Shkolla daltoniste e ”kombit kosovar”

Opinione

Shkolla daltoniste e ”kombit kosovar”

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 3 korrik 2017 Në ora: 14:44
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

-Amerika, Evropa  dhe më se 100  shtete të OKB-së kanë njohur shtetin e Kosovës, jo kurrfarë “kombi kosovar”, edhe pse  në gjuhën angleze shpeshherë  shkruhet dhe flitet sintagma  politike “kosovar nation”, kjo assesi nuk do të thotë “komb kosovar”, por vetëm  “shtet kosovar”, përkatësisht nënkupton shtetin e Kosovës, jo “kombin” e Kosovës, siç e ka keqkuptuar Nexhmedin Spahiu me “veprën” e tij  skandaloze “Foshnjëria e kombit kosovar”,2014.
 
Derisa autori i “kombit kosovar” Nexhmedin Spahiu të vazhdojë me ngatërrimin e qëllimshëm a të mungesës së njohurive  të tij profesioniste të nocionit “komb” dhe  të nocionit “shtet”, duke mos ditur se  në anglishte  “nation” shpeshherë përdoret në kuptimin e nocionit “shtet” (state) dhe “vend” (country) jo në kuptimin simetrik “nation=komb”, rezultati  teorik do t’i dalë vetëm një zero e madhe, duke qenë se  këto dy terma diametralisht dallojnë nga njëri-tjetra, edhe pse  krijojnë përshtypjen se janë sinonime, nuk janë të barasvlershme. Këtë duhet mësuar, së pari, Nexhmedin Spahiu, autori-babai i “kombit kosovar”, siç e ka shpërpallur vetën në opinionin publik vendor. 

Lexo edhe këtë: “Kombi kosovar” synon zhbërjen e kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe


 Mirëpo,  pavarësisht nga vetëkënaqësia  pozitiviste e “arkitektit” N. Spahiu, asnjë nga komunitetet ekzistuese në Kosovë nuk pjerdhin për  “kombin kosovar” të Nexhmedin Spahiut, sepse ai nuk ekziston as në tokë e as në qiell, veç në  daltonizmin politik të N. Spahiut, i cili, kursesi të shërohet nga kjo sëmundje  patologjike antishkencore.
Këtë e provon edhe fakti se mbi  10 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë SHJQIPËRISË ETNIKE  me ngulmë dhe me plotë të drejtë  pohojnë se në Kosovën shqiptare nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, kurse një diletant tekanjoz(nga Mitroica e Kosovës) pohon të kundërtën, duke harruar maksimën e materializmit dialektik shkencor, se një  studiues serioz, që pretendon të bëhet shkencëtar, moralisht dhe profesionalisht, është i detyruar t’u nënshtrohet vetëm kritereve, rregullave, normave, fakteve dhe argumenteve të qëndrueshme  shkencore, jo përrallave dhe propagandës së injorancës së kafeneve të  karagjozëve të  klaneve dhe  të kurzhokëve të ndryshme politike dhe partiake, si dhe tekave e veseve puritaniste  dhe daltoniste, me qëllim të bastardimit  dhe të prostituimit të shkencës së mirëfilltë.
 
-Kur thuhet dhe shkruhet madje në frymën “akademike shkencore”, se  në Kosovë po ekzistuaka njëfarë “kombi kosovar”, atëherë, duhet numëruar edhe argumentet, mirëpo, si të pasqyrohen argumentet, kur ato mungojnë, sepse  as de fakto e as de jure, sipas Kushtetutës, Kosova nuk është “shtet kombëtar”, por  “shtet  i shtetasve të saj” domethënë është shtet multietnik, jo  kurrfarë “kombi  kosovar”, sepse diç i tillë nuk ekziston në Kosovë.

Kosova nuk është shtet-komb

-Andaj, nga i lindi ideja imagjinuese N.Spahiut, që të sajonte produktin hibrid të tij, të quajtur  “komb kosovar”?!

Ku është këtu logjika racionale dhe argumenti shkencor, që do ta justifikonte këtë tezë eklektike  të “kombit kosovar”?!

Sepse as Kushtetuta e Kosovës (2008) e as Plani i Marti Ahtisarit (2007) nuk e cilësojnë Kosovën si “shtet-komb”, por vetëm si shtet demokratik multietnik të shtetasve të  Republikës  së Kosovës. Po ashtu, as qytetarët e Kosovës, nuk njohin kurrfarë “kombi kosovar”, sepse ai nuk ekziston si i tillë në Kosovë, por vetëm se është një  fiks ide dhe një emërtim abstrakt që jeton vetëm në psikologjinë politike të  “krijuesit” të tij, N.Spahiu.

Shkolla  e  falimentuar e  “kombit kosovar” 

Jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por, as  Amerika, as BE-ja e as 100 shtete të tjera të OKB-së, që e kanë njohur Kosovën (17 shkurt 2008-2017) nuk kanë njohur kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm shtetin e Kosovës. Ky është argumenti i parrëzueshëm, që përgënjeshtron pseudoshkencën  fantazuese të kombit të imagjinuar (por, jo sipas teorisë shkencore të autorit Benedict Anderson për komunitetet e imagjinuara)  dhe të trilluar kosovar të Nexhemedin Spahiut. 

Prandaj, nuk është etike e as kurrfarë diturie akademike e autorit të “kombit kosovar”, që t’i ofendojë  oponentët e tij, të cilët flasin me gjuhën e fakteve dhe të argumenteve (sipas teorisë normative), duke mos u pajtuar me diletantizmin antishkencor të tij.
 
Kjo është detyra etike dhe profesioniste e çdo shkencëtari, pavarësisht se kush gjendet në “shënjestër” të kritikës, s’ka rëndësi as emri, as titulli, as përkatësia nacionale, racore, rajonale dhe religjioze etj., sepse shkenca ndërtohet vetëm në bazë të normave të saj metodologjike, të fakteve dhe të argumenteve të qëndrueshme, jo në saje të përfoljes kuturu të diletantëve të ndryshëm, të cilët në mungesë të argumenteve shërbehen me intriga, me sharje dhe me gënjeshtra, me qëllim të vulgarizimit të çështjeve të caktuara nga fushat e ndryshme shkencore qoftë me karakter të brendshëm kombëtar apo me atë ndërkombëtar universal.
 
Gabimisht, Spahiu ka “përkthyer” Ahtisarin
 
-Ja, po citojmë në original këtë  paragraf të  Planit të  Marti Ahtisarit për Kosovën: “1.7 Kosovo shall have its own, distinct,national symbols, including a flag, seal and anthem, reflecting its multi-ethnic character.” (http://pbosnia.kentlaw.edu/Comprehensive%20Proposal%20for%20the%20Kosovo%20Settlement.pdf), të cilin Nexhmedin Spahiu e ka përkthyer kështu: “Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare (jo, nuk është fjala këtu për “simbole kombëtare”, por për simbole shtetërore – M.H.), përfshirë flamurin, stemën dhe himin, të cilat pasqyrojnë karakterin e saj multietnik.” (Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, 2014: 173-174).
 
Në përmbajtjen e këtij paragrafi në anglisht, sintagma “national symbols”,  në shqip nuk e ka kuptimin “simbole kombëtare”por “SIMBOLE SHTETËRORE” me përmbajtje multietnike (shqiptarë, serbë, turq, romë, ashkalinj, myslimanë boshnjakë, goranë, kroatë, egjiptianë), sepse Kosova sipas Kushtetutës (15.06.2008) nuk është shtet kombëtar, si rrjedhim, edhe nuk ka simbole kombëtare, por vetëm simbole  shtetërore: flamurin, stemenën dhe himnin. Kjo është e tëra de fakto dhe de jure, kështu thotë edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 qershor 2008: “Neni 1.  Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.  Neni 2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve  brenda kufijve të saj.” (http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf).
 
Fatkeqësisht, edhe kjo paradigmë e interporetuar gabimisht ( pa asnjë argument), e përgënjeshtron këtë konstatim tendecioz dhe subjektiv të Nexhmediin Spahiut: “ Është e turpshme që Presidenjta, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri  i Kosovës nuk e dinë se Plani i Marti Ahtisarit flet për  kombin kosovar, jo vetëm në mënyrë implicite, por edhe  eksplicite.”?! (N.Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, 2014:173). 

-Shih çfarë ofendimi ky, vërtet i turpshëm dhe i pajustifikueshëm ndaj titullarëve të shtetit të Kosovës, se gjoja, këta sipas “ shkencës” së N. Spahiut “nuk po e ditëkanë se “Plani i Ahtisarit flet për kombin kosovar”!? 

Përkundrazi, në këtë rast konkret, në lajthitje është  vetë autori i “kombit kosovar” Nexhmedin Spahiu, i cili naivisht ka ngatërruar konceptet “komb” dhe “shtet”. Prandaj, ky vazhdimisht në stilin e “papagallit” e përsërit gabimin  kardinal se gjoja ka zbuluar “kombin kosovar” me  “simbolet kombëtare”  të tij : Flamurin, stemën dhe himnin. Mirëpo, në thelb, nuk kemi të bëjmë as me “kombin kosovar” e as me “simbolet kombëtare” të tij, por vetëm me “shtetin kosovar” dhe me “simbolet shtetërore” të tij. Ky është argumenti, që nuk mund ta rrëzojë asnjë tezë  e tredhur dhe asnjë pohim i gabuar, absurd dhe iracional i Nexhmedin Spahiut, shprehur në me paçavurën  e tij me titull “Foshnjëria e kombit kosovar”(2014). (vijon)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat