23 vjet pa Ismet Rracin: Një jetë e dhënë për liri

Opinione

23 vjet pa Ismet Rracin: Një jetë e dhënë për liri

Xhevdet Mazrekaj Nga Xhevdet Mazrekaj Më 23 prill 2024 Në ora: 15:13
I ndjeri Ismet Rraci

Po mbushën 23 vjet nga humbja e një figure të shquar kombëtare, Ismet Rraci, i cili u vra mizorisht më 24 Prill, 2001. Si Kryetar i Komunës së Klinës dhe një prej njerëzve më të besuar të Ibrahim Rugovës, Ismeti ishte kolonë e fortë e LDK-së dhe një bashkëpunëtor i afërt me ne në gazetën "Bota sot".

Përmes këtij postimi, dua të nderoj kontributin e tij të madh dhe të përkujtoj sakrificën e tij të madhe për idealin kombëtar. Ismeti nuk ishte vetëm një lider vizionar por edhe një familjar i dashur; bashkëshort i Xhemiles dhe babai krenar i Astritit, Arsimit dhe Albanit, të cilët humbën udhëheqësin e tyre në kohën më të bukur të jetës.

Ismet Rraci mbetet simbol i qëndresës dhe kurajës. Akti tragjik që i mori jetën Ismetit dhe të tjerëve si ai janë plagë të thella në trupin e shoqërisë sonë dhe dëshmi e vullnetit të atyre që tentuan të rrëmbejnë të ardhmen e Kosovës nga duart e atyre që e donin atë më së shumti.

Qëndresa dhe guximi i tij do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë. Ne i jemi përjetësisht mirënjohës për gjithçka bëri dhe sakrifikoi. Largimi i tij i parakohshëm ishte humbje e madhe për të gjithë ne.

Kujtimi i tij qëndron i përjetshëm në historinë tonë kombëtare dhe në zemrat e atyre që e njohën dhe e deshën.

U prehtë në paqe, Ismet Rraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat