kishin liruar Ramadanin për t’iu kthyer sërish punimeve të Kuvendit të LDK-së…

Në këtë kuvend u zgjedhën me vota të fshehta kryesia e LDK-së në Viti dhe delegatët e Vitisë që do të përfaqësonin Kuvendin e Qendrës së LDK-së në Prishtinë. Nga Kuvendi i LDK-së në Viti ishte vendosur që kryesia, e cila kryesi, me vota të fshehta ta zgjedhë kryetarin e LDK-së në Viti. Anëtarët e Kuvendit me vota të fshehura kishin zgjedhur kryesinë në përbërje të këtyre personave: Ramadan Musliu, Hajriz Mjaku, Jakup Jahiri, Sami Arifi, Musa Misini, Remzi Sahiti, Kristë Rama si dhe dy zonjat e nderuara Mahije Halili dhe Minavere Salihu. Kryesia me vota të fshehta zgjodhi Ramadan Musliun, kryetar të Degës së LDK-së në Viti. Delegatët e zgjedhur në Kuvendin e LDK-së në Viti ishin: Fahrush Mjaku nga Sllatina e Poshtme, Nexhmedin Arifi nga Sllatina e Epërme, ky kuvend mund të kishte zgjedhur edhe të tjerë që s’më kujtohen.

Çudi, në intervistë Fakte me Adnan Merovcin në emisionin Klan Kosova, Samet Dalipit nuk ju kujtuan fare emrat e kryesisë së parë të LDK-së Dega në Viti.

Në “Këshillin Komunal të Finansimit” për herë të parë ishte caktuar ekonomisti nga Ramjani, Zaim Zejnullahu, ai këtë “Këshill” e kishte udhëhequr mbi dy vite e gjysmë, ku, në intervist z. Samet Dalipi fare se përmend këtë emër, nuk përmenden as emrat që ishin në “Këshillin Komunal të Arsimit” si: Musa Murati (kryetar), Zeqir Sadiku, Adem Murati, Kadrush Neziri, Fahrush Rexhepi, Fehmi Zeqiri e të tjerë. Në “Komisionin për Informim ”brenda LDK-së ishin: Vahedin Azemi (kryetar) dhe Sadik Haxhiu, ku, si përfaqësues i “KMLDNJ” ishte Esat Avdyli edhe partitë tjera kishin përfaqësuesit e tyre në përbërje të Komisionit.

Sameti përmend ca emra, jo relevant, që brengoseshin në zhbërjen e shtetit jugosllav, ata ishin në atë shtet mjaftë shumë të privilegjuar, ai çuditërisht donë edhe tani t’i favorizojë, pavarësisht të bërave të mëparme të tyre… Samet Dalipi nuk përmendi fare financimin që i bëri kryesisë së parë të degës së LDK-së, Ramiz Rexhepi nga Sllatina e Epërme, duke paguar lokalin ku zhvilloheshin aktivitetet politike, madje nuk përmend fare as lokalitetin e Sllatinës, ku ishin zhvilluar aktivitete të shumta në fusha shumëdimensionale. Samet Dalipi përmend emra të cilët pas demonstratave të vitit 81 kishin bërë diferencime ideo-politike nëpër shumë fshatra, posaçërisht në lokalitetinë e Sllatinës, krejt këto diferencime, për të fituar poste edhe më të largëta në pushtetin serbo-sllav, madje Sameti i përmend si humanista që paskan huazuar “Këshillin e Financimit” dhe paskan dërguar barna, duke harruar se pas diferencimit për ata persona të diferencuar hapej rruga për në burgjet serbo-sllave...

Samet Dalipi harron ta përmend personin më të dalluar në komunën e Vitisë në pajtimin e gjaqeve Hajriz Mjakun, ai madje dha të dhëna të zbehta, jo mjaft të sakta, për veprimet si kryesi e Degës së LDK-së në Viti, lidhur me rastin te Pompa e Benzinit në Sadovinë të Jerlive, para luftës në Kosovë e shumë ngjarje të tjera...

Z. Samet Dalipi ka pas mjaft çka të flet në punën e tij për dy mandate për të cilën ka punuar mjaftë shumë, por për kohë kur nuk ishte, mendoj se, nuk kishte njohuri, apo ishte diçka tjetërë..., prandaj edhe intervista, sipas mendimit tim, doli me përplot mangësi e dobësi.

Kryesia e parë e LDK-së në Viti bëri një punë mjaft të madhe të udhëhequr nga Ramadan Musliu. Roli i LDK-së në popull ishte mjaft i madh. Lidhja Demokratike në komunën e Vitisë, në fakt luante rolin e lëvizjes gjithëkombëtare. Roli i saj ishte dominant në formimin e institucioneve paralele të Kosovës. Aktivistët e LDK-së gjithnjë ishin në përpjekje për të formuar institucionet paralele, e në veçanti këshillat humanitare, për të grumbulluar mjetet dhe për t’i shpërndarë ato në institucionet që punonin si dhe për t’ju ndihmuar njerëzve në nevojë, që ishin të shumët, meqë pushteti serb i kishte larguar tashmë të gjithë nga puna.

Një rol shumë të madh në këtë drejtim e luanin mërgimtarët e Komunës së Vitisë, po, edhe qytetarët e kësaj komune. Aktivitetet bëheshin të gjitha vullnetarisht, falas, dhe në forma shumë të vështira, nga se mjetet e LDK-së, por edhe ato përsonale për transport mungonin. Aktivitetet në të shumtën e rasteve bëheshin në këmbë, për shkak të mungesës së veturave. Unë po përmend vështirësitë dhe ndëshkimet që pësonin aktivistët e LDK-së gjatë aksioneve të tyre në formimin e këshillave humanitare në kuadër të LDK-së.

Kryesia e LDK-së, po edhe njerëzit që ishin të gatshëm për të ndihmuar, bënin përpjekje për të kontaktuar në fshatra me njerëzit që ishin të gatshën të merrnin përgjegjësitë për formimin e këshillave humanitare nëpër nëndegë. Një aktivitet të tillë në shumicën e fshatrave të komunës së Vitisë, e në veçanti në fshatrat e rrafshit të kësaj komune, e bënin së bashku në këmbë Fahrush Mjaku, Sami Arifi dhe Muhabi Neziri, ku edhe ia arritëm të mbahej një mbledhje në Sllatinën të Epërme në Shkollën Fillore, atë kohë e quajtur “Liria”.

Në Sllatinë të Epërme kishin arritur shumë persona nga shumica e fshatrave për t’i theneluar “Këshillat Humanitare”, ku, para se të fillonte mbledhja, Sami Arifi si nikoqir i fshatit, u caktua ta udhëhiqte mbledhjen. Pas 15 minutave arrinë një makinë e milicisë serbe në afërsi të oborrit të shkollës, e cila vëren se këtu diçka po punohej.

Të pranishmit në mbledhje vërejtën milicinë. Meqë klasa ku mbahej mbledhja kishte dritaret përball oborrit, ata propozuan të ndërpritet mbledhja ose të ndërrohet lokacioni. Rasti që milicia nuk u ndal, me kërkesën e Sami Arifit mbledhja i kishte vazhduar punimet meqë paraprakisht ishte bërë një punë tepër e madhe për të ardhur deri te kjo mbledhje. Në këtë moment, Vahedin Azemi, i cili ishte i pranishëm në mbledhje, ish i burgosur politik me dhjetë vite burg për çështje kombëtare, u ngrit në këmbë e tha: “Unë kam shtëpinë e mixhës që e kemi ble, mixha është shpërngulur në Ferizaj, shtëpia është e lirë, mund t’i vazhdojmë punimet aty”.

Ashtu ndodhi, shtëpia e Vahedinit s’ishte larg shkollës, dhe ishte e rrethuar me mur. Të gjithë shkuam aty, pas afërsisht 40 minutave kishin arritur shtatë pincgauver të milicisë serbe, milicët të veshur me përgatitje speciale, e rrethojnë shkollën, po vërejnë se s’ishte askush aty, prandaj edhe kthehen mbrapa. Në vëzhgim të gjendjes, ne kishim vendos tre të rinj me biçikëleta kinëse shetiteshin. Në këtë mbledhje u formuan Këshillat Humanitare të nëndegëve nëpër fshatra që ishin në koordinim me Kryesinë e LDK-së së Komunës së Vitisë. Këto të dhëna janë një përmbledhje e shkurtër pa të dhëna të shumë aktiviteteve të tjera që i përkasin fushave të resorëve të ndryshëm, dhe pa futur aktivitetin e Forumit Rinor të Degës së LDK-së, për të cilin do të shkruhet herave tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat