SPAK: Shpresa e fundit për të rrëzuar mitin e pa-prekshmërisë politike në Shqipëri

Opinione

SPAK: Shpresa e fundit për të rrëzuar mitin e pa-prekshmërisë politike në Shqipëri

Nga: Silvana Begaj Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:12
Silvana Begaj

Në një vend ku politika ka qenë shpesh e lidhur ngushtë me pushtetin dhe me grupet kriminale, deri në vitin që u krijua SPAK, shqiptarët në çdo anketim dhe në çdo media kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj drejtësisë shqiptare.

Megjithatë, me krijimin e SPAK-ut, një shpresë e re është ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta.

SPAK po shihet si një armë e fuqishme kundër abuzimeve të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar, duke shkaktuar frikë tek ata që kanë përdorur pushtetin për të përfituar vetëm për interesat e tyre personale.

Sfidat janë të mëdha dhe rruga përpara është e vështirë!

Unë e mbështes dhe dua ta besoj SPAK, i cili është nën sulm nga disa politikanë që po tentojnë ta përçmojnë, ti hedhin hije dyshimi, akuzojnë dhe shpesh herë interferojnë me kërcënime të tërthorta dhe direkte.

SPAK është një institucion i cili u votua nga 140 deputetë, dhe me mbështetje të plotë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Media dhe opinionistë po hedhin hije dyshimi për funksionimin dhe varësinë apo anësinë e tij.

Në Shqipëri, politika është e dominuar nga interesa të majta dhe të djathta që synojnë të mbajnë pushtetin me çdo mjet.

Për këtë dhe shumë arsye të tjera, uroj që ambasadorët, të cilët kanë investuar aq shumë në krijimin dhe funksionimin e SPAK-ut, të mos humbasin durimin dhe aq më pak presionin për funksionimin e tij.

Gjithashtu, uroj që prokurorët e SPAK-ut të gëzojnë më shumë mbështetje dhe besim nga qytetarët shqiptarë, sepse shpejt të korruptuarit do të minimizohen dhe profesionistët do të promovohen.

Administrata duhet të pastrohet nga hajdutët dhe të paaftët!

E mbi të gjitha SPAK ka një detyrim solemn ndaj shqiptarëve: Të tregoi se përpara ligjit nuk qëndron askush dhe koha e të paprekshmëve duhet të perëndojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat