Bujar Osmani, politikani që tërë kohën vet lavdërohet dhe don të bëhet President Republike

Opinione

Bujar Osmani, politikani që tërë kohën vet lavdërohet dhe don të bëhet President Republike

Nga: Ejup Berisha Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:35
Ejup Berisha

Bujar Osmani zgjohu nga gjumi e zbrit me këmbë në tokë,dua të të porosis dhe të të sygjeroj që të kuptosh diçka me rëndësi, kjo ty do të të duhet përher që ta kuptosh realitetin objektiv dhe atë ate politik në të cilen ndodhemi ne shqiptarët këtu ku jetojmë në raport me zgjedhjet për President Republike. Bujar nëse je Ministër i jashtëm i RMV-së kjo nuk është tregues dhe garancë se ti shumë lehtë dhe me automatizëm mund të zgjedhesh apo se do të bëhesh President Republike. Në rregull je brenda garës për President në kuadër të zgjedhjeve Presidenciale dhe ti në to garon me dëshirën e madhe për të fituar me çdo kusht në to.

E kam fjalën për zgjedhjet Presidenciale që do të zhvillohen më 24 prill rrethi i parë dhe i dyti me 8 maj. Më tej e kuptoj edhe deshirën tënde të flaktë personale për të fituar në këtë garë zgjedhore ku garon por zgjedhjet Presidenciale me mënyrën aktuale të zgjedhjes së njeriut të parë të shtetit kur i kemi parasyshë rregullat dhe mënyrën e zgjedhjes këto janë krejtësisht diçka tjetër pra bëhet fjalë për nje proces apo dhe për operacion më të vështirë dhe me të komplikuar politik ku nuk ka kurrfar garancash për të siguruar fitore jo vetëm ti si shqiptar por edhe kundërkandidati yt Arben Taravari i cili mendojse e meriton fitoren dhe mandatin e Presidentit e jo edhe ti. Bujar pastaj e kuptoj se nga rezultati i këtyre zgjedhjeve varet karriera e jote e ardhëshme  politike, në rregull keto jane të gjitha të kuptueshme. Por Bujar une, ti po edhe të gjithë qytetarët e arsimuar dhe të edukuar politikisht e dimë se këtu te ne Presidenti i Republikës zgjedhet në zgjedhje direkte me votim të fshehtë nga ana e qytetarëve të RMV-së. Pra aty për fitore nuk vendosë dëshira e madhe dhe e flaktë e ytja as e BDI-se tënde por dhe as ajo e qytetarëve votues që do të percaktohen për të votuar direkt ty në ditën e zgjedhjeve Presidenciale.

Gjithashtu për atë se kush do të zgjedhet në kreun e shtetit  nuk vendosin as Marrveshjet politike mes lidereve të Partive kryesore  politike. Kjo praktikë ka funkcionuar disa herë në mënyrë të përkryer këtu në RMV, duhet thënë se e njëjta ishte vendimtare për zgjedhjen e Ministrit të Mbrojtjes shqiptar, për zgjedhjen e Kryeparlamentarit si dhe për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar por e njëjta nuk do të mund të zbatohet edhe për zgjedhjen e Presidentit të parë shqiptar të Rrpublikës sepse ai nuk zgjedhet në Kuvend por në zgjedhje direkte. Bujar po të zgjedhej Presidenti në Kuvend nga ana e deputetëve të organit më të lartë ligjvënës atëher do ta kuptoja entuziazmin dhe optimizmin tënd l personal dhe atë të BDI-së për tu zgjedhur ti President, por këtu faktor vendimtar për të siguruar fitore si President Republike janë votat e qytetarëve të RMV-së. Bujar këta të gjithe nuk janë  anëtar dhe simpatizant të BDI-së e as simpatizant të tu, por të njejtët jane anëtar dhe simpatizant të më shumë partive politike ku secila veç e veç e dëshiron dhe e pret fitoren e Kandidatit të vet për President. Bujar po te ishe Kandidat i vetëm në zgjedhjet Presidenciale unë do ta kuptoja entuziazmin e madh tëndin dhe fantazmat që do të mund të të lindnin dhe ate jo vetëm ty por edhe të gjithkuj për fitore por këtu në këto zgjedhje në pyetje jane edhe pesë kandidat të tjerë të mundshëm për president, partitë e të cilëve nuk do të bëjnë fushate dhe thirrje që të të votojnë ty.

Gara për zgjedhjet Presidenciale është e ashpër dhe tepër e ngushtë prandaj vend për  shpresë e entuziazëm por edhe për të fantazuar për fitore të ndonje Kandidati shqiptar nuk ka këtu sepse duhen shumë vota për tu zgjedhur një kandidat i caktuar për President Republike. Prandaj Bujar bëje fushatën merr pjesë në to, e di se do të jetë interesant gjatë saj do të keshe shumë aktivitete në terren si dhe  kontakte me qytetarë por edhe me subjekte të ndryshme joqeveritare por postin e Presidentit nuk do ta sigurosh këtë e dime të gjithe ne 100% por të njëjtën gjë e di se e din edhe vet por nuk do të doje ta pranosh publikisht.

Jo se shqiptarët nuk duan Kandidat për President shqiptar dhe fitoren e sigurtë të tij ,por i tillë është procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës ne mënyrën e tashme këtu te ne. Ju si parti politike BDI e kërkuat publikisht zgjedhjen e Presidentit që të bëhet në Kuvend por edhe ky propozim i juaji si dhe shumë të tjerë mbeti i kotë. A e di pse Bujar sepse ky është stili dhe metodat e veprimit të BDI-së të cilat janë jo serioze dhe kryesishtë për konsum të brendshëm politik. Bujar merru me më pak levdrata për të arriturat e tua të mëdha në politikë dhe në diplomaci, leri të tjerët le të flasin për to a e din pse sepse do të jenë më serioze dhe më bindëse. Kështu si po vetlëvdrohesh  me të madhe kësaj i thonë Lëvdrom gojë se të shqeva. Dhe për fund ndoshta si kryediplomat dhe si politikan ke bërë diçka por këto i ke bërë vetëm për veten dhe për Partinë tënde  por jo edhe për qytetarët shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat