Po i vjen fundi, ja hunin ja tirqit apo asnjërin

Opinione

Po i vjen fundi, ja hunin ja tirqit apo asnjërin

Nga: Ali Kelmendi Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:00
Ali Kelmendi

Sot me datë 24.02.17, Komisioni i Pavarur i expertëve tanë meritor doli me dëshmi të pakontestueshme së Kosova po humbë 70.44 Km2 dhe të njëtat po i shtohën sipërfaqës së Malit të Zi i cili gjër me demarkimin e Komisionit tonë qeveritar të Murat Mehës në vitin 2015 kishtë sipërfaqën prej 13.812 Km2 dhe tani atyre po u rritët territori në sipërfaqe prej  13.882.44 Km2.

Nga ana tjetër qeveritarët janë ngritë në kembë me hu n’krah duke bërë presion të paparë ndaj popullatës, rugovasëve, ekspertëve të pavarur, artikujshkruesve, opozitës e më gjëre, për të arritur qellimin e tyre përfundimtar sipas tyre, futjen e demarkimit në kuvend dhe ratifikimin e tij?!. Këta, vetë i paraprinë kësaj krize shtetërore duke formuar edhe komisionin e dytë edhe me të dobët së të parin, apo këtë të dytin komision kontrabandues për t’ua plotësuar qeveritarëve sipërfaqën që gjoja Kosova nuk po humb asnjë milimetër tokë, por në të kundërtën ku komision paska pjellur edhe disa kilometra toke më shumë se sa shkruan në enciklopedinë e ish shteti jugosllav, prej 10. 877 Km2.

Presioni i dytë joprofesional dhe krejtësish i gabuar dhe i ashtuquajtur politik vjen nga zëdhënësja e PE, nga sllovenja Tanja Fajon si përfaqësuese nga Sllovenija, shtet i cili më së pari nuk e ka arrritur marrëveshien më Kroacinë për demarkimin kufitar detar. Mirëpo,i njejti kanë hyrë në NATO dhe në BE dhe ka bërë liberalizimin e vizave pa farë kushtëzimeve. Tani, Zonja Fajon luan cicëmic pa farë turpi dhe insiston që me ?do kusht të ratifikohet demarkacion në kuvend, se gjoja brenda vitit do të bëhet liberalizimi i vizave. Në të kundërtën do të zgjasë me vite?

 Po kush e pyet Znj. Fajon. Kush ka më autoritet, kjo apo Zonja Lunaqek si nënkryetare e PE dhe kjo e fundit thot se: nuk ka liberalizim të vizave pa arrestime në institucionet e larta shtetërore ( Shqiperia e Bashkuar.Al). Të njëjtat paragjykime si Zonja Fajon ka edhe Zonja Apostollova, përfaqësuese e BE në Kosovë. Nuk po e kuptoj së këtyre u është imponuar të flasin siq po flasin apo po ia futin paushall, çka nuk guxon të ndodhë, pasi që edhe kësaj të fundit ia kam dërguar kartografinë mbi vijën kufitare: Çakorr – Hajlë – Kullë, por në diplomaci po ndodhka gjithëçka, pra edhe kjo!

Unë s’po kuptoj së kush po u dashka me u arrestuar në institucionet e larta shtetërore: Në këto institucione të larta siq po flitët sipas Milaim Zekës duket së janë: Hashimi, Kadriu,  Haliti, ….. etj etj.. Atëherë, nëse puna qëndron kështu, pse mu këta po ngutën me e ratifikuar këtë demarkacion të dëmshëm për shtetin me nguti të paparë.?! Mos është z. Ramush në pyetje.  Ndoshta nuk po duan me e ngarkuar samarin më shumë. Po duan me e shkarkaur nga samari, këtë barrë shumë të rëndë për ta.

Nga ana tjetër ambasadori britanik ka deklaruar se: duhet me pasë kujdes se ?ka po votojnë deputetët e Kosovës së Çakorri mundet me shkua me Malin e Zi për interesa të qeveritarëve të korruptuar.

Pastaj vetë deputeti i Malit te Zi, i nderuari Luigj Shkreli, deklaron: se me këtë demarkacion Mali i Zi  i merr territor të Kosovës! Nuk ka asnjë arsye të ndodh kjo, mbaron citati.

Tani po presim se çka do të deklaroj ambasadori amerikan Greg Dellavie pas dëshmive të expertëve të pavarur, profesorëve: dr. Zejnullah Gruda, dr. Shpejtim Bulliqi dhe dr. Florim isufi, të cilët dëshmojnë me argumente së Kosova humbë 70.44 Km2. Me rastin e vizitës simë në ambasadën amerikane par 2-3 muajsh u thashë së ambasadori po insiston gjithnjë në ratifikimin e demarkacionit, por të tre zyrtarët që me pranuan në bisedime rreth demarkacionit reaguan duke thënë së ambasadori na qenka neutral?

U thashë edhe atë së çka kishte deklaruar Xhon Kerry në aeroportin „Adem Jashari“ të Prishtinës.  Kerry: nuk do të mbështesnim asnje marrëveshie që cenon pararësinë e Kosovës.

Po e citoj  edhe ambasadorin amerikan në Tiranë të nderuarin  Donald Lu i cili deklaron si vijon:Kam degjua së shqiptarët janë të besës, por politikanë më të pabesë nuk ka bota.

Dhe në fund po u drejtohëm atyre deputetëve qe do të vendosin“ ja hunin ja tirqit“ Nëse nuk votohët ky demarkacion i rrejshëm dhe i dëmshëm, do të kërkohën bisedime bilaterale me Malin e Zi të cilët janë të obliguar të përgjigjen dhe të japin llogari para nesh dhe ndërkombëterëve se si ju shtua atyre territori për 70.44 Km2, ose do të shkohët në Gjyqin e Arbitrazhit. Tani e drejta është në duart tona.

Të ndëruara deputete dhe deputet, para jush e ne duart e juaja mbetët të votoni pro apo kundër marrëveshies së demarkacionit shtetëror – të dëmshëm dhe antikombëtar nga njëra anë dhe, dëshmive të sotme të pakontestueshme  nga Komisioni i ekspertëve më eminentë qe sot ka Kosova, të cilët me dinjitet, me burrëri, atdhedashuri dhe patriotizëm kombëtar shqiptar e dëshmojnë  dhe  e mbrojnë sovranitetin e shtetit të tyre dhe tonin nga tjetra anë.

Të mos frikësoheni duke e mbrojtur kauzën tonë kombëtare edhe nëse keni kërcenime, ju ofrojnë ryshfet ose ju largojnë nga partitë tuaja në pushtet?! Ju do të mbetëni për popullin shqiptarë heronjtë e vërtetë.  Fuqishëm besoj së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jeni në top listat e deputëtve me më se shumti vota të marra nga populli ynë i dashur për ju edhe për ne. Vetëm përpara. Zoti ju bekoftë juve deputete dhe deputet dhe Kosovën martire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat