Për një martesë të suksesshme

Opinione

Për një martesë të suksesshme

Nga: Dedë Palokaj Më: 1 gusht 2017 Në ora: 19:14
Dedë Palokaj

Koha e dasmave erdhi. Bashkë me ardhjen e verës dhe mërgimtarëve tanë në Kosovë ka nisur sezoni i vrullshëm i dasmave shqiptare. Kush më shumë e kush më pak, të gjithë brenda disa ditëve, shpenzojnë mijëra euro të mbledhura me mund, gjatë tërë vitit kalendarik. Megjithatë, kosovarët sado që konsiderohen si populli më i varfër në Evropë, kur është puna te dasmat, nuk ngurrojnë t’i shpenzojnë edhe centët e fundit, besa edhe të marrin hua apo kredi. Populli i varfër s’kursen asgjë për dasma! Pas trendit të shëtitjes së nuses dhe dhëndrit me limuzina amerikane, tani kanë fulluar martesat me aeroplan trendi më i ri në Kosovë.

Kur e përmendim familjen në kohën e sotme, ngjallët asociacioni i fjelës krizë. Mirëpo nëse themi se martesa është në krizë, nuk kemi thënë asgjë të re. Sepse botën e ka përfshirë një epodemi e paparë rrënuese e shkurorëzimeve. Statistikat tregojnë se çdo e treta familje në botë përfundon me shkurorëzim. Në familjen e Bashkimit Evropian po ndodh një epidemi e shkurorëzimeve të bashkëshortëve që nuk është parë ndonjëherë. Kjo sëmundje si kolerja e keqe ngjitëse me të madhe është përhapur edhe ndër ne në Kosovë si dhe në trojet shqiptare. Vala e ndarjes së bashkëshortëve që po përvëlon jetën e familjare e që shkakton shqetësime me pasoja të padëshirueshme, ka pushtuar shumë familje shqiptare si në qendra urbane ashtu edhe në ato rurale. Edhe familjet tradicionale shqiptare - familjet e njohura për kah nderi, bujaria, kultura dhe tradita e begatshme u prekën nga përplasjet deshpruese të shkurorëzimeve. 

Martesën nuk e definon ceremonia dasmore, por ndërtimi i përditshëm i jetës bashkëshortore. Këtu qëndron çelësi i zgjidhjes së të gjitha problemeve martesore. Mjerisht këtë fakt nuk e kanë kuptuar dhe nuk e jetojnë të gjithë.

Për fat të keq, hyrja në martesë - vetëm akti i kurorëzimit shpeshherë është bërë një formalitet ose një arsye e fshehtë për shkurorëzim (po kurorëzohemi sot për dokumente zyrtare që më vonë të shkurorëzohemi përsëri). Kështu shumë martesa që në fillim dështojnë dhe prishin lidhjet familjare ku bashkëshortet nuk mund të jetojnë bashkë njëri me tjetrin.

Disa thonë: “Po martohemi se u lodhëm së bashkëjetuari. Shumë martesa janë të acaruara - janë në gjendje të vështirë dhe të ashpërsuara. «S’duroj dot më!» A i keni dëgjuar ndonjëherë njerëzit t’i thonë këto fjalë për martesën e tyre? Shumë çifte shpejtë zhgënjehen nga partneri, nga martesa, nga dashuria, madje ndonjëherë edhe nga jeta. Mjerisht shumë nga këto çifte nuk kanë asgjë të përbashkët, veç çertifikatës së martesës dhe shtëpisë ku jetojnë.

Familja në krizë

Kah po shkon familja e sotme? Kur përmendet familja në kohën e sotme, ngjallët asociacioni i fjalës krizë. Nëse themi se martesa është në krizë, nuk kemi thënë diçka të re. Sepse botën e sotme e ka përfshirë një epidemi e paparë rrënuese e shkurorëzimeve. Statistikat e fundit tregojnë se çdo e treta familje në botë përfundon me shkurorëzim.

Në familjen e Bashkimit Europian po ndodh një epidemi e shkurorëzimeve të bashkëshortëve që nuk është parë ndonjëherë. Kjo sëmundje si gërbula ngjitëse me të madhe është përhapur edhe ndër ne në Kosovë dhe në trojet shqiptare. Vala e ndarjes së bashkëshortëve që përvëlon jetën familjare e që shkakton shqetësime me pasoja të padëshirueshme, ka pushtuar shumë familje shqiptare si në qendra urbane ashtu edhe në ato rurale.

Edhe familjet tradicionale shqiptare - familjet e njohura për kah nderi, bujaria, kultura dhe tradita e begatshme u prekën nga përplasjet dëshpëruese të shkurorëzimeve. Për fat të keq, hyrja në martesë - vetëm akti kurorëzimit shpeshherë është bërë një formalitet ose një arsye e fshehtë për shkurorëzim (po kurorëzohemi sot për dokumente zyrtare që më vonë të shkurorëzohemi përsëri). Kështu shumë martesa që në fillim dështojnë dhe me dhembje të thellë i prishin lidhjet familjare ku bashkëshortet nuk munden të jetojnë bashkë me njëri - tjetrin. Siç prishët lehtë kasollja pa themel e ndërtuar prej balte, ashtu edhe shumë bashkëshort e prishin jetën bashkëshortore dhe familjare. Sepse martesë do të thotë familje, e familja është e shenjtë.

Ditët e mira dhe të këqija

Jeta nuk është çdo herë e lehtë. Problemet që shtron koha e sotme janë të shumta. Ka momente të këndshme jetësore dhe të ëmbla që na japin gëzime dhe kënaqësi, mirëpo ka momente të rënda që na plandosin përtokë moralisht dhe shpirtërisht. Këto përplasje njeriu i përjeton deri në thellësinë e zemrës me lot dëshprimi e hidhërimi ku s’din as vet se kah t’ia mbajë. Nganjëherë mosmarrëveshjet dhe konfliktet në mes dy njerëzve, dy palëve dhe dy bashkëshortëve janë aq të ashpra sa që njeriu nuk mundet vet t’i zgjidh ato.

Sfidat e jetës martesore

A ka shpresë për një martesë - për një jetë të lumtur dhe të qendrueshme

martesore? Pse shkelen premtimet martesore? Ku qëndron shkaku i mosmarrëveshjeve? Pse kaq shumë familje e kanë humbur kurajën, kan rënë në fatkeqësi martesore dhe jetojnë pa fat të mirë? Ç’është ajo që ka përmbysur rendin, marrëdheniet dhe tryezën e bukës martesore dhe familjare? Për ç’arsye ndodhin këto gjëra kështu? Pse tregohemi kaq të varfër, jo solidarë dhe të painteresuar që t’ju ndihmojmë familjeve në krizë, kësaj sfide kaq të madhe shoqërore ku në radhë të parë viktima të vërteta janë fëmijët?

Marrëzia martesore pa dashuri

Shumë e kanë rënduar familjen e sotme keqkuptimet, problemet, përçarjet dhe mosmarrëveshjet e mëdha ku në vend të dashurisë dhe lumturisë thellohën përçarjet, urrejtjet dhe armiqësitë! A mund të jetë martesa dhe familja e qëndrueshme pa dashuri? Në këto situata të rënda është mirë të kesh mbështetje në dashurinë e dikujt i cili don të të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve jetike. Sepse nëse njeriu është vetëm, atëherë përherë është në shoqërinë e keqe.

Në kohën e sotme njerëzit i mësojmë mbi çdo gjë, por jo edhe si duhet jetuar. Thuhet se nëse lundërtari ka humbur në det dhe nuk din se kah cili bregdet duhet të lundroj me lundrën e tij, atëherë asnjë stuhi nuk i shkon përshtati.

Lejoni veten të jeni të lumtur

Jeta është krejt ndryshe kur jemi të lumtur. Të gjithë vrapojnë pas lumturisë si fëmijet e vogjël pas fluturave. Dikush vrapon për në shtëpi për të qenë i lumtur e dikush tjetër për fatin e keq të tij. Që nga sot mos vrapo pas lumturisë sepse ajo nuk është në shitje, por diku tjetër. Shiko se gjërat e mira janë të thjeshta dhe pa pagesë. Ato nuk na vijnë të ndërlikuara, por të thjeshta, të ngrohta, si kënaqësi të vogla në ato vende dhe në ato çaste ku ne më së paku i presim.

Martesa është një institucion, është një univers në vete, një art për t’u zbular, është rrethi i florinjtë në gisht, është hapi drejt altarit, janë duart që bashkohen, sytë që betohen, janë zemrat që rrahin fort. Është papjekuri dhe papërgjegjshmëri të mendosh martesën si shpëtim dhe arratisje nga realiteti apo skamja. Është çmenduri të biesh pre e impulseve erotike ose kapricave sentimentale. Kjo do të thotë që s’ke minimalisht as idenë më të vogël, se çfarë nënkupton një jetë së bashku. Shpeshherë, martesa konsiderohet një premtim romantik ose një marrëveshje ligjore. Por premtimet shkelen lehtë dhe sapo nisin problemet e para nxitohet t’i ipet fund martesës. Shkolla martesore është aq e rëndë sa që shumica e përsërisin klasën, thotë Augustin Korpar. Një porosi për qiftet bashkëshortor: QËNDRONI BESNIK NË DASHURI DERI NË VDEKJE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat