A po e përdor Sami Lushtaku Epopenë e UÇK-së për ta sulmuar Albin Kurtin?!

Opinione

A po e përdor Sami Lushtaku Epopenë e UÇK-së për ta sulmuar Albin Kurtin?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:57
Autori Faton Mehmeti

26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të Kosovës, dhe jo vetëm. Fatkeqësisht, disa që në emër të Adem Jasharit kanë përvetësuar materialisht dhe karrierë, janë bërë sebep që të ketë përçarje mes qeverisë dhe shoqatës së familjeve të dëshmorëve, si dhe komunës së Skenderajt.

Kjo e fundit thotë se "se nuk janë ftuar nga ekzekutivi për herë të parë që nga nisja e shënimit të 5, 6 dhe 7 marsit", ndonëse e vërteta është ndryshe, pasi në vendimin e Qeverisë ftohen që ata të marrin pjesë. Fatkeqësisht njerëz të PDK që udhëheqin me komunën e Skenderajt në krye me Sami Lushtakun qëndrojnë planit për t’u munduar të sabotojnë Epopenë e UÇK e për të fajësuar Albin Kurtin për një gjë të tillë, pastaj të fshihen pas Adem Jasharit për të sulmuar qeverinë.

Sa e ulët, e pështirë të përdoret familja Jashari për sulme ndaj kundërshtarit politik. Por, nuk është për tu befasuar kur dihet se janë të njëjtit që thoshin se “as gjumi nuk na ndante me Ademin dhe Hamzën”, kur filloi lufta ata nuk ishin me Ademin. Janë këta që me këso mashtrime ordinere kanë arritur të gllabërojnë vendin, të bëhen ministra e zyrtarë të lartë, përmes mashtrimeve duke u thirrur në Familjen Jashari.

Janë këta që e lan pa armatim Adem Jasharin e vet blinin tokë. Kështu që, sado që mundohen e kanë të kot, nuk fshihet dot e vërteta dhe qytetarët i njohin kush janë. Epopenë e UÇK s’mundet ta zbehë askush, ajo organizohet nga institucionet e vendit për të cilat Ademi dha jetën, disa "shokë" të tij pa fije turpin e keqpërdorën për interesa meskine familjen Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat