Shkolla arabe në katundin shqiptar!

Opinione

Shkolla arabe në katundin shqiptar!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:52
Gani Mehmetaj

Ndërkaq, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare të Ulqinit. - Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve.Ulqinakët jetojnë nga turizmi.

Miku im nga Mali i Zi më lajmëroi se, u hap internati arab për nxënësit e Medresesë në Milesh të Malësisë nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në prani të ambasadores së Emirateve të Bashkuara arabe (donatore), ambasadorit turk në Podgoricë dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të këtij mini shteti.

Medreseja e internati arab-islamik në katundin shqiptar, Milesh të Gjelosh Gjokajt të famshëm, është provokim i rrezikshëm, është përpjekje e tri subjekteve që e hapën shkollën arabe të nxisin konflikte në mes të sllavëve myslimanë e shqiptarëve katolikë. Ç’u duhet shqiptarëve shkolla arabe? 

Shqiptarët e Malësisë në të kaluarën e afërt e kundërshtuan disa herë pushtetin e dhunshëm, ndërsa policia u soll brutalisht ndaj tyre. Shqiptarët e Malësisë nuk janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e kombit të nëpërkëmbur, prandaj Vujanoviç duket që ftoi arabët e turqit të bëhen vija e parë e frontit kundër shqiptarëve, më shkruan miku im. 

Turqit e malazezë i kanë përdorë vazhdimisht sllavët e myslimanizuar pykë kundër shqiptarëve, megjithëse myslimanët fatkeq para 100 vjetësh ishin të kombit tonë. Dikur malësorët u dolën në ndihmë kur i masakronin malazezët e serbët, ndërsa tash të ndihmuarit po ua fusin thikën pas shpine.

Kryetari i Bashkësisë Myslimanëve, i cili i prin shkombëtarizimit është një fatkeq shqiptar i sllavizuar, ndërsa tash përpiqet t’i shkombëtarizoj edhe të tjerët. 

Ndërkaq, presidenti malazez, asnjëherë nuk është brengosur për shkollat shqipe, të cilat po i mbyllin për t’i zëvendësuar më shkolla fetare arabe. 
Sikur nuk mjaftonte ky provokim, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare. Turqit kanë përhapur propagandë sikur do të hapin medrese e internat për vajzat shqiptare, mirëpo ulqinakët e dinë fare mirë se vajzat shqiptare nuk do të shkojnë kurrë në shkolla arabe e turke, edhe donatorët e dinë këtë gjë, kështu që fshehurazi planifikojnë të sjellin sllave që ta ndryshojnë strukturën etnike shqiptare. Më këtë veprim Turqia më ndihmën e sllavëve synon të tensionoj situatën në Ulqin. 

Miku im, i shqetësuar më këto veprime shkombëtarizuese, druan se mund të shpërthejë ndonjë pakënaqësi e ulqinakëve kundër shkollës arabe, kundër kësaj çerdhe islamike, ku mund të rekrutohen vajza skllave seksi për luftëtarët e tokës së Shamit e për luftëtarët e ISIS-it. “Do të sillën mjekrroshat nëpër Fushën e Ulqinit si mizat nëpër plehra”, më shkruan miku im.

Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve. Ndërkaq ulqinakët jetojnë nga turizmi.

“Medreseve turko-arabe do t’ua shohim sherrin, do të na ikin turistët, tutje ku nuk ka ulërima vehabistësh e anadollakësh”, më shkruan i mllefosur miku im.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat