18 vjetori i “Masakrës së Rudinës”

Opinione

18 vjetori i “Masakrës së Rudinës”

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 31 mars 2017 Në ora: 12:45
Mr.Donika Hoti

Sot përkujtohet 18 vjetori i ngjarjes së “Masakrës së Rudinës” e njohur si “Masakra e Pastaselit” të komunës së Rahovecit, masakër e cila cilësohet ndër masakrat më të tmerrshme pas “Masakrës së Krushës së Madhe”, ku 106 civil kishin rënë matirë të vrarë nga forca paramilitaret serbe, në mesin e tyre ishin edhe disa mysafirë nga fshatrat e tjerë të Komunës së Rahovecit.

Civilët e ekzekutuar dhe të masakruar ishin nga Rudina ish-Pastaseli, Zatriqi, Polluzha, Kozniku, Guri i Kuq të Komunës së Rahovecit si dhe të tjerë nga Gremniku i Klinës të Komunës së Malishevës, ndër ta ishte edhe profesor Ilaz Gashi nga Komuna e Pejës. Banorët e këtij fshati sa e herë që e kujtojnë këtë ditë ndihen të lënduar, që për vrasjen dhe masakrimin e më të dashurve të tyre për 18 vite nuk është dënuar askush.

Image

Pamjet nga kjo masakër e tmerrshme kishin arritur të depërtohen edhe nëpër mediat e huaja, duket lënë të habitur edhe opinionin ndërkombëtar. Kjo ngjarje ishte vlerësuar si hakmarrje ndaj popullatës civile shqiptare që ju kishte bërë forcat paramilitare serbe për shkak të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së. “Masakrat e Pastaselit” apo e njohuri tani si “Masakra e Rudinës” kishte pasur për qëllim kundërvënien ndaj Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës. Pikërisht ky fshat me 12 maj të vitit 1998 kishte rënë dëshmori Milaim Krasniqi i cili është dëshmori i parë nga ana e Anadrinisë.

Një ditë para se të ndodhte “Masakra e Rudinës”, ky fshat ishte mbushur me dhjetëra mijëra qytetarë të ishin larguar nga fshatrat Senoci, Kaznik, Palluzh, Çifllak, Kramovik dhe nga fshatra e Klinës, Pejës e Malishevës për të kërkuar vend strehim në fshatin Pastasel. Ndërsa nga fshati Kramovik ishin vrarë dhe dy anëtarë të familjes Kelmendi.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar vetëm 13 persona të rreshtuar për ekzekutim nga forca paramilitaret serbe, Ndërsa 10 persona të tjerë mbetën viktima të zhvarrosjes nga varret e tyre që mbeten bosh pa eshtrat e tyre. Forcat paramilitare serbe viktimat e masakrës i kishin nxjerrur nga varri i tyre për t’i ngarkuar në kamionë që t`ua humbin gjurmët dhe identitetin e krimit në mesin e tyre ishin 40 banorë të fshatrave të lartë cekur.

Dy ditë pas zhvillimit të masaskrës 12-13 persona të mbijetuar të këtij fshati i kishin varrosur të gjithë të ekzekutuarit nën presionin dhe kërcënimin e vazhdueshëm duke e rrezikuar edhe jetrat e tyre me forcën serbe. Barbarët kishin ardhur përsëri dhe pas vizitës së tyre kishin vrarë edhe viktima të tjerë, ku këta të tjerët i kishin zhvarrosur dhe duke i ngarkuar eshtra e tyre në kamion për qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit të kryer.

Kërkesa e vetëm e familjarëve të viktimave është vënia e drejtësisë për vrasjen dhe masakrimin e më të dashurve të tyre që ju kishte ndodhur para 18 viteve me parë, ata kërkojnë dënimin e kryesve të këtyre veprimeve kriminale. Njëkohësisht dëshirojnë zbardhjen e fatit të pagjeturve, të zhvarrosurve dhe të zhdukurve nga barabarët, se ata ishin varrosur në një vend.

Kjo ngjarje mbetet njëra ndër ngjarjet më të tmerrshme të anës së Anadrinit, pasi që pamjet e kësaj ngjarje i kishin stepur edhe opinion ndërkombëtar rreth ngjarjeve të ndodhura në Kosovë gjatë periudhës së Borbadimeve të NATO-së, ku në mesin e tyre ishn: fëmijë, gra dhe pleq. Rreth kësaj ngjarje të tmerrshme përpara Gjykatës së Tribunalit të Hagës kishin dëshmuar dy dëshmitarë okullar dhe të mbijetuarit e kësaj masakre e cila e kishte troditur edhe botën në natën e 31 mars të vitit 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat