Disa “komandantë” në emër të UÇK-së janë bërë milionerë

Opinione

Disa “komandantë” në emër të UÇK-së janë bërë milionerë

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 prill 2024 Në ora: 17:05
Autori Faton Mehmeti

Njeriu është i detyruar gjithë jetën të punojë për vendin e tij. Nuk mjafton të kontribuosh për një kohë të caktuar dhe pastaj të vazhdosh të përfitosh në kurriz të atyre që punojnë. Fatkeqësisht, në Kosovë ka ndodhur një gjë e tillë. Ata që dikur hoqën maskat para Serbisë, tani, për ironi, i kanë vendosur maskat para qytetarëve të Kosovës, duke pretenduar se punojnë për vendin, ndërsa në fakt po e shfrytëzojnë.

Po shfrytëzojnë ata që lanë rrugën për liri me gjak. Si një shënim shtesë, rruga për liri ishte e gjatë dhe e vështirë për qytetarët e Kosovës. As pesimistët më të mëdhenj nuk do ta besonin se ata që u bënë thirrje në emër të UÇK-së, do të merrnin pushtetin dhe do të "pushtonin" vendin që ishte çliruar nga vetë të tillë të quajtur "çlirimtarë".

Ata që vërtetë kanë luftuar nuk e përdorin luftën për të pasuruar, por ata që nuk kanë dhënë prova të pjesëmarrjes së tyre edhe në një betejë gjatë luftës, kanë zgjedhur propagandën për të pasuruar egot e tyre dhe për të fituar pushtet dhe pasuri. Kur kanë ardhur në pushtet, shtyllat e shtetit, si Ekonomia, Arsimi, dhe Shëndetësia, kanë pësuar degradim në nivele të pa precedentëshme.

Të tillët, çdo herë që janë kritikuar për veprimet e tyre të këqija ndaj shtetit, janë mbrojtur pas UÇK-së. Është turpshëm, dhe më e turpshme është të mbështesësh njerëz të tillë. Kushdo që ka bërë diçka për këtë vend, e ka bërë sepse e ka detyrimin. Fatmirësisht, ata nuk janë më në pushtet, dhe askush tjetër më shumë se ata nuk ka shkaktuar dëme luftës së lavdishme të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat