Në OKB Presidentja Vjosa Osmani sa nuk e “vdiq” kriminelin Aleksandër Vuçiq

Opinione

Në OKB Presidentja Vjosa Osmani sa nuk e “vdiq” kriminelin Aleksandër Vuçiq

Nga: Rexhep Torte Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:27
Autori Rexhep Torte

OKB, SHBA dhe BE duhet ta detyrojnë Serbinë gjenocidale që të hapë arkivat e luftës nga koha e kriminelit Slobodan Miloševiq, ku saktë do të zbulohen dokumentet planifikuese të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë. SHBA dhe BE janë treguar të paafta dhe me një diplomaci të shitur te Serbisë gjenocidale, sa që edhe pas 24 viteve nuk kanë arritur ta detyrojnë Serbinë gjenocidale që të tregojë policët serbë të cilët i plaçkitën dhe i vranë mizorisht në vitin 1999 shqiptarët Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas të SHBA-ve. 27 prilli është Dita e Personave të Zhdukur, Ditë që u shënua me homazhe të varrezat dhe lapidaret e ngritura në Kosovë, ku Serbia në gjenocidin e viteve 1998/99 vrau e masakroi më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, duke përfshirë fëmijë që piqnin qumështin në gjoksin e nënave shqiptare. Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare më shumë se 1600 djelmosha autoktone të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë që t'gë marrin rrugën e eksodit. Dëmet materiale të shkaktuara në Kosovë arrijnë më shumë se 20 miliardë euro. Kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe kriminelët e tjerë serbë të këtij gjenocidi që njihen me emër e mbiemër janë lënë të jetojnë të lirë në Serbi, në vend që të jenë prapa grilave. Ivica Daçiq në vitin 2020, kur ishte ministër i Jashtëm i Serbisë, i kërcënoi publikisht serbët që të mos i tregonin vendet ku ndodhen varrezat masive në Serbi, ku janë varrosur kufomat e shqiptarëve të Kosovës, dhe askush deri sot për këtë kërcënim nuk e ka marrë në përgjegjësi kriminelin Ivica Daçiq.

Në OKB, krimineli Aleksandër Vuçiq sa nuk pësoi infarkt vdekjeprurës. Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, e rrethuar nga heroinat kosovare Vasfije Krasniqi, Shyhrete Osmani, Elhame Muçolli dhe Fahrije Hoti, të mbijetuarat e gjenocidit serb në Kosovë, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në javën e kaluar, si shqiponjë dy kremere me një fjalim dhe diskutim argumentues për gjenocidin e Serbisë e deklasoi dhe etmerroi kriminelin Aleksandër Vuçiq, Presidentin e Serbisë. Jam më se i sigurtë se Vjosa Osmani në një ballafaqim tjetër eventual me kriminelin Aleksandër Vuçiq, edhe pse ky kriminel serb ka shpirt të ngjizur prej kriminelit, do ta bëjë që të vdes aty për aty.

Krimineli Aleksandër Vuçiq në ballafaqimin e ardhshëm me Vjosa Osmanin, me siguri që do të detyrohet të ketë pranë edhe mjekë specialistë për ta shpëtuar nga ndonjë infarkt vdekjeprurës që me siguri do ta godasë këtë kriminel dhe mashtrues serb nga argumentet gjenocidale që do t’ia rishpalosë Presidentja Vjosa Osmani. Krimineli Aleksandër Vuçiq i mësuar me lajkat dhe mashtrimet e tij që ua bënte diplomatëve të sojit John Bolton, Richard Grenell, Matthew Palmer, Gabriel Escobar, James O’Brien dhe Christopher Hill nga SHBA-të dhe të sojit Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, në këtë seancë të KS të OKB-së, e mashtroi veten dhe nuk e pandehu fare, sepse Presidentja Vjosa Osmani duke folur për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës me një gjuhë të mprehtë si shpata e Skënderbeut, si asnjëherë deri më sot e traumatizoi dhe e paralizoi tërësisht këtë president kriminel të Serbisë.

Presidentja Vjosa Osmani në këtë seancë të KS të OKB-së me fjalimin dhe diskutimin e saj me argumente konkrete e bindëse u dha flakareshë të fortë edhe përfaqësuesve të Rusisë dhe të Kinës, por i mahniti edhe diplomatët e tjerë të pranishëm, edhe pse disa nga këta diplomatë ishin të detyruar t’i lexonin tekstet e shkruara kundër Kosovës si qëndrime të shteteve nga të cilët vinin e që janë në krah të Serbisë gjenocidale. Në këtë sesion të KS të OKB-së, presidentja Vjosa Osmani nuk la pa e përmendur as edhe gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës, as edhe politikanin Nikolla Sandulloviq, i cili pas homazhit dhe vendosjes së luleve te varri i shtatëvjeçares shqiptare në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, u kidnapua dhe u torturua shtazërisht nga BIA e Serbisë.

Presidentja Vjosa Osmani u dha flakareshë të fuqishme edhe tradhtarëve Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Isa Mustafa, Skender Hyseni, Edita Tahiri, Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerëve të ngjashëm me këta, se si duhet të mbrohet Kosova dhe e drejta dhe e vërteta e saj. Vjosa Osmani u dha flakareshë edhe partive opozitare PDK, LDK dhe AAK, të cilat në këto çaste vendimtare të Kosovës, janë ngjallur si skrajat pas shiut dhe me paturpësinë më të madhe po e kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, si edhe dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse këto tre parti opozitare e tradhtuan, e plaçitën Kosovën duke u bërë multi-milionere, edhe pse nuk janë reformuar aspak dhe se nuk kanë asfarë shanse për fitore, por vetëm kanë si qëllim të shpëtojnë nga dënimi për tradhtitë e kryera dhe për milionat që ia grabitën Kosovës.

Themelimi i Asociacionit serb në Kosovë do të thotë fitil i ndezur për konflikte

Shtetet që këmbëngulin për Asociacionin serb nuk ia duan të mirën Kosovës. Diplomatët e SHBA-ve dhe BE-së që e kërcënojnë Kosovën që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e kanë humbur dinjitetin dhe moralin e tyre demokratik e njerëzor. Të rikujtojmë se Serbia dhe serbët në Ballkan erdhën si hordhi të egra nga Karpatet, dhe që me ardhjen e tyre në Ballkan kanë shkaktuar vetëm luftëra, vrasje e masakrime më së shumti ndaj shqiptarëve duke i okupuar trojet shqiptare që ishin gjer përtej Nishit, dhe për këtë ekzistojnë fakte dhe argumente të shumta. Pakica serbe në Kosovë është mbeturinë e këtyre hordhive të egra serbe që erdhën nga Karpatet.

Pakica serbe në Kosovë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, që është më e përparuara në BE, i gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e pakicës. Pakia serbe në Kosovë aspak nuk rrezikohet nga shqiptarët e Kosovës dhe nga Qeveria e Kosovës, por kjo pakicë rrezikohet, kërcënohet dhe përdoret si instrument vetëm nga Qeveria e Serbisë në Beograd për ta destabilizuar Kosovën. Këmbëngulësia e Serbisë gjenocidale dhe mbështetja që asaj ia japin SHBA-të dhe BE-ja, tregon se pas Asociacionit fshehen aspiratat hegjemoniste të Serbisë gjenocidale për ta aneksuar Veriun e Kosovës me pasuri marramendëse nëntokësore e mbi tokësore, pa të cilat Kosova kurrën e kurrës nuk mund të jetë shtet normal.

Përpjekjet e kriminelit Aleksandër Vuçiq për “Bota Serbe” tregojnë se ai është president shizofren. Pas debaklit që krimineli Aleksandër Vuçiq pësoi nga Presidentja Vjosa Osmani në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe deklaratat e tij se Serbia në OKB ka ngritur një shtab për ta kundërshtuar Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë që pritet të miratohet së shpejti në OKB, tregojnë se Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, dëshirojnë ta mashtrojnë botën demokratike, e cila i ndjek nëpërmjet mediave dhe shtypit masakrat që Serbia gjenocidale i kreu në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Në Srebrenicë dhe Potoçare ushtarët dhe paramilitarët e Serbisë brenda një dite vranë dhe masakruan më shumë se 8000 burra, gra e fëmijë të Bosnjës. Ky gjenocid i Serbisë gjenocidale nga koha e Slobodan Miloševiqit as nuk mund të mbulohet dhe as nuk mund të harrohet. Krimineli Aleksandër Vuçiq nëpërmjet mashtrimeve, arrogancës dhe manovrimeve diplomatike korruptive, përpiqet që me të gjitha mënyrat e pista, antinjerëzore, anti-civilizuese dhe anti-demokratike, ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, dhe për këtë ky kriminel president i Serbisë gjenocidale jep deklarata kryeneçe për këto veprime psikopate që po i kryen pra syve të SHBA-ve dhe të BE-së.

SHBA, BE dhe diplomatët e tyre duhet më në fund ta kuptojnë se sa të rrezikshëm janë Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq për paqen dhe demokracinë në Ballkan. SHBA dhe BE duhet më në fund ta kuptojnë se Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe të sanksioneve. SHBA dhe BE, në vend që ta sanksionojnë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, i cili nuk po i përfill për asgjë, ata e kanë sanksionuar dhe po e kërcënojnë Kosovën dhe Albin Kurtin, që janë pro-SHBA, pro-BE dhe pro-NATO. Integrimi i Kosovës në KE, BE, NATO, Interpol, UNESCO dhe OKB, vetëm e forcon paqen dhe demokracinë, dhe për këtë nuk duhet asesi ta pyesim Serbinë që është pro-Rusisë dhe pro-Kinës dhe që me paratë që po i merr nga BE-ja po blen armatime nga Rusia e Kina dhe po i ndjek politikat e tyre ekspansioniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat