A mund të dështojë plani Putin – Trump, për një Rend të Ri Botëror?

Opinione

A mund të dështojë plani Putin – Trump, për një Rend të Ri Botëror?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 janar 2024 Në ora: 14:36
Autori Sherif Ramabaja

Me eufori u prit fillimi i zgjedhjeve të republikanëve amerikan, nga kampi i Trumpit, për ta përcaktuar kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen kah fundi i vitit në SHBA.

Ish presidenti Trump dihej që në shtetin Iowa ishte favorit dhe fitoi me mbi 50 për qind të votave.

Për çudi Trump kësaj radhe pas shpalljes së rezultateve u paraqit me tone paqësore, po atij nuk i dihet.

Kundër kandidimit të Trumpit është edhe zoti Pence, ish nënkryetari gjatë kohës që bashkërisht ishin në pushtet. personit i cili e ka shkelur kushtetutën (Trump) nuk duhet lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje, deklaroi ai.

Kryesisht përkrahësit e Trumpit janë të entuziazmuar dhe duan që Amerika ta ketë një figurë të tillë autoritare.

Siç është e ditur Kandidaturës së Trumpit i gëzohet edhe Putini dhe të gjitha shtetet autoritare e diktatoriale, sepse sa më shumë kaos në botë, për ta aq më mirë do të ishte.

Por një kandidature dhe fitore të Trumpit padyshim i gëzohet Vuçiqi me kompani dhe Serbia, duke shpresuar që shumë më lehtë do t´i arrinin qëllimet e mëparshme, ndarjen e Kosovës.

Me kthimin eventual të Trumpit edhe Ukraina po ashtu do ta pësonte një goditje fatale, kur dihet që ekziston rreziku se Trump, Putinit do ia lente duart e lira në Ukrainë.

Në këtë rast Ukraina do të mbetej vetëm nën mëshirën e evropianëve, kur dihet që momentalisht ndihmën më të madhe financiare dhe ushtarake e ka pikërisht nga SHBA.

Frika për kthimin e Trumpit mbretëron edhe në EU dhe në tërë perëndimin, kur dihet se me çfarë vështirësish ballafaqoheshin derisa ai ishte në pushtet.

Një figurë kontroverse së bashku me Trumin gjatë asaj kohe ishte edhe Grenell, i cili ishte ambasador i SHBA në Gjermani, e më vonë u emërua si ndërmjetësues në bisedimet Kosovë - Serbi.

Derisa Grenell ishte ambasador në Gjermani, marrëdhëniet ndërshtetërore Gjermani - SHBA ishin në një pikë kritike, kur dihej roli i Gjermanisë në rrafshin e sigurisë globale.

Me kthimin eventual të Trumpit, një skepticizëm jashtëzakonisht i madh do të jetë po ashtu edhe për Kosovën, e aq më keq kur ka paralajmërime se sekretar shtetëror do të emërohej Grenell, i cili njihet me qëndrimet e tij pro serbe.

Që tash Kosova duhet ta zhvilloi një strategji dhe të jetë e përgatitur për kthimin e Trumpit. Dihet që edhe Vuçiq qëllimisht i ka shtyrë bisedimet për arritjen e marrëveshjes me Kosovën, duke e pritur një rast të tillë: fitoren e Putinit ndaj Ukrainës dhe kthimin e Trumpit.

Një pengesë eventuale për rikthimin e Trumpit mund të jenë proceset gjyqësore që po zhvillohen dhe do të zhvillohen këtë vit.

Po ashtu edhe mosha e tij eventuale, 77 vjeç, mund të jetë një faktor i papritur në vendosjen e „ Fatit “ të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat