Rikujtesë...

Opinione

Rikujtesë...

Nga: Agron Shabani Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:53
Autori Agron Shabani

Unë (Agron Shabani) nuk jam kundër fesë muslimane, apo shqiptarëve të fesë muslimane. Përkundrazi, gjithmonë kam shkruar dhe folur me respekt mbi fenë dhe kulturën islame ose muslimane në mesjete. Ekzistojnë faktet dhe dëshmitë në shumë gazeta ose media shqiptare.

Por, lufta, politika dhe diplomacia, nuk janë besim, lutje, falje, soditje, meditime, relikte, rituale ose liturgji fetare ose religjioze, por janë dyshim, studim, analizë, vulosje dhe vërtetim (konfirmim) i tërë asaj që është ashtu si është.

Shtetët, racat, popujt (kombët) dhe njerëzit e ndryshëm luftojnë kundër njëri-tjetrit për interesa dhe shkaqe të ndryshme territoriale (gjeografike), historike, shtetërore, nacionale, logjistike, racore, etnike, sociale, ekonomike, strategjike, gjeopolitike, kulturale, nomenklaturale, manufakturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, e jo për shkaqe, motive ose interesa të ndryshme fetare ose religjioze.

Rusët dhe ukrainasit si për shëmbull, e flasin dhe shkruajnë përafër të njëjtin gjuhë, i përkasin të njëjtës rit fetar ose religjioz (pravosllavo-ortodoks), e kanë pothuajse mitropolinë dhe historinë e njëjtë kishtare ose fetare me seli në Kievë (Ukrainë), ku thuhet se lindi dhe u themelua dikur shteti dhe kisha e parë ruse (lexo: Kjevskaja Rasija dhe Prva Rasiskaja pravoslavna crkva etj.); shumica prej tyre kanë martesa të përziera, apo të përbashkëta, kanë qëndrime të njëjta negatore dhe proteksioniste, (edhe Rusia, edhe Ukraina) - kundër popullit, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës dhe kështu me radhë, por Rusia dhe Ukraina, ndodhën në luftë të përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër njëra-tjetrës.

Edhe izraelitët dhe palestinezët në Antikë i kanë takuar përfaqësisht të njëjtës trung me të tilla etnike dhe fetare....Po, sot...???!!!

"Gafat dhe shakat e mia, zonja dhe zotërinj, natyrisht që të lënë një shije të keqe, të thartë, ngatërruese, plot ceme, mungesa dhe mburrje. Por, natyrisht, kjo vjen ngaqë unë nuk kam respekt për ata që mund të kenë më shumë respekt për të tjerët, se sa për njerëzit ose vetvetën e tyre." (Fjodor Dostojevski, “Shënime nga nëntoka”)

"Sidoqoftë, unë shkruaj ndryshe nga ato që flas, flas ndryshe nga ato që mendoj, mendoj ndryshe nga ato që them si dhe nga mënyra se si duhet të mendoj ose gjykoj...Kështu që gjithçka proçedon ose interferon në thellësinë më të errët shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të palës tjetër kundërshtare në domenin (kontekstin) e njohur antropofetar, antropokulturorë, antropolitik etj." (Prelufim nga një metaforë e njohur nga Franc Kafka)

Së këndejmi, sipas politologëve dhe sociopsikologëve të specializuar dhe kompetent: "Ju mund t'i mbroni ose shpëtoni njerëzit, popujt (kombet) ose shtetët e ndryshme nga sëmundjet, luftërat ose konfliktët e ndryshme, por jo edhe luftën, popullin (kombin), shtetin, religjionin, shkencën, teknikën, politikën, diplomacinë, kulturën ose informacionin nga njerëzit e sëmurë, suicid, të paditur, stupid, nebuloz, joprofesional, jointelegjent, cinik, injorant, ireverzibil, skizofren, neurofren, oligofren, disfunksional dhe inkompetent etj...

Sipas Vangut, Bodlerit, Konfuqit dhe të tjerëve: Njeriu është një udhëtar i ndërgjegjshëm dhe i përkohshëm në kohë dhe hapësirë, i cili mund të kalojë rrugën e tij jetësore ose profesionale me më pak ose me më shumë sukses, kënaqësi, famë ose lumturi objektive dhe subjektive. Varësisht nga fati, inteligjenca, intelektualiteti dhe profesionalizmi i tij.

Ndryshe nga kjo, Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin, komoditetin dhe ekskluzivitetin e ndarjeve, luftërave dhe përcarjeve të ndryshme fetare, kulturore, partiake, politike, rajonale, krahinore, konceptuale, ideologjike etj. Jemi shumë të vegjël, për të qenë të ndarë. Nuk kemi kurrfarë forcé ose fuqie. Na mbrojnë të jashtmit si popull dhe si dy shtete.

Kush të tha ty se unë jam antimusliman, apo antiislamist....?! Me trego fare hapur.

A e di ti se një mendim racional, integral (integrativ), konvencional, kontemplativ, komprehensiv, intrinznik, ekstrinznik, një analizë, sintezë ose studim i thellë shkencor ose metodologjik, jo vetëm popullin ose kombin tonë, por mund t'i vëjë në levizje integrale, konvencionale dhe pozitive edhe shtetët, popujt dhe kulturat tjera.

Lexo, reflekto, mendo dhe kupto!

Sigurisht se është pasaktësi dhe "blasfemi e sofistikuar" të flitet dhe të shkruhet mbi qytetërimin ose civilizimin tonë njerëzor, pa i njohur dhe respektuar sekretët dhe gjenialitetin e ligjeve dhe fenomeneve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore së bashku me zhvillimin dhe evolucionin e përgjithshëm të civilizimit tonë njerëzor.

Robert Brifault - historian ose dijetar i njohur, pos tjerash thotë: "Është mjaft e qartë se civilizimi botëror, nuk do të arrinte deri aty ku ndodhèt sot, para se të njihte, provonte, kalonte ose kapërcente fazat e para të zhvillimit dhe evolucionit së bashku me sekretin dhe gjenialitetin e ligjeve dhe fenomeneve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore që ndodhën të fshehura ose maskuara nga arsyeja dhe logjika (koshienca) e njeriut ose civilizimit tonë me një ´vello të mistershme ose enigmatike."

Një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore dhe esenciale (substanciale) të filozofisë së përgjithshme, përveç fuqisë nxitëse ose stimuluese, respektivisht ndikimit të saj në kërkimet shkencore dhe humaniste, janë narrativi dhe shpirti i njohur hulumtues, eksplorues dhe inovator së bashku me metodat e reja induktive, deduktive, diskursive dhe ekscursive të shqyrtimit, studimit, analizës, eksperimentimit dhe vëzhgimit.

E vetmja fuqi e njohur natyrore dhe mbinatyrore që mund t'iu ndihmojë dhe ofrojë mbrojtjen e duhur dhe më të sigurtë, përveç Zotit (Hyjit), është fuqia e mendjes (intelektit), shpirtit dhe besimit tuaj. Duke menduar në kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë dhe kulturorë të njeriut të ditur, të përkushtuar, besimtar, racional dhe inovator.

Të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e paqëndrueshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e shkencës, industrisë ose teknologjisë së lartë: Student, akademik ose ekspert i njohur ose eminent nga i tërë globi dhe kontinenti ynë, si të thuash për çdo vit, ua mësojnë akademive ose universitetëve me të njohura të botës, për të parë, njohur dhe kuptuar formulën ose maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (Hyjit) tonë­ Përbashkët ose Universal.

U mor vesh se filozofia fetare ose religjioze, pos tjerash na mëson ose udhëron se cila është lidhja shpirtërore, emocionale, transcendentale, intrinseke, ekstrinseke dhe konsistente ose logjike ndërmjet njeriut dhe Krijuesit (Zotit).

Në instancë të fundit, edhe kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes 'institucioneve mendore dhe shpirtërore' të Dërguarve të Zotit (Njeriut) dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për religjionin.

Për më tepër ndërkaq, nëse feja ose religjioni musliman ndër shqiptarët, dikur janë diktuar dhe imponuar me tehun e shpatës ose forcën e armës (sidomos nga turqit osmanlinjë dhe pushtues të tjerë nga Lindja): Arsimi, shkenca, teknika, edukata, kultura, morali, disiplina dhe emancipimi i gjithëmbarëshëm botërorë ose planetar, ishin një fitore ose triumf i përgjithshëm i shoqërisë së re njerëzore ose qytetare, e cila i kishte (i ka) rrënjët e forta dhe më të shëndetshme aty ku parimi ose postulati i njohur i lirisë së ndërgjegjes, arsyes dhe besimit, i cili përbën gurin ose bazamentin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë edhe në "kulturën ekskluzive" të Perëndimit, edhe në "kulturat ekzotike" të Lindjes. Ku po i sheh ti antisilamizmin ose antikatolicizmin tim....?! Ku e di ti nëse unë jam "cub ose argat i partner i Ramush Haradinajt, apo i atij tjetrit...???!!!

Fol ose me thuaj hapur me fakte dhe argumente e jo me nofka, maska, fobi, paranoja, urrejtje, idiopati dhe skizofreni objektive dhe subjektive.

Hajde (eja) pra dil e me thuaj hapur ose publikisht me emër dhe mbiemër!

Urdhero:...

A.Sh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat