FSK-ja në prag të shndërrimit në ushtri

Opinione

FSK-ja në prag të shndërrimit në ushtri

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 07:36
Ragip Guraziu

Dëshmi e një shteti në konsolidim, pas mbështetjes në mënyrë unanime që iu dha ushtrisë së ardhshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Forcës së Sigurisë të Kosovës, kuptohet në bashkëpunim edhe me aleatë tanë ndërkombëtarë, viti tjetër të 17 shkurtit të 2018-tës,do na  gjejë me ushtri.

Tani po dëshmohet e vërteta për Kosovën..

Tani po dëshmohet dita -ditës se Kosova ka tokën e vet. Ka qiellin e vet. Ka retë e veta. Ka shiun e vetë. I ka stinët e veta. Tani kur Tigri iu vërsul Kosovës,1989, atëherë u rënduan së tepërmi ditët e zeza të robërisë. Por të gjithë ishim të bindur se Kosova kurrë nuk do të mësohet të jetë në robëri. U rriten burgjet, u shtuan burgosjet, torturat u bënë të përditshme, vinin njerëz nga viset e largëta e vendoseshin në Kosovë që ata të dikushin më shumë kurse ne më pak. Kosovës  u morr Kushtetuta. I mbeti vetëm emri e qielli, shiu, bora, stinët e moti, dielli...

Por prangat e robërisë nuk i do as gjarpri i futur në rrasa. Nuk i do as ujku i puseve të thive, e lëre më Kosova, të cilën gjaku s'e lë të flejë në robëri. Duke e parë që liria nuk dhurohet, as  nuk  mund të blihet në treg dhe as që mbillet në kopsht.

Rruga drejt dritës ishte e gjatë dhe e mundimshme

E gjatë e mundimshme po, por krenare dhe e lavdishme, kur kemi parasysh se çfarë erërave iu kemi bërë ballë, të cilat në ato kohëra frynin nga të gjitha anët. Tokëlindja tani është e të gjithëve. Nuk mund ta përbuzmi atë, sepse është përplot me vargje ku bijtë e bijat e kësaj tokëlindjeje, që quhet tani Pavarësia e Kosovës, janë barrë të poezisë dhe të këngëve të tyre.'

''Ideali është dramë që shkruhet më gjak’ ‘thoshte Hasan Prishtina. Kush do t'i këndojë lirisë po të mos derdhin gjak dëshmorët? Kush do ta thërriste lirin përveç bijve e bijave tona të këtij populli të Kosovës? A ka më të shtrenjtë dhe më të shenjtë se Liria?

Kësaj radhe do festojmë pa ushtri, por 2018 qind për qind me ushtrinë e Republikës së Kosovës...

Në pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, qytetarët patën rastin ta shohin për herë të parë një parade ushtarake . Kjo ishte një befasi e këndshme për të gjithë të pranishmit në sheshin qendror të Prishtinës, ku në Paradën e Pavarësisë parakaluan  trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Emergjencës. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të ftuar nga vendet e rajonit dhe qytetarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe 

Lugina e Preshevës, nga Diaspora (mërgata).

FSK-ja e profilizuar

Nuk ka dilemë se çka është tani FSK-ja, çfarë armatimi do të ketë, a do jetë ushtri apo diç tjetër?! Tani këto brenga, siç u tha në atë kohë,2013, në pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, janë më të pakta. Publikisht u prezantua edhe armatimi i FSK-së që i takon kohës së tashme që i ngjan ati mode evropian e botëror.

Tani kur kemi parasysh edhe faktin se disa nga pjesëtarët e FSK-së kanë përfunduar Akademin ushtarake në Turqi për pilot e helikopter e gjini tjera ushtarake, e disa të tjerë kanë kryer trajnime në shtetet e ndryshme të Perëndimit, atëherë mund të thuhet se ka nisur procesi i  i krijimit të një ushtrie të ardhme. Kësisoj, Kosova si shteti më i ri  do ta ketë  edhe mbrojtjen e vet që do të quhej FSK apo edhe më ndryshe. Kjo do të varet nga shteti, por pagëzimi nuk do ketë aq rendësi, në atë kohë, pasi Kosova gradualisht po bëhej me ushtri, dhe do të ketë vendin aty ku duhet si shtetet tjera të Evropës dhe botës së civilizuar.

Për fillim pesë autoblinda nuk ishin pak, dhe e ardhmja do të na sjellë një ushtri shumë më të profilizuar. Turqia është zotuar se do ta financoi Forcën e Sigurisë së Kosovës duke e mbështetur me armatim më modern. Kur kemi parasysh se Turqia është në NATO, kjo nuk do të thotë pak, dhe si shteti më i ri në botë kompletohen dhe në fushën e mbrojtjes. Dhe në këtë fazë e meritojmë një ushtri të përkrahur nga aleatët tanë. Sigurisht se nevojitej jo vetëm mbështetja e tyre por edhe ndihma në financim dhe trajnime të pjesëtarëve të FSK-së për ta formuar një ushtri vërtet moderne si gjithë vendet tjera, u tha nga krerët e shtetit të Kosovës, dhe përfaqësuesit turk u zotuan se do ta ndihmojnë në çdo mënyrë FSK në shndërrim të një ushtrie moderne të Kosovës.

Kosova as më pak e as më shumë nuk ka nevojë për mbrojtje, por të jetë njëjtë si të gjitha vendet e Ballkanit. T’i ketë po të njëjta mundësit për ruajtjen e suksesshme të integritetit territorial. Aftësia për të ruajt integritetin territorial të Kosovës nuk do të thotë as kërcënim, as rrezik për askënd, dhe FSK-ja që aty ishte në rrugë të mbarë sa i përkiste kësaj çështjeje.

Kontributi i paqes dhe stabilitetit

Këtë më së miri po e kupton Turqia që po bënë përpjekje në çdo aspekt ta përkrah Kosovën në të gjitha sferat, dhe po kontribuon nëpërmjet diplomatëve të vet për vazhdimin e dialogun me Serbinë, duke ju shmangur gjithnjë konflikteve të reja. Spektri politik kosovar është në dijeni për ketë, por në rrethana të ndryshme nuk do të thotë se ne do të rrimë duarkryq, kur dihet se rajoni ka nevojë për stabilizim dhe paqe.

Deri në këto procese që po kalon FSK-ja, edhe pse para vetes ka shumë sfida, do t'i përshpejtojë këto procese dhe sa më shpejt t'i abonoje kapacitetet e plota operacionale, të vendos për raportet formale me NATO-n, dhe t'u jepet mundësia pjesëtarëve të FSK-së të jenë pjesë operacionale paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja.

Dëshmi e një shteti në konsolidim,pas mbështetjes në mënyrë unanime që iu dha ushtrisë së ardhshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës,Forcës së Sigurisë të Kosovës,kuptohet në bashkëpunim edhe me aleatë tanë ndërkombëtarë,viti tjetër të 17 shkurtit të 2018-tës,do na  gjejë me ushtri.

Tani po dëshmohet dita -ditës se Kosova ka tokën e vet. Ka qellin e vet.. Ka retë e veta. Ka shiun e vetë. I ka stinët e veta. Tani kur Tigri iu vërsul Kosovës,1989, atëherë u rënduan së tepërmi ditët e zeza të robërisë .Por të gjithë ishim të bindur se Kosova kurrë nuk do të mësohet të jetë në robëri. U rriten burgjet, u shtuan burgosjet, torturat u bënë të përditshme, vinin njerëz nga viset e largëta e vendoseshin në Kosovë që ata të dikushin më shumë kurse ne më pak. Kosovës  u morr Kushtetuta. I mbeti vetëm emri e qielli, shiu, bora, stinët e moti, dielli...Por prangat e robërisë nuk i do as gjarpri i futur në rrasa. Nuk i do as ujku i puseve të thive,e lëre më Kosova, të cilën gjaku s'e lë të flejë në robëri. Duke e parë që liria nuk dhurohet, as  nuk  mund të blihet në treg dhe as që mbillet në kopsht.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat