A lindi LSI si një Lëvizje kundër elitës politike dështake në Shqipëri?

Opinione

A lindi LSI si një Lëvizje kundër elitës politike dështake në Shqipëri?

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 09:20
Skënder S.Kapiti

Lëvizja e Donald Trump erdhi si një Lëvizje kundër establishmentit politik. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që votuesi amerikan ia besoi dhe e zgjodhi  z. Trump për president të SHBA-së.  

Në Shqipëri po ta kujtojmë kohën, nevojat dhe rrethanat që sollën në skenën politike shqiptare Lëvizjen Socialiste për Integrim të krijohet përshtypja sikur ajo, pra LSI, lindi si një reagim  kundër elitës së dështuar politike shqiptare, kundër korrupsionit dhe sidomos në funksion  dhe si nevojë për demokratizimin e politikës shqiptare në tërësi  dhe për integrimin e Shqipërisë për në BE.

LSI e cila tashmë është forcuar dhe konsoliduar si aktor dhe rival politik potencial e konfirmuar tashmë për potencën e saj politike të qëndrueshme dhe të besueshme të brëndshme, por madje për potencën dhe besueshmërinë e saj shumë  të madhe edhe ndërkombëtarisht te politika europiane dhe ajo amerikane sidomos, potencë që me meritë politike LSI e fitoi në bashkëqeverisje me PD-në, që edhe e ka rritur sidomos tani në bashkëqeverisje me PS, për punën e mirë të ministrave dhe të administratotoreve te saj në qeverisjen qendrore dhe vendore si dje dhe sot, dhe  sidomos për rolin e saj, vecanërisht të kryetarit të saj dhe njëkohësisht të kryetarit të  parlamentit të Shqipërisë z. Ilir Meta, në rolin e tij  përcaktues për miratimin e Reformës në Drejtësi; gjëra dhe fakte këto të cilat patjetër që në zgjedhjet e ardhshme do të konfirmohet me rritje të LSI-së në një masë edhe më të konsiderueshme të saj si forcë politike kombëtare dhe me rol përcaktues në zhvillimet e mëtutjeshme në ndërtimin e shtetit ligjor dhe për integrimin e vëndit.

Merita kryesore për këtë i takon kryetarit z. Meta për të cilin shprehu konsideratën e saj edhe eurodeputetja gjermane Doris Pack, aktualisht Presidente e Forumit të gruas të Partive Popullore Europiane, PPE, e cila kujtoi në  Shkurt të vitit 2017 se: kur ishte Meta i ri ,antar i Partisë Socialiste, në takime ndërkombëtare e kujton ajo Metën, si një të ri me shumë vlera, shumë energji dhe me propozime të mira. Dhe vazhdon znj. Pack se ai mund ta kishte ndryshuar politikën shqiptare shumë më tepër nga sa ka bërë.  

Po ta shohim realisht I.Metën dhe LSI-në e këtyre 8 viteve ata  kanë  luajtur rolin kryesor në politikën shqiptare si në stabilitetin politik të vëndit ashtu edhe në demokratizimin e politikës shqiptare në tërësi, në integrimin europian si dhe së fundmi në miratimin konsensual të Reformës në Drejtësi.

Pra sot realisht aktori dhe promotori i ndryshimit dhe integrimit të Shqipërisë është LSI. Me këtë kontribut real të LSI dhe të z.Meta mendoj se atij dhe LSI që z. Meta drejton i takon mandati i Presidentit të Republikes ose ai i formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të Qershorit të këtij viti.

Shqipëria sot ka nevojë për një Lëvizje antiestablishment politik, për ndëshkimin me votë të lirë të politikës së krimit, korrupsionit, padrejtësisë dhe të papërgjegjshmërisë publike dhe kombëtare pasi sot me Ligjin e Dekriminalizimit të Politikës dhe me Reformën në Drejtësi i është hapur moralisht dhe ligjërisht rruga një Lëvizjeje të tillë, Lëvizje e cila duhet të fillojë me skanimin politik të Partive politike, së pari: duke ndëshkuar, skualifikuar dhe larguar nga establishmenti autoritarist elementët e dështuar, të konsumuar e të diskredituar publikisht dhe të pabesueshëm ndërkombëtarisht të cilët  mbajnë peng partitë politike, demokracinë shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë.

Treguesit më të mirë  jo vetëm si projekt politik por edhe si veprim e sjellje praktike  në favor të demokracisë, për miratimin e Reformës ne Drejtësi dhe për integrimin  më mirë se çdo forcë tjetër politike i ka LSI, te e cila ka sot besim më së shumti edhe te faktori politik perendimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat