Serbia, po e shantazhon Dardaninë e po tallet me Evropën

Opinione

Serbia, po e shantazhon Dardaninë e po tallet me Evropën

Nga: Hafiz Shala Më: 29 prill 2024 Në ora: 19:53
Hafiz Shala

Është cinike, e pandershme e pa shpresë dhe mashtrim ndaj Dardanisë kur e barazon atë me Serbinë se, gjoja, të dyjat janë fajtore pse bisedimet nuk po ecin si duhet dhe nuk po arrihen marrëveshjet e duhura.

Evropa ka dështuar sepse, ajo, Evropa e “garanton Republikën e Dardanisë” se, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë pengesë e funksionimit të shtetit, në anën tjetër, Vuçiqi, edhe pas lutjeve e përuljeve të Evropës para tij, ende nuk e realizoj një kërkesë e cila ka të bëjë me arrestimin, dënimin dhe ekstradimin e kryeterroristit Millan Radojqiq para organeve të drejtësisë së Republikës së Dardanisë.

Vuqiqi, nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë sepse, ai e kontrollon edhe Vuçiqin, përndryshe, nëse provon një gjë të tillë, do ta përjetojë fatin e Zoran Gjingjiqit.

A mendon Evropa se, shqiptarët të udhëhequr nga pushteti aktual, do t’u besojnë këtyre premtimeve boshe.

Ende nuk ka asociacion të cilin ia kërkoni edhe tani Dardanisë, përderisa në prapavijë, po përgatiteni t’ia paraqitni kushtin e ri për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës. A ka këtu, nder, humanizëm, drejtësi apo, thjeshtë shtypje me vetëdije ndaj një populli dhe qeverie e cila, në çdo aspekt e tregon vullnetin, përkushtimin dhe gatishmërinë të bëhet pjesë e asaj Evrope dhe e kësaj të sotmes me të cilën e kemi një histori të hidhur, fatkeqësisht, sa po duket ende nuk po mund të heq dorë nga Evropa e vjetër, përjashto 2-3 shtete dhe njëra qe është larguar nga Evropa, janë të afërta dhe tregojnë një përkushtim ndaj Dardanisë.

Qeveria e Republikës së Dardanisë, përderisa po kërkon armatim që, sipas kërcënimeve nga Serbia, nëse i duhet, të jetë në gjendje ta mbroj vendin, pa marrë parasysh prezencën e NATO-s, në mungesë të armatimit, ajo, me atë fukarallëkun e vetë, i dërgojë ndihmë në armatim shtetit të Ukrainës.

Në anën tjetër, Serbia, jo që nuk i shpallë sanksione ndaj Rusisë për tentim okupimi të Ukrainës, ajo, në shenjë mos respekti, mos përfillje dhe mos qarje kokën për Evropën, blenë armatim nga Kina, Franca, Rusia dhe aleatët e saj duke e kërcënuar Republikën e Dardanisë dhe duke i nxitur serbët lokal për një konflikt ndër etnik për ta perdorur si shkas për të ndërhyrë me një fuqi të kufizuar ushtarake nën preteksin e “e rrezikimit të dëbimit të serbëve lokal me dhunë nga presioni i Qeverisë Kurti”.

Trimërimi, arsyetimi dhe barazimi i sjelljeve të Serbisë me sjelljet e shtetit të Dardanisë, janë inkurajim, fatkeqësisht, mbështetje ndaj Serbisë gjoja, nën preteksin e largimit të saj nga Rusia, në tentim të orientimit të saj kah perëndimi. Iluzion, mashtrim dhe rrezikim i paqës dhe sigurisë së Ballkanit, Evropës dhe më gjerë sepse, Serbia, kurrë nuk tregojë gatishmëri, jo vetëm t’i zbatojë por hapur dhe me arrogancë zyrtarisht i refuzoj.

Në anën tjetër, Kryeministri u deklarua se i pranon Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, kuptohet sekuencimin sipas radhitjes.

Peter Stano deklaron se, nuk është dështim i Bashkimit Evropian por, dështim i palëve. Po, pse dështuan palët zoti Stano-Evropë. Për qëndrimet e juaja atë bile të pa balansuara duke treguar njëanshmërit e hapur ndaj Serbisë kriminale e cila në muajin maj do ta merr kualifikimin më të rëndë sikur atë të Hitlerit në shekullin 21 nga KS i OKB-së si shtet e cila ushtroj gjenocid ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicën tragjike ku, Millosheviqi, Vuqiqi, Karaxhiqi e Mlladiqi, pa mëshirshëm e shndërruan në kasaphane masive para syve dhe forcave ushtarake evropiane. Srebrenicën tjetër, e ka në zemrën e Dardanisë.

Presidentja Vjosa Osmani, në Seancën e fundit të Këshillit të Sigirimit të OKB-së, e bëri një artikulim rreth krimeve të Millosheviqit dhe Vuqiqit ndaj popullit shqiptar të Dardanisë e cila, me prezencën e viktimave në seancë, e sjelli para aktit të kryer, kriminelin Vuçiq e cila, hapur iu drejtua se, do të duhej sot këtu para këtij Këshilli me prezencën edhe të viktimave të gjalla, bile të gjesh kurajo, humanitet dhe përulje para të gjitha atyre viktimave të cilat, edhe në këto momente kur ne po diskutojmë, nënat, babait, motrat, vëllëzërit po i përkujtojnë viktimat nga masakrat masive gjithandej Dardanisë.

Evropë, kur ju nuk jeni në gjendje t’ia impononi me të drejtë Serbisë qëndrimet e juaja, çfarë garancioni mund t’i sjellni Republikës së Dardanisë se, Serbia, pas themelimit të Asociacionit, pakica serbe dhe Serbia do ta njeh Republikën e Dardanisë të cilëve, Vuçiq i dirigjoni që mos ta bëjnë një gjë të tillë me qëllimin përfundimtar, aneksimin me dhunë të pjesës veriore.

Vuçiq, urdhërojë bojkotimin e zgjedhjeve nga frika se, numri i serbëve në veri do t’ia publikojë gënjeshtrat sa i përket numrit, prandaj, “për ta shpëtuar fytyrën” e kriminelit, i bojkotoj. Nuk është për t’u habit që, edhe regjistrimin e popullatës do t’i urdhëroj ta bojkotojnë.

Republikën e Dardanisë e keni afruar te dera e Këshillit të Evropës por, sikur ajo me delet, ua tregon gurin e kripës për ta lëpirë, ama, assesi nuk ua lejoni një gjë të tillë.

Peter Stano si zëdhënës i BE-së, gënjeu, mashtroj, akuzojë dhe shtrembëroj të vërtetën rreth dështimit të dialogut.

Një gjë duhet ta keni parasysh se, kur maca mbështetet për muri, ajo, dinë të grrithë dhe atë me shumë pasoja.

Dardania, nuk e dëshiron një situatë të atillë por, nëse i imponohet, ajo, duhet të mbrohet. Ju, përsëri mund ta akuzoni me fuqinë e forcës, ama, pa pikë nderi e drëjtësie. Por, megjithatë nuk jemi krejt vetëm sa i përket Evropës, SHBA-të, janë aty kur dështon Evropa si gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat