Rama - Vuçiq drejt konfrontimit: Rama me Zelenskyn, Vuçiq me Putinin!

Opinione

Rama - Vuçiq drejt konfrontimit: Rama me Zelenskyn, Vuçiq me Putinin!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 28 shkurt 2024 Në ora: 09:22
Rama dhe Zelensky

Na ishin njëherë të vëllazëruar. Edhe familjarisht u miqësuan. Ndërmorën projekte të përbashkëta madhore. Kosova, Lugina, Maqedonia Perëndimore, diaspora etj. ziheshin. Skishin se çbënin, përpos që Ramën ta mallkonin.

E mallkuan, e përbuzën, e nënçmuan, e shan, e përulën, e shpërfillën, e demaskuan, e lakuriqësuan, e zhveshën, e demonizuan, i dhanë epitete, e krahasuan me Esad Pashën, dhe çfarë si thanë, por ai mbeti lëkurëtrashë.

Në anën tjetër Vuçiqi përbehej në te, e donte, i thurte lavde, e çmonte, e ftonte në ahengje, dasma, i dhuronte dhurata, i shtronte tepihun e kuq, e donte në bisedime, kërkonte marrëveshje me te për Kosovën dhe e kërkonte partner të Botës Serbe.

Dhe ç`ndodhi ? Putini e sulmoi Ukrainën. Perëndimi u radhit në anën e Ukrainës, kurse Vuçiqi kuptohet në anën e Rusisë.

Rama kaloi netë pa gjumë. Si t´ia bënte. Besën ia kishte dhënë Vuçiqit. Filloi në arenën ndërkombëtare, ta arsyetonte Vuçiqin. Kosova, Lugina, Maqedonia Perëndimore, Diaspora etj. prapë zienin.

Rama e dinte që shqiptarët ishin me perëndimin dhe s´kishte alternativë tjetër. Kohën e Enver Hoxhës nuk mund ta kthente, ishte çështje e përfunduar. Edhe ky u detyrua t´i bashkohej perëndimit, në gjykimin e Putinit dhe Rusisë.

Këtu filloi përplasje e parë me Vuçiqin. Për herë të parë, pa prit e kujtuar, u gjendën në dy anë të kundërta.

 Rama ose duhej të vepronte kështu, ose të nisej drejt Serbisë. Vendosi ta mbante postin e tij në Shqipëri. Marrëdhëniet me Vuçiqin erdhën duke u ftohur. Vizitat u radhuan, ahengjet e humbën atmosferën vëllazërore, interesat filluan të luhaten. Puna shkoi deri aty ku Rama deklaroi: çdo sulm ndaj Kosovës është edhe ndaj Shqipërisë.

Kosovës, Luginës, Maqedonisë Perëndimore, Malit të Zi, diasporës, Rusisë, Kinës, Tajvanit, Indisë, Turqisë, Iranit, koresë Veriore etj. kjo deklaratë e Ramës nuk u bëri përshtypje. Ishin mësuar ata me ekzibicionet e tij.

Flitej se Rama kishte aspirata edhe për karrierë ndërkombëtare, prandaj i duhej të paraqitej sa më internacionalist, duke i sakrifikuar edhe interesat kombëtare, që për te s’qonin peshë. Këtë as Esad Pasha, të cilit serbët ia vizitojnë varrin në Paris, nuk do ia falte.

Ndodhi se ç´ndodhi, erdhëm deri te një situatë kur Rama e ftoi Zelensky - in për vizitë në Shqipëri.

Dhe Vuçiqi u çart. I ndodhën teneqet, i ndodhi Banjska, tash edhe dinari, kurse Rama e provokoi po ashtu me deklaratën, kush e sulmon Kosovën, e ka sulmuar edhe Shqipërinë. Tash shkoi shumë larg, tha Vuçiq.

Ai e ftoi Zelensky - in, armikun numër një të Putinit dhe ku, pranë syve të mi. Kjo nuk durohet.

 Serbinë askush nuk mund ta poshtëroj. Unë do t´i dërgoj ftesë Putinit, ndoshta edhe Kim Jon - un, Xi Jinping, Lukashenkos, Maduros, Mullave të Iranit. Le të plasin perëndimi, bota dhe shqiptarët. Nëse jep shpirt Rusia do të japim edhe ne. Vëllai mbetet vëlla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat