“Bjeshkë”, pse u fute në politikë - vendi i gjeneralëve është në ushtri!

Opinione

“Bjeshkë”, pse u fute në politikë - vendi i gjeneralëve është në ushtri!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 maj 2024 Në ora: 10:26
Fadil Hadërgjonaj

Aderimi i fundit i gjeneral Fadil Hadërgjonajt në LDK u cilësua si vlerë e shtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku. I shquar për aftësitë e tija në luftë, kryesisht në Betejën e Koshares, " Bjeshka" vazhdon aderimet e komandantëve të luftës në skenën politike. Veçuar kontributin e tij gjatë luftës, ish komandantët e luftës nuk është se kanë treguar rezultate të mira në politikë dhe s’ka pse të pritet ndryshe nga gjeneral Hadërgjonaj. Ish shoku i tij në luftë, Hisen Berisha u bë "horë" me huqje dhe gafa të shumta në politikë, duke nisur që në aderimin e gabuar në partinë që nuk përkon me atë çfarë është në të vërtetë z.Berisha.

Nisja e gabuar vetëm sa e thellon gabimin e ish komandantit të shquar të luftës. Sikur të ishin bërë pjesë e FSK, do të jepnin edhe kontribut më shumë, si dhe do të mbetnin me faqe të bardhë.

Angazhimi në politikë ka rezultuar i dëmshëm si për popullin ashtu edhe për figurën e tyre, shpesh duke ndotur edhe kontributin e tyre të luftës. Vendimi i "Bjeshkës" për tu futur në politikë duhet të ishte menduar më mirë, nuk ka pasur nevoja për të tu bërë pjesë e debateve, grindjeve dhe posteve të pretenduara, me një mjedis dhe sistem që me apo pa dashje të " përlyen".

Më dhemb kur një emër i respektuar në luftë shkërmoqet në paqe për gjëra krejt meskine. Uroj që "Bjeshka" të mbetët i ndershëm edhe në politikë, njësoj siç ishte edhe në luftë. Fatkeqësisht, ish shokët e tij dështuan në politikë duke vu njollë të zezë edhe kontributit të tyre në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat