Politika duhet të jetë më e vëmendshme ndaj problemeve rinore

Opinione

Politika duhet të jetë më e vëmendshme ndaj problemeve rinore

Nga: Xhuljo Ferzaj Më: 17 shtator 2016 Në ora: 14:40
Xhuljo Ferzaj

Shpesh dëgjojmë nga politikan se rinia është e ardhmja e vendit. Sa e vërtetë është kjo? Roli i saj si në politikë ashtu edhe në vendimmarrje nuk po forcohet. Mungesa e alternativave të denja në vend shtyn të rinjtë të zgjedhin thjeshtë atë nga e cila favorizohen disi më shumë. Premtimet imediate të rinisë siç janë punësimi, arsimimi i përshtatshëm, perspektiva etj., nisin të renditen në listën e premtimeve vetëm para fushatave zgjedhore. Mbi të gjitha, frika që vazhdon të jetë bashkudhëtarë e shoqërisë shqiptare është një tjetër faktor që ndikon dukshëm në angazhimin e të rinjve.

Së dyti, indiferentizmi i të rinjve ndaj çështjeve shoqërore dhe politike lidhen ngushtë edhe me klimën jofavorizuese të krijuar në vend. Ndryshe sa ndodh në vendet e zhvilluara, gjendja e vështirë ekononomike e rinisë shqiptare dikton nevojën për të ndërmarrë vetëm veprimtari përfituese në aspektin financiar. Nëse kontributi vullnetar apo në një klub rinor nuk sjellë të ardhura ose përfitime personale për një periudhë afatgjatë, atëherë pjesëmarrja e të rinjve detyrimisht zvogëlohet dhe kanalizohet në aktivitete me fokus argëtimin ose me një farë prespektive përfituese.

Demokracia ka nevojë për demokratë të mirëfilltë, e jo përfitues në dëm të rinisë duke i grumbulluar në forume rinore e më pas për t’i braktisur. Pjesa më e madhe e të rinjve në Shqipëri dëshirojn të largohen, kjo vërtetohet na numri i aplikimeve për azil, llotaria amerikane, viza në vende të ndryshme ku mund të realizojn projektet e tyre. Kjo tendencëë e rinisë shqiptare mund të lidhet jo vetëm me politikën, por edhe me standardin e jetesës, mundësitë për të realizimin e vetvetes, me vizionin dhe aspiratat e saja. Ka dhe të rinj që zgjedhin të angazhohen në politikë pavarsishtë mungesës së përfitimit, me shpresën se një ditë do të përfitojn angazhim në strukturat ku ata bëjnë pjesë. Pavarsisht formave të ndryshme të kontributit politik dhe synimeve që gjithsecili dëshironë të arrijë nëpërmjet politikës, përfshirja e brezit të ri në të, përpos frymës së re përçon edhe domosdoshmërinë për përmirësimin e politikave të lidhura me të.

Angazhimi i rinisë, qoftë edhe vetëm si dekor nëpërmjet takimeve elektorale, në mënyrë indirekte i imponon politikanët të kthejn sytë tek ajo dhe të përmbushi detyrimisht pikat minimale në këmbim të votës së saj. Nga ana tjetër, përkrahja e një force politike dhe bashkëveprimi me të rrit disi formimin politik të të rinjve, por kjo është e pamjaftueshme, shpesh ka krijuar distancime totale nga politika. Ndodh që brenda kahut politik të ketë një ambient jo-miqësor, kjo i shkurajon deri në largimin e tyre, madje disa zgjedhin të mos angazhohen si rezultat i këtyre faktorëve të lartëpërmendur. Lufta për pushtet që prodhon vetvetiu edhe atë brenda llojit ndikon negativisht në perceptimin e të rinjve për ta kuptuar politikën si mjet në dobi të interesit publik.

Shkelja flagrante e vlerave dhe parimeve për hir të përfitimeve personale, kalimi tashmë i zakontë nga një forcë politike në tjetrën, ngjizja jo-organike e koalicioneve pushtet-prurëse si dhe mos reflektimi i pjekurisë politike shuan besimin e pastër të të rinjve te politika. Po kështu , edhe vetë ligjërimi apo diskursioni politik i ashpër, në vend të frymës së bashkëpunimit dhe kompromisit kultivon atë të përçarjes dhe urrejtjes. Të ndarë në kampe kundërshtarësh politikë edhe të rinjtë e angazhuar në politikë nuk mund të ndërveprojn me njëri-tjetërin për t’i dhënë zgjidhje problemeve rinore. Kjo ndoh edhe për shkak të kulturës së dobët politike. Kështu, në lojërat stimuluese të rinjtë që caktohen të mbrojnë të majtën, ndodh që artikulojnë idetë dhe parimet e së djathtës dhe anasjelltas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat