Në emër të mediave analoge, digjitale, të reja, sociale, si dhe gazetareske, sot - GËZUAR!

Opinione

Në emër të mediave analoge, digjitale, të reja, sociale, si dhe gazetareske, sot - GËZUAR!

Nga: Sabahate Byci Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:56
Autorja Sabahate Byci

Zonja, Zotërinj dhe Diverza e AGK-së, si dhe ju të gjithë aktorë të botës së mediave, bazuar në kuptimin e plotë të medialitetit.

“Pushteti i Vendlindjes, pavarësisht pushtetarëve të kohëve në çdo kohë, duhet ruajtur si sytë e ballit”. Citat: Sabahate Byci

Media është thesari i shprehjes së mendimit të lirë në formë demokratike, qoftë ai verbal ose nonverbal, aktrues ose filmik dhe dramaturgjik. Megjithatë, aktorët e mediave duhet të kujdesen dhe të vënë vëmendje të posaçme në funksionimin e tyre në mënyrë që të mos paraqiten si përpara një rentgeni, pra të mos i zbulojnë të gjitha "zorrët e barkut" në çdo rast dhe për çdo shikues.

Po ashtu, mediat duhet të ruajnë vlerën konfidenciale të çdo mendimi gjatë shprehjes së tij në esencë, pa marrë parasysh formën e prezentimit. Prandaj, vlerësoj atë që ju të AGK-së dhe jo vetëm, një citat i Shefit të Qeverisë Socialo-Liberale të Koalicionit SPD+FDP të Republikës Federale të Gjermanisë, Kancelarit të IV Gjerman me mandat prej vitit 1969 deri në vitin 1974, Z. Willy Brandt, që thotë:

„Demokratie darf nicht so weit gehen, dass in der Familie darüber abgestimmt wird wer der Vater ist“. Citat: Willy Brandt

Pra, në gjuhën tonë të bukur shqipe, kjo do të thotë:

„Demokracia nuk guxon të shkojë aq larg, sa që në familje duhet të votoni se kush është baba“!

Mendoj se përpara se të japim mendimin tonë "të drejtën", qoftë në shkrim ose me fjalë, duhet të nisemi nga parimi që thotë:

-"Ate që nuk dua dikush t’ma thot, mos t’ia them as unë“, dhe gjithashtu,

Atë që nuk dua që dikush t’shkruaj për mua, mos ta shkruaj as unë.

Sepse vetëm me këtë qëndrim (dhe kështu vetëm mendimi im) do të jetë i mundur bashkëpunimi ndër njerëz në të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme dhe multimediale. Dhe nuk duhet të injorojmë faktin se çdo fillim ka një fund dhe çdo fund ka një fillim.

Sabahate Byci Antare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. 03.05.2024, ora 14:10 Gjakovë - Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat