Komandanti....!

Opinione

Komandanti....!

Nga: Agron Shabani Më: 23 janar 2017 Në ora: 14:28
Agron Shabani

I sinqertë, trim i urtë dhe fjalëpak. I përkushtruar dhe patriot-deri në kulm! Sypatrembur dhe kushtrimar-deri në tempull! Shokë besnikë dhe shqiptar i madh-deri të Zoti! I devotshëm dhe liberator- sa s´ka më....! Me tërë dinjitetin dhe stoicizmin e njohur të trimave, heronjëve ose komandantëve të shquar epiko-mitikë: Me sytë e tij shqiponjë si dhe me ato hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrën e tij legjendë dhe flamurë. Me litar në shpirtë, me lakë në gjuhë dhe me zinxhirë në sy....Gjatë këtij kallnori (janari) të ftohtë dhe me acar të madh nga Franca e Hygoit, Rusoit, Voletrit, Bodlerit, Diderosë, Monteskiut, Napoleon Bonapartës ose Albert Kamysë dhe Zhan Pol Sartërit, si gjak në ëndërr të vjen portreti i komandantit legjendarë të Dukagjinit, ish kryeministrit kosovar dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Këtij heroi të gjallë dhe të pavdekshëm të Kosovës dhe shqiptarizmës! Këtij pengu të madh dhe kryesorë të një shteti dhe pushteti (regjimi) të ndodhur në mes krimit, tradhëtisë së lartë dhe fasadës. Të një populli (kombi) të ndodhur dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe robërisë së qetë! (....)

Komandant Ramush Haradinaj dhe legjenda e njohur mbi Olimpinë dhe Aleksandrin (Lekën) e Madh: " Ti je si Akili! I denuar nga forca dhe madhështia jote politike dhe luftarake (ushtarake)! "

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik dhe janë të besueshëm deri në vdekje." Do thoshte dikur H. Charles Woodsi. 

Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë. 

Kulti i njohur  luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe dramatikën e njohur shqiptare, janë simbolet dhe elementë (instrumentët) me të rëndësishme ose kryesore të qëndresës, heroizmit, rezistencës dhe sakrificës së njohur te familjes monumentale dhe emblematike te Haradinajve nga Gllogjani. Duke i njohur (rinjohur), provuar, vërtetuar ose konfirmuar shpesh ose vazhdimisht praninë ( prezencën) si dhe vet ekzistencën e pasosur ose permanente të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha epokat ose periudhat e ndryshme historike të Haradinajve nga Glogjani që nga Antika e largët dhe deri me sot. Kjo pavarësisht kurthave, intrigave ose dredhive të njohura të armiqve të ndryshëm shekullor ose gjakatar për t´i kapur ose zëne në "kurthë" shpirtin, heroizmin, dinjitetin, ekskluzivitetin, individualitetin, kolektivitetin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare. 

Nuk dorëzohen kurrë shqiptarët e vërtetë si Haradinajt nga Gllogjani.  Ata gjithmonë kthehën në trungun dhe pemën e tyre nacionale, familjare, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Respektivisht, kah brendia ose vetëvetja e tyre shtetërore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike, gjenealogjike etj. Kjo pavarësisht politikave, konjkuturave ose nomenklaturave të ndryshme ditore ose periodike. 

Aty janë edhe mitët, eposet, legjendat ose historitë e njohura mbi luftën, heroizmin, sakrificën dhe përpjekjet e njohura legjendare dhe titanike të Komandant Ramush Haradinajt dhe Familjës së Tij gjatë luftës së fundit çlirimtare dhe patriotike në Kosovë. 

Ramush Haradinaj dhe Familja e Tij -janë liria, shteti, pavarësia, sovraniteti, integriteti dhe historia vet. Dhe, kjo në formën ose kuptimin e një tempulli të shkëlqyer ose përmendorje të gjallë që të përcjelljellin dhe shoqërojnë si të thuash në të gjitha "portat" ose hyrje-daljet e mundshme të jetës dhe historisë sonë shtetërore dhe nacionale. 

Kumti, mesazhi, kushtrimi ose amaneti i njohur lirik dhe patriotik i gjakut, palcës dhe limfës! Pellgu i madh i gjakut të derdhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës së bashku me betimet ose kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike. 

Haradinajt nga Gllogjani dhe Jasharët nga Prekazi, janë si Feniksi apo si Flaka e njohur Olimpike që nuk shuhen ose nuk fikën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë!

Ata janë gjaku ynë që nuk falet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat