Kosova duhet të hetojë se kush e vrau Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Opinione

Kosova duhet të hetojë se kush e vrau Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:53
Autori Faton Mehmeti

17 janari ngërthen në vete datën më tragjike por edhe të lavdishme për kombin shqiptar. Vdekja e Skënderbeut, vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës shënjon një moment historik për kombin. Vdekja e Skënderbeu dhe vrasja e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut ka bërë që në çdo 17 janar të mburremi për atdhedashurinë, heroizmit dhe frymëzimin që lanë pas, në anën tjetër të ndjehemi të mllefosur se mos qëndron ndonjë shqiptar pas vrasjes së Jusufit.

Edhe pse dihet botërisht se vrasja e 17 janarit 1982 është përgatitur nga UBD-ja, dhimbja dhe shqetësimi shtohen nga droja mos vrasja është kryer nga shqiptarët.

Edhe pse kanë kaluar 42 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Jusufi kishte mbetur i gjallë duke ndërruar jetë në spital nga ku kishte pëshpëritur: “Ka qenë UDB-ja”.

Ishte UDB ajo që vrau Jusufin, por vrasësit mund të kenë qenë edhe shqiptarë, pra vrasës me pagesë, që e rëndon edhe më shumë dhimbjen për familjen Gërvalla dhe mbarë kombin.

Në këtë kuptim shqiptarët dinë të nderojnë heronjtë dhe ndëshkojnë tradhtarët, Kosova e ka obligim jo vetëm ndaj familjes Gërvalla por mbarë kombit shqiptar të hetojë rastin në fjalë.

Kurrë nuk është vonë, shteti gjerman ka dokumentet e spitalit, të Jusufit si nisje për të zbardhur të vërtetën.

Data 17 janar mbetët në kujtesën tonë si ditë flijimi, nderimi për vendin dhe përgjegjësi e brezave ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për atdhe.

Jusufi, Bardhosi e Kadriu në krye me krye heroin tonë Gjergj Kastrioti janë shëmbëlltyrat me të ndritura të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat