Arsyetimi i Ramës që nuk u ngrit ta përshëndeste Kurtin!

Opinione

Arsyetimi i Ramës që nuk u ngrit ta përshëndeste Kurtin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:35
Sherif Ramabaja

Kjo nuk do të më ndodhte kurrë. Shqiptarët nëpër media e plasuan foton duke u përqafuar me Vuçiqin, ndërsa ulur ia zgjatja dorën Kurtit.

Kjo kuptohet që nuk është në traditën e shqiptarit, po ja që mua pa dashje më ndodhi.

Një natë pune e kisha kaluar me Vuçiqin dhe gjatë bisedës deri pas mesnate kishim ngrënë e kishim pirë pa ndërprerë. Është fakt që e kemi tepruar me ushqime të shumta, po të nesërmen unë e kuptova se kisha vështirësi.

Sapo përshëndetesha me dike, apo sapo ngritesha në këmbë, më duhej të isha shumë i kujdesshëm, të sigurohesha që shpejt të arrija në WC.

Edhe vendin dhe pozitën e zura sa më afër WC, sepse ishte gjendje kritike për mua, kur e vëreja se më vlonte stomaku.

Vuçiqi më propozoi që të më shoqëronte në ambulancë te mjeku, po nga rëndësia e takimeve dhe delegacioneve, e refuzova këshillën e tij.

Në një moment të caktuar nuk kisha arritur ta vlerësoja gjendjen momentale dhe më ndodhi e papritura: i kisha mbushur brekët.

Kjo mund të ishte edhe si pasojë e takimeve të shumta me shqiptarët në Greqi, por edhe nga ngjarjet e fundit dramatike që po ndodhin në Shqipëri. Pra ende pa u çlodhur u desh të vija këtu në Kotor dhe natyrisht që nganjëherë nga puna e rëndë ndihemi të rraskapitur.

Si duket këto ishin një nga shkaqet që më ndodhi kjo mua dhe në momentin kur Kurti ma zgjati dorën, unë s´kisha tjetër zgjidhje: ose të ngritesha dhe të më shkonte fytyra para të pranishmëve, Evropës dhe Botës, ose të qëndroja ulur dhe ta shpëtoja fytyrën.

Në një rast të tillë instinktivisht qëndrova ulur, Kurtit ia zgjata dorën që ta përshëndetja dhe në anën tjetër shpëtova, që mos të bëhesha gazi i botës.

Për këtë i kërkoi falje Kurtit dhe të gjithë shqiptarëve. Pra duhet të më kuptoni se s´kisha zgjidhje tjetër. Ulur kam qëndruar derisa u larguan pothuaj të gjithë të pranishmit dhe pastaj arrita të përvidhem dal ngadalë, pa u hetuar nga të tjerët, se ç´më kishte ndodhur.

Së pari arrita të futem në WC më të afërt dhe aty mbeta një kohë të gjatë derisa arrita që t´i hidhja brekët në plehra. Problemin e kisha si t´i shpëtoja pantallonat pa u zhytur dhe si të arrija në dhomën e hotelit, sepse e kisha frikën se kundërmoja nga ajo që më kishte ndodhur.

Më në fund ia arrita qëllimit dhe nuk më hetoj askush. Bëra dush, u ndërrova dhe u shlirova nga i tërë ai siklet që më kishte mbërthyer.

Në darkë u takova me delegacione të shumta, po posaçërisht e takova edhe Kurtin që t´i kërkoja ndjesë, për momentin e takimit të më parshëm me te.

Unë nuk doja që ta marrin vesh të tjerët, po Kurtit ia sqarova për pikë e pe, se ç´më kishte ndodhur dhe kuptohet ai kishte mirëkuptim për mua.

Tash s´më mbeti tjetër përpos t´u arsyetohem edhe shqiptarëve, të cilët që nga ai moment më kanë vënë në pranga dhe secili më poshtëron zi e më zi.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat