Vetëvendosja tha: “Hajnat në burg” por ende janë në liri - Deri kur do të vazhdojë kështu?!

Opinione

Vetëvendosja tha: “Hajnat në burg” por ende janë në liri - Deri kur do të vazhdojë kështu?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 prill 2024 Në ora: 15:12
Autori Faton Mehmeti

Pa drejtësi nuk ka as barazi, e rrjedhimisht nuk ka as zhvillim ekonomik, e kështu me radhë. Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë është thirrur në këtë element të rëndësishëm, ndonëse mandati i saj po përfundon dhe në këtë drejtim është bërë pak. Refreni i tyre "hajnat në burg" u bë i famshëm në fushatën e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Me këtë parullë, Vetëvendosje jepte indikacione se me ardhjen e saj në pushtet, hajnat do të shkonin në burg, të gjithë ata që e kanë zhvatur buxhetin e Kosovës në mënyrë të pandershme.

Për të bërë këtë gjë, që hajnat të futën në burg, duhet që së pari të bëhet Vetting në sistemin e drejtësisë, një sistem që ka mbetur nën ndikimin e politikës, e cila e ka përdorur atë ashtu si ka dashur, për më tepër si mburojë për të gjitha mëkatet e saja. Pushteti i kaluar ka futur aq thellë krimin dhe korrupsionin, sa që drejtësia nuk ka shpëtuar dot, andaj e mbajnë në Kushtetuese ligjin që do të mundësonte bërjen e Vettingut.

Deri tani drejtësia ka funksionuar si një lavatriçe e pastrimit të të këqijave, e njollave me të cilat i kanë ndotur duart. Kjo gjë tanimë duhet që sa më parë të marrë fund, të pastrohet përfundimisht drejtësia nga ndikimi i politikës. Ky është parakusht për një drejtësi, e cila do të çonte vërtet hajnat në burg, të gjithë ata që e kanë zhvatur këtë popull për 20 vjet.

Vetëm kështu krijohen parakushtet për një shoqëri vërtet të lirë, e cila ka vullnet dhe elan për të punuar në vendin e vet, jo nga ku synon të largohet një orë e më parë. Vetëm ndëshkimi i atyre që kanë bërë keq kthen besimin tek qytetarët për drejtësi dhe barazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat