Bir mos u bën morr por bëhu plesht

Opinione

Bir mos u bën morr por bëhu plesht

Nga: Kalosh Çeliku Më: 26 prill 2017 Në ora: 10:05
Kalosh Çeliku

 “Unë jam çuditur që njerëzit mund të bëheshin martirë për fenë e tyre, kjo gjë më ka rrëqethur. Tani, nuk rrëqethem më. Unë, do të martirizohesha për fenë time. Dashuria është feja ime dhe unë do të Vdisja për të. Unë do të vdisja për ty.” XHON KITS Mund t’i merrni të gjitha, i keni falë pa pare: Kryengritjen e Dervish Carës si “fitore maqedonase” me krahun e djathtë të tij të pushkës, stërgjyshërin tim Kaçakun e maleve Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën e Katllanovës për çlirimin e Shkupit nga turqit, kur ju si “komita” pas lufte pushtuesit i keni gostitur dhe pritur me dreka mbretërore, darka e vajza si “çlirimtarë”.

Asnjë luftë historike deri më sot pa shqiptarët nuk e bëtë si “popull” autokton në këtë vend të përbashkët. Edhe, Luftën e Babait si ballist, përkrahësin e Mithat Frashërit për Shqipëri Etnike! Pasurinë e Babait, dhe librat e mi publicistik e artistik rreth këtyre ngjarjeve historike, por nuk mund ta bleni (nuk keni para e as armë) merrni dot, Nesër: Trurin, gjakun e trashëguar shqiptar brez pas brezi nëpër shekuj! Truri i kaçakëve shqiptar, kurrë nuk është shitur me para për Atdheun. Nuk shitet as edhe sot në Bit - Pazar. Gjithë jetën ka bërë luftë nëpër shekuj, herë me krajl e herë me mbret. Përmëtepër, ai tru edhe sot e kësaj dite bënë Luftë me pushkë e penë.

Ende, është në luftë për liri dhe Shtet Etnik Shqiptar. Kryengritësit shqiptar, Dje i kanë dalur zot me pasuri dhe pushkë Atdheut, sot ne pasardhësit e tyre i dalim zot edhe me penë. Historikisht, shqiptarët në brez i kanë mbajtur nga dy armë luftarake, me gjithë thikë (hanxhar) tre anëtarë në familje. Nëse, nuk shkrep njëra armë në pusi pas ferre, tjetra ka qenë e sigurtë në shkrepje. Patjetër, armikun duhet ta palojë pa shpirt përtokë, në emër të Atdheut. E, nëse edhe kjo rastësisht ngatërrohet me fishek në gojë, thika me dy teha vrik është nxjerrë nga brezi, arma e fundit fytas me armikun.

Arma e sigurtë e Babait, që e mbante nateditë në brez dhe nën jastëk: Dje, për luftë historike. Sot, Unë nga brezi e kam nxjerr penën artistike. E dini, edhe pse e them sot, kaq bindshëm: Shkaku se, gjaku i tyre për Liri dhe Shtet Etnik Shqiptar, ende është gjallë mes varreve në Katund, rrëzë Çukës mes dy lumenjëve: Lumit të Zajazit dhe Tuhinit. Pasmesnate, edhe sot i dëgjoj zërat e tyre dhe krismat e pushkëve për Liri... Shqipëri Etnike... O burra, nuk ka “vëllazërim bashkim” me “vëllezërit” e Njerkës, nuk ka shtet të “përbashkët” shqiptaro -“maqedonas”!

Përderisa, nuk merremi vesh si “vëllezër” me ndarjen e Trojeve Etnike Shqiptare. Shkaku, se: Nuk ka pasur edhe atëherë paqe në Ballkan me “Marrëveshjen Historike Shqiptaro - bullgare”, kur Shkupi, Kumanova, Velesi, Prilepi e Manastiri, kanë mbetur jashtë Shtetit Shqiptar - “Shqipërisë Madhe”. Problemin politik në Ballkan, që zvarritet me shekuj në histori, e zgjidh vetëm Çështja Shqiptare. Fundi i këtij problemi historik në Ballkan, është Shteti Etnik Shqiptar me gunën e zezë dhe mëngët e strukes hedhur krahëve. Zërin e Babait, që shpeshëherë ma përsëriste atë thënien e tij antologjike netëve të gjata të Dimrit Mdh pranë oxhakut: bir, mos u bën morr, por bëhu plesht! Hop, kërce, përtej gardhi në Livadh! Porosi historike, që unë tashti në pleqëri e kam kuptuar se, ku e ka pasur fjalën (porosinë).

Babain me dhunë, asaj kohe deshën edhe ta përzënë si “turk ehamdurila”, në Turqi. Xhandari i serbit, kur e takoi në Çarshi të Kërçovës me kësulën e bardhë në kokë me thikën e “nagantin” në brez, i tha: Çka pret, pse edhe ti nuk ikë në Turqi? Prit pak, i tha Babai sa ta hudhë struken: Ja, pse nuk ikë hë për hë në Turqi. E zdepi çotek me grushta para syve të pazarxhinjëve xhandarin e serbit në mes të Pazarit të Kërçovës. Edhe, i tha: Nuk është “musliman me Din e Iman” ai, që përpara se të jetë shtiptar, është “musliman” me pesë vakte në xhami. Dudumët, që në Ditën e Librit, përmes shoqatave botuese “shqiptare”, shtëpive botuese, unioneve të studentëve, shoqatave “humanitare” e emisioneve për fëmijë reklamojnë shamia turko-arabe, ilahi e libra fetar, përpiqen në Ditën e Sotshme të bëhen edhe më “muslimanë” se, Ismail Qemali e Sami Frashëri, nuk janë as “muslimanë” e as shqiptarë.

Mirë, them Unë: Po, si nuk u teket këtyre organizatorëve që aq shumë e duan librin shqip, të reklamojnë një kësulë të bardhë të Bajram Currit, një veshje kombëtare shqiptare, një vjershë të Rilindasëve Shqiptar?! Im Vëlla, Ramë Çeliku shkonte edhe më larg. Mësues i asaj kohe, në Vrutok të Gostivarit, Zajas dhe Cërvicë të Kërçovës. Shkaku, i hapjes së dy paraleleve të gjimnazit për herë të parë në gjuhën shqipe në Kërçovë (1965), përndjekjeve të papara të atij sistemi të egër komunist për asimilimin e shqiptarëve, qe i detyruar me shokët veteranë të arsimit shqiptar, me dhunë shkaku presioneve policore ta lënë vendlindjen, ikin në Paris. Edhe, atje e ndiqnin këmba - këmbës rrufjanët. Shoku i Shkollës Bujqësore për agronom (E. M.) nga Dibra, në Manastir me të cilin e ndanin dhomën, bukën e gojës, brushën edhe pastën e rrojes e spiunoi asaj kohe në polici se, punon për “Shqipëri të Madhe”. Mezi e shpëtoi kokën duke ikur në Paris.

Ndërsa, shoku i tij “besnik” i banesës, edhe pse nuk ishte nga Kërçova për merita të spiunit, u shpërblye me postin e merituar si shef policie në Kërçovë. Përçudi, edhe në Paris përsëri e ndiqte mu ai shoku i tij “besnik” i shkollës. Vetëmse, kësaj radhe jo si cimer dhome, por si shef policie me porosi zyrtare. Shërbimi sekret jugosllav e inçizonte edhe në Paris duke kënduar këngë “nacionaliste” e pjesmarrje në demonstrata të shqiptarëve, dhe kur vinte në vendlindje e thirrnin në biseda informative duke ia marrë pasaportin si “armik” i shtetit.

Zërin e tij kryengritës, edhe sot e dëgjoj nga varri: kur, shpeshëherë vinte për pushime në vendlindje. Nën hijen e Lisit midis Livadhit, këmbëkryq më thoshte përsëgjalli: më mirë të jeshë mace ose qen i një gruaje françeze, sesa: banorë i këtij shteti “komunist” antishqiptar jugosllav. Frikë kam sot, se: ato burra pushke do të më shpallin “tradhtar” për Luftën time me penë?! Përshkak, se: as mund të ik, e as të rri rehat në vendlindje. Nga të katër anët i rrethuar me provokime e presione neokomuniste dhe dhunë partiake si shkrimtar. Problemin e zgjidhjes të Çështjes Shqiptare, duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët.

Dhe, jo këto “politikanë” të arratisur e shitur për pak para si argatë në Qeverinë e “vëllazërimbashkimit”... Shtetin e “përbashkët” të Njerkës, Babait (Tatkoto). Përmëkeq, rrufjanët ende vazhdojnë të përdorin inskenime politike e dënime të papara deri më sot policore në familje: tek gruaja dhe fëmijët, ende pa vende pune, në këtë Shtet të “përbashkët” policor antishqiptar. Vite me radhë duke më ndjekur mua si shkrimtar (mësues) nëpër malet e Shkupit (1980 - 1995) si i dyshimtë dhe “armik” i shtetit, gjoja se jam i dërguar nga Kosova. Dhe, Çështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë.

Që, nga viti 1995 e deri në pensionin e Gruas 2016 (21 vjet), i papunë në institucionet e shtetit të “përbashkët demokratik” (ende gjallë), hap pas hapi si i “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët”. Gruas duke i bërë presione në punë që ta nxjerrin kundër meje si shkrimtar me lloj - lloj inskenimesh policore. “Patrioti” Melez i vonuar (K. M.), kur do të emërohet në postin e Zv. Drejtorit nga Nëna Parti dhe “miku” i tij “Abazi” do ta përzë edhe nga puna e Emisioneve për fëmijë në TVM, vetëm e vetëm, pse është gruaja e Kalosh Çelikut?! Shteti i “përbashkët” në prag të pensionimit (2016), dhunshëm pa asnjëfarë paralajmërimi do ta fshi nga Regjistri Qëndror SHGB “ASDRENI” (1992 - 2016) duke ia mbyllur llogarinë rrjedhëse dhe plaçkitur me dhjetëra mijëra marka.

Shtëpi Botuese e cila deri më sot ka botuer mbi 1.000 tituj të librave nga Letërsia Shqiptare dhe ajo botërore, që është mbajtur gjallë me arat dhe malet e Babait. Shtet, në të cilin ndiqen shkrimtarët kryengritës dhe mbyllen, revista letrare, gazeta, Shtëpi botuese të librit shqip, kur në çdo hap lirshëm hapen në çdo çoshk bordele e kazino, lulëzon me të madhe droga dhe korrupcioni me kriminalitetin, për mua nuk është shtet mik demokratik. Moti e kam thënë publikisht nëpër shkrimet e mia publicistike, se: Unë, nuk jam kundër shtetit, por shteti me vite është kundër meje si shkrimtar shqiptar...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat