Çfarë vërehet te shumë politikanë, pushtetarë dhe te mediat e Kosovës?

Opinione

Çfarë vërehet te shumë politikanë, pushtetarë dhe te mediat e Kosovës?

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 24 janar 2024 Në ora: 09:58
Skënder Sadri Kapiti

Këtu shkurtimish do të ndalem  e t’ua them drejrpërdrejtë disa shtetarëve, politikanëve, “mendimtarëve” dhe opininistëve të Kosovës që janë injorantë, interesaxhinj dhe shumë servilë të cilët për një interes të vogël shiten  e servilosen gërrditshëm. Disa prej tyre  arrijnë që të vijnë deri edhe nëpër studiot televizive në Shqipëri që të thonë brrockulla e kopordha sa që të vjen për të vjell  kur i dëgjon.

Mediat në Shqipëri janë mjeshte  dhe shumë të sofistikuara për të gjetur dhe rekrutuar nga Kosova kësi soj opinionistësh  e politikanësh injorantë të cilët e hanë edhe paranë për të thënë e sajuar të pavërteta të dëmshme për Kosovën gjë që u shkon shumë për shtat edhe mediave të Tiranës.  Unë jam me origjinë nga Kosova , me prindër nga Kosova dhe ndjehem shumë keq kur shokët e mi intelektualë e gazetarë më thonë  “ore Skënder po pse edhe Kosova paska të tillë njerëz, intelektual e gazetarë antikombëtarë”.

Dhe cfarë vërej tjetër, vërej atë se në cdo kohe dhe asnjë regjim në Shqipëri kurrë nuk ka lejuar që të bëjnë karrierë politike individët nacionalistë dhe sidomos proKosovë.Po kështu kam vërejtur që edhe ndonjëri me origjinë nga Kosova që arrin të bëhet dikushi në Shqipëri, kosovarëve nga xhelozia e sëmurë   nuk u vjen mirë për këtë dhe thonë: qysh more u ba ky  kaq i madh ne Shqipni. Kam vërejtur që as politika dhe as mediat në Kosovë nuk janë fare të interesuara për të respektuar intelektualët dhe kontributorët e vërtetë për atë se cfarë kanë bërë për Kosovën.

Politika kosovare me përjashtim të Ibrahim Rugovës dhe sot Albin Kurtit,   në përgjithësi   ajo është treguar sevile ndaj Tiranës. Kjo vertetohet me faktin se   mjafton që në Shqipëri të jesh i forte me para e me pushtet, ministër, kryeministër, deputet i partise  që rastis të jetë ne pushtet, ndonjë drejtor i rëndësishëm apo dikush pranë pushtetit  etj., të cilët nuk kanë asnjë kontribut  për cështjen kombëtare dhe për Kosovën, institucionet e Kosovës si presidenti, kryeministri, kryekomunarët, dhe institucionet shkencore u japin mirënjohje, dekorata dhe deri edhe status veterani e “heroi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat