Për Albin Kurtin

Opinione

Për Albin Kurtin

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 9 shkurt 2024 Në ora: 18:32
Albin Kurti

Që të jesh patriot dhe intelektual  i vërtetë, nuk duhet të jesh egoist që të pëlqejë vetëm vetja e jote sipas egos, interesit e pëlqimit personal, por duhet të jesh i vërtetë dhe duhet  të flasësh mirë, duhet që t’a mbështesësh dhe t’a përkrahësh patrotizmin dhe individët e tjerë patriotë e kombëtarë, të aftë e të përkushtuar për të mirën kombëtare qofshin ata  qeveritarë e qeveri, politikanë, profesorë, intelektualë, diplomatë, shtetarë, gazeta e gazetarë, opinionistë e analistë.  

Shqiptarët në cdo epokë kanë nxjerrë politikanë e shtetarë të mëdhenj, vizionarë, diplomatë dhe burra shteti si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova dhe tani Albin Kurti.  E gjithë politika dhe qeverisja e Kurtit verteton se ai po tregohet një burrështetas i vërtetë, si  një një aktor  dhe strateg  aktual i sotshem  i cili mishëron  cilësitë patriotike, vizionare, politike,demokratike  morale, diplomatike, intelektuale dhe strategjike gjë që është fat i madh që Kosova nxori në këtë kohë  shumë të vështirë një politikan e shtetar  të tillë të cilit ia besoi qeverisjen dhe drejtimin e shtetit të Kosovës.

Shqiptarët duhet të ndjehen krenarë me Albin Kurtin, me kryeministrin, politikanin dhe me diplomatin i cili po sfidon politikën, akademinë dhe diplomacinë  serbo-ruse por edhe atë europiane me përfaqësimin e tij dinjitoz, të guximshëm dhe të pakompromis  në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare.

Kurtin askush nuk e mund në dialog dhe në debat.

Është i aftë që aty për aty të kuptojë e të sfidojë të gjitha pafytyrësitë , pabesitë, kurthet dhe intrigat e diplomacisë së huaj por edhe të kundërshtarëve politik.

Është njohës i mirë i historisë së shqiptarëve por edhe të Ballkanit dhe të Shteteve të Europës.Nuk lejon që krizat rajonale dhe ato në pjesë të ndryshme të botës të shkarkohen  në dëm të Kosovës pse duan interesat e shteteve të tjera.

Si kryetar shteti respekton të tjerët sinqerisht,  përkatësisht dhe reciprocikisht pa kurrfarë inferioriteti.  

E njeh mirë politikën,strategjinë gjeopolitike dhe ekonomike; ndërthurjet, ndryshimet, konjukturat  dhe  zigzaget politike, ushtarake dhe ekonomike   të politikës së shteteve të fuqishme të botës. Është i pakorruptueshëm , dhe për këtë arsye nuk mund të shantazhohet e as t’i behet presion e as të akuzohet as nga ndërkombëtarët dhe as nga opozita politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat