Ku linde, ku u rrite more Escobar, a u vllazërove me Borrellin?!

Opinione

Ku linde, ku u rrite more Escobar, a u vllazërove me Borrellin?!

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 16 mars 2024 Në ora: 06:45
Gabirel Escobar

Më duhet t’ia përkujtoi disa momente Escobarit. Do përpiqem ta përkthej ketë artikull dhe, përmes DASH-it, t'ia dërgoi edhe Escobarit edhe Sekretarit të shtetit.

Së pari, instsitucioni i Associacionit, nuk është i zhvillluar askund në botë, si në SHBA. A ka ndodh që pala e tretë, të formoi një Associacion?!!! Jo more jo. Çdo asociacion formohet vetvetiu por, në përputhje te plotë me Kushtetutë dhe legjislacion shtetëror.

A e kupton se, Amerika, më shumë se asnjë shtet në botë, është përplotë me komunitete apo minoritete nga mbarë shtetet e botes.

A e din ti se, nëse ndonjë komunitet, dëshiron me e ngritë flamurin kombëtar, atë Flamur mund ta ngrit përskaj flamurit të shenjtë amerikan…

Përse nuk i shiqoni disa gjëra elementare në veprimet e serbëve në Kosovë?!!!

Nëse leviz në veri të Kosovës, në komunat me shumicë serbe, po të pyes a e sheh ndonjë tabele zyrtare, a e sheh ndonjë gjuhë shqipe apo vetëm serbe në ato tabela?!!! A e sheh ndonjë Flamur të shtetit të Kosovës apo vetëm ata të Serbisë?!!! Ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera si, zhvillimi i kriminalitetit, bojkotimi i institucioneve kosovare nga deputetet, liderët komunal etj.

Përse Ti dhe BE, nuk veproni që komuniteti serb, së pari, ta pranon dhe respekton Shtetin e Kosovës e më pas, mu ai komunitet, pa ndërmjetësime, të formon Associacionin, në respektim të plotë të legjislacionit të shtetit të Kosovës.

A nuk mendoni fare se, formimi eventual i Associacionit, çfarë e kërkon Serbia, do është hapi i parë në procesin e shkëputjes se komunave serbe nga Kosova dhe t'i bashkohen Serbisë së Vuçiqit, bashkëpunëtorit të afërt të ekzekutorit të gjenocidit në Kosovë – Millosheviqit.

A mendoni fare se, edhe në Serbi ekziston komuniteti shqiptar. Ai komunitet është i privuar edhe nga të drejtat më elementare. A i bie ndërmend BE dhe juve fare për këtë apo jo?!!!

Ejani në veti more se, nuk bëhet fjalë për kohën e analfabetizmit.

A u kënaqe në Manastir të Deçanit, a u përkule para ndonjë popi, a bisedove mjaft me Jabllanoviqin, i cili, kur për herë të parë, ishte ministër në Qeverinë e Isa Mustafës, popullin e Gjakovës, përveq tjerash, e quajti egërsirë….

Escobar, po të tregoi se edhe unë, qe 22 vite, jam shtetas i SHBA, jam jurist dhe kam qenë në kontakt, madje i shoqruar me kongresmen dhe senator të SHBA, qysh në vitet e 1990-ta dhe do insistoi që një ditë, të takohem edhe me Sekretarin e shtetit….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat