Autokratët Putin dhe Vuçiq, po pretendojnë të sundojnë Evropën?!

Opinione

Autokratët Putin dhe Vuçiq, po pretendojnë të sundojnë Evropën?!

Nga: Skënder Mu lliqi Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:51
Skënder Mulliqi

Edhe pse në Evropë është përmbysur sistemi i egër diktatorial, ende në disa shtete autokratet janë gjallë madje të fortë.

Të tillë e kemi Putinin në Rusi, Vuçiqin në Serbi, e disa diktatorë të tjerë më të vegjël. Këta dy autokrat po e sundojnë popullin e vet, dhe po pretendojnë t’i sundojnë edhe shtetet e ish bllokut politik të Lindjës.

Pak të zbërthejmë nocionet se çka nënkuptojmë më nocionin Demokraci dhe çka nënkuptojmë më nocionin Autokraci. Demokracia në pika të shkurtëra siguron stabilitet dhe çka është më e rëndësishmja, funksionim të duhur të institucioneve. Demokracia është e zhvilluar atje ku institucionet janë të qëndrueshme, dhe ku Qeveria e secilit shtet duhet të funksionjë konform kësaj. Demokracia siguron barabarësi të qytetarëve dhe shtet të së drejtës, duke e përjashtur çdo formë të arbitrariteti.

Pastaj siguron pluralizëm partiak, ku pushteti ndërrohet me votën e lirë, me zgjedhje të fshehta, të ndershme dhe të lira. Në kontest të saj në demokraci të mirëfillit kemi media të lira dhe të pavarura nga ndikimi i pushtetit.

Kjo është e rregulluar mirë me ligj. Kur jemi këtu duhet theksuar së rol të madh në funksionimin e demokracisë ka rëndësi niveli i arsimimit dhe të kulturës së popullatës. Demokracia nuk mund të ekzistojë atje ku kemi njerëz të mjerë siç është Serbia. E gjithë garnitura politike në Serbisë të sotme, janë despot dhe tiran.

Diktatura e instaluar në Serbi mund të çmontohet nëse largohet Vuçiqi nga pushteti, e si mënyra më e mirë është vënia e sanksioneve ekonomike dhe mos lejimi i Vuçiqit të hyjë në vendet evropiane. Presidenti i Serbisë, me veprimet e deritashme të politikave tipike diktatoriale dhe pushtuese ndaj shteteve të rajonit, e veçmas ndaj Kosovës, është duke e rrezikuar funksionimin e demokracisë liberale evropiane.

Vuqiqi po e ruan pushtetin përmes represionit politik ndaj një pjese të madhe të shoqërisë atje, dhe në planin e jashtëm po përdorë format e shantazhit dhe të kërcënimeve për luftë të re në Kosovë. Ai po e kontrollon publikun e gjërë në Serbi, me mekanizmat e propagandës, duke u bazuar në ideologji, fe, dhe armiqësi të madhe ndaj popujëve jo serb në Ballkan.

Sundimtarët autokratë në Rusi dhe në Serbi, po mendojnë të kthejnë kohën e diktaturave të egra të kohës së komunizmit, duke ushtruar hegjemoni të hapur dhe apetite për pushtime. Këtë gjë nuk ishte dashur të lejon bota demokratike e cila ka investuar shumë në liritë elementare njerëzore dhe në demokracinë liberale.

Çmontimi i krizës në veri të Kosovës të prodhuar nga radikalët dhe terroristët në pushtetin e Serbisë mesjetare, por edhe në Mal të Zi dhe në Bosnje, është në dorën e faktorit ndërkombëtar. Ky vit mendoj se do të jetë vit i thyerjeve të mëdha, edhe në planet gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Evropën e kapluar me luftën në Ukrainë, luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, dhe krizën për luftë në Ballkan e cila po sponzorizohet nga Putin dhe Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat