Datëlindja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe dilemat e besimtarëve!

Opinione

Datëlindja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe dilemat e besimtarëve!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 5 maj 2024 Në ora: 12:15
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Një fillim i mbarë, një shkundje e trurit për kujtesën dhe ardhmërinë tonë, nëse më në fund, edhe pse jozyrtarisht, do të përkujtojmë datëlindjen e çlirimtarit gjithë shqiptar dhe ndërkombëtar Gjergj Kastriotit (6 maj 1405 – v. 17 janar 1468), Skënderbeut!

Vërtetë, është mëkat shekullor i pa falshëm për shtetin amë të Shqipërisë e cila nuk gjeti kohë të shënojë këtë datë në kalendarin e festave të kombit!

Pyetja është: Sa është e vështirë për shqiptarët e të gjitha besimeve, tri besimet tona të devotshmërisë, të reflektojnë si shqiptarë dhe pastaj si fetarë?

Unë personalisht nuk kam dëshirë të keqëkuptohem nga njerëzit tanë shqiptarë-besimtarë, përderisa  të gjithë e kemi të drejtën e mbarë botës të shprehim mendimin e  mirë për vetëveten, për shqiptarët dhe pastaj për besimin i cili ngatërrohet me shqiptarinë. Kur mendoj kështu, bindjen e kam te përbashkimet fetare me kombin gjegjësisht te lutjet e përbashkëta në gjuhën e nënës shqiptare nëpër të gjitha llojet e falëtoreve tona, por kuptohet në emër të atëdhe dashurisë dhe shqiptarisë! Në emër të Skënderbeut, në emër të Gonxhe Bojagjiut, në emër të Adem Jasharit dhe të gjithë Ademave që u shkrinë për këtë vend!

Në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që derdhën gjakun dhe mundin për  lirinë e Kosovës dhe Shqiptarisë!

Shqipet e të gjitha kohërave u martinizuan për mvetësinë e vetë.

Lista e martirëve dhe heronjëve të mëdhenjë të shqiptarisë, (me besim katolikë, muslimanë dhe ortodoks) është e gjatë, prandaj nëse të gjithë ndjehemi shqiptarë, pastaj edhe besimtarë, mos vallë n’a është e ndaluar të bëjmë lutje në gjuhën shqipe, drejtë tokës dhe qiellit tonë për të gjithë këta shqiptarë të devotshëm të shqiptarisë?

Nëse kjo lëvizje e kujtesës nuk bëhet realitet, është për t’u t’merruar se shqiptarët besimtarë ende janë të prangodur nga të huajit, dhe kështu luten për të huajit, për arabin, turkun, dhe t’birin e Vatikanit! I kemi bijtë tanë të shqipes, të cilët meritojnë lutje dhe urata të përjetshme! Ata të gjithë pa dallim janë në errësirën shekullore, duke pritë lutjet e bijve të tyre shpirtërisht të shprehura në gjuhën shqipe!

 Këto fakte nuk besoj se janë të kundërshtueshme kur dihet se, mbarë bota, toka dhe qielli urojnë sot për egzistencën dhe lirinë që gëzon shqiptaria. Tradita duhet të vazhdoj me këtë festë gjithëkombëtare nëpër të gjitha poret e shoqërisë tonë. Të përbashkohemi rreth këtij përkujtimi historik të nëpërkambur nga armiqtë tanë dhe njëherit të varrosim njeherë e përgjthëmonë “naivitetin” e kobshëm ndaj vetëvetes.

Me shekuj e shekuj kohë, nëpër shtëpitë dhe në tokat tona, u sulmuam nga të gjitha anët në mënyrën më barbare, përderisa dikush nga “ne” i bëri mallkimin vetëvetes në emër të besimit dhe në harmoni të plotë me perandorinë Otomane, pse kësaj iu prishën planet e tjetërsimit të shqiptarisë! Unë mendoj se vetëm ai që mallkon vetëveten, është në gjendje të mallkon Skenderbeun e shqiptarisë që madhështori ynë të prehet në ferr, sepse kundërshtoj dhe luftoj sulltanin. Këto vetëvrasje ndëgjohen edhe nga besimtarët e shitur, sepse të ndjehesh shumë më shumë fetarë i devotshëm se sa shqiptarë, dhe pastaj të mallkojsh trimëritë e Skënderbeut, kjo dihet në cilën ish llogari shkon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat