Sa durim e kapacitet posedon shkëlqesia e saj “Liria e shprehjes”

Opinione

Sa durim e kapacitet posedon shkëlqesia e saj “Liria e shprehjes”

Nga: Sabahate Byci Më: 5 maj 2024 Në ora: 15:37
Autorja Sabahate Byci

Tentativat për të arritur suksesin dhe për të fituar një reputacion që ndryshon nga dëshira dhe vullneti i dhënë nga Zoti, për secilin prej nesh, duke përdorur "formulën" që është shkruar për ne, përtej kufijve të zakonshëm me pyetje paradoksale që janë paraqitur me ose pa qëllim në emër të "lirisë së shprehjes", dhe shpesh herë, në forma të ndryshme, kalojnë kufijtë e ligjit fizik.

Të trajtuar dhe bazuar në parimin e Njeriut Vitruvian, shih figuren e Njeriut Vitruvian që përcakton largësinë dhe distancën personale të çdo individi, mes duarve dhe trupit, që do të thotë të shikosh formën rrethore 360 shkallëshe të çdo individu, në mënyrë që secili të ketë mundësinë për të ruajtur të drejtën e tij personale.

Një teori dhe praktikë që daton nga Leonardo da Vinci në vitin 1490, vetëm për të arritur më shumë dhe më shumë klikime, gjithashtu edhe vlerësime "like" elektronike, edhe ato vetëm për të përmbushur "lavdatat" nga politikanët dhe figura publike të rastit, pa kursyer as sulmet-akuzat ndaj autoritetit të vendit tonë, duke u bërë "kushdo".

Gjithashtu, lakmia për fitime dhe pagat dhjetëfish më të mëdha krahasuar me pagat e popullit të varfër të Kosovës, duke tejkaluar pa u menduar fare respektimin e kufijve të çdo lloji të intimitetit, qoftë ai familjar, zyrtar, shoqëror, politik ose ekonomik, me pyetje sa më të drejtpërdrejta dhe ofenduese - unë thjesht e quaj hipokrizi, dhe personat që veprojnë dhe jetojnë në këtë mënyrë, për mendimin tim, janë hipokritë.

Janë persona që nuk kanë asnjë "pikë uji në sy", siç thotë një fjalë e urtë e popullit tonë!

Prandaj, çdo përpjekje për të zbuluar në çdo aspekt, duke përfshirë hulumtimet mediatike të drejtpërdrejta, nuk duhet të kalojë kufijtë e normalitetit, sepse sa herë që mbyllim sytë dhe gjithçka përreth nesh rrezikon të eskalojë shpejt, dhe pastaj për ne të gjithë, është e vonë, shumë vonë!

Pse?

Sepse "Gjuha është prej tulit, po nuk e kontrrollon, shkon kah të don!" - gjithashtu, një proverb tjetër thotë; "Njeriu duhet më mirë të pendohet për çka nuk foli, se sa për çka foli!" sepse "Hyn fjalë nga dole" kur fjala ka bërë dëme, është tepër vonë!

Sabahate Byci Autorja 04.05.2024 Gjakovë - Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat