'Arti luftarak' ish dasht me qenë lëndë obligative për të gjitha vajzat nëpër shkolla

Opinione

'Arti luftarak' ish dasht me qenë lëndë obligative për të gjitha vajzat nëpër shkolla

Nga: Kimete Berisha Më: 8 gusht 2016 Në ora: 22:40
Kimete Berisha

Na keni marrë n'qafë. 
Sa na mësojshit me lu 'po shkon maca afër teje'; 'në mes dy zjarresh'; me maru tentene me grep,
sa hupshum kohë me herbariuma e me pentagrama; tuj lu 'ema e se sa' n'oborr t'shkollës, ma mirë kishin ba mësuset tona ma na pas mësu 'artin luftarak' të vetëmbrojtjes.

Me na pas përgatit m'i ja thy 'hunt' secilit që na e nxan rrugën e na matet me forcë.

Kur meshkujt e kishin pas parasysh se të gjitha vajzat që nga klasa e parë fillore janë të gatshme për 'luftë' ndryshe i kishim pas punët.

Para luftës u kanë edhe lënda mësimore 'Mbrojtje', dhe shumë gjenerata kanë pas fatin e madh m'u mësu me mbrojt veten, janë dal me mësuesit e tyre nëpër male dhe janë mësu me gju me armë gjuetie e me mitraloza.

Krejt na i mësojnë, veç qysh m'u vetëmbrojt' nuk na mësojnë. 
Kujtojnë se dituria është vetëmbrojtje.

'Arti luftarak' duhet me kanë landë obligative për vajzat shqiptare, duhet, sepse është zor i madh me qenë femër në këtë vend.

Si të shohin femër kujtojnë se munden me t'rreh...kujtojnë se munden me t'mashtru, sidomos automekaniku, elektricisti, moleri, hoxha, Romeo, o krejt, krejt pa përjashtim...etj.

P.S. Frymëzuar nga Majlinda!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat