Reforma në Facebook

Opinione

Reforma në Facebook

Nga: Fadil Lepaja Më: 6 shtator 2017 Në ora: 10:08
Fadil Lepaja

Mirë boll! Kësaj radhe gjithçka eci ma shpejt.Prapa dyerve të mbyllura, u krye pazari, dhe u nënshkrua marrëveshja për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Kosova, shpëtoi. Ata që patën më pak vota i patën më të vlefshme. Gati të arta. Kush ka vota, botën ka. Sepse aq vota mungonin për t' i hipur sërish , edhe për katër vite. Pushtetit de. Menduat se do të thosha me i hipën popullit? Jam i kujdeshëm unë.Të vërtetën e them të mos tingëlloj aq tmerrshëm si është.

Pastaj, ani çka? Pavarësisht të gjithave, as sovrani, pra qytetarët nuk e përballojnë dot të shohin shtetin e tyre të ecin këmbë. Shteti, janë ata. Ata e bënë, shtetin kala, me gurë. Një për vete, një në shtet. Dalngadal edhe shteti po bëhet. Kullat , falë zotit janë kryer moti. Qytetarët, të izoluar si janë, të varfër, prapseprap e marrin si ofendim kolektiv, me pa shtetin duke ecur këmbë. Kanë të drjetë gjithsesi! Ata janë sovrani.

Kësaj radhe, nuk na munduan shumë, dhe gjithçka eci më shpejt. Nuk u deshën gjashtë muaj, edhe pse as emoccionet nuk munguan. Qysh po shihet, drama do të jetë pjesë edhe e kësaj qeverisjeje që u ngjiz në Ajvali. Katër vitet e ardhshme të shërbimit ndaj qytetarëve sipas fillimit, poashtu duket se do të jenë atraktivr. Definitivisht, nuk do vdesim nga monotonia.  Populli i ka lënë serialet turke se nuk po kanë mjaft dramë dhe po i përcjell seancat e parlamentit dhe takimet e të gjithëve, me të gjithë në përpjekje për me e ba matematikën fituese. 

U pa puna. Deputeti ma i vjetër kësaj radhe nuk u tregua si Flora, përkundër elementeve komike që futi në dramë. Nuk ishte ai "AS"- i nënë mëngë i cili zakonisht e vendosë fatin e lojës. As deputetja më e re,  edhe pse për një çast ashtu u duk.

AS- i ishte deputeti më i pasur. Nuk kanë thënë kot se  paraja e sjell dynjanë, lëre më këtë lagjen tonë të vogël. Si duket ka më shumë "cash" se vet  Presidenti, i cili sipas legjendave urbane, është njeriu më i pasur në vend. Edhe mund të ketë, më shumë, nëse i ka deklaruar të gjitha!

Qysh ndodhë zakonisht, ata që po mbeten në opozitë, po duken të paknaqur. Facebooku po qet tym, e hajt. E ventilimi kërkah. Kjo pajisje moderne për gjithçka, nuk ka oxhak për ventilim. Me të vërtetë po ua them, se facebook-u është gjithçka: edhe armë edhe lule në dorën e dashnorit të zjarrtë. Ai është edhe dritare edhe derë e blinduar. Me ta ba bllok gruaja në fb, as mos shko në shpi. Mos të flas për destinimet e tjera të këtij mega rrjeti social. Aty mundesh me ja ngjitë lemzën nënës së secilit politikan apo personi publik.  

Mundesh me u sha edhe me personalitete historike që kanë jetuar qindra apo mijëra vjet më parë, e mundesh edhe me i rreh shpulla. Me shumë gjasë zhvillimi i mëtejm I "FB" do të kërkojë çasje të drejtpërdrejtë edhe në parajsë apo në ferr. Veç kur të shohim se kanë filluar të reagojnë. Llajk , drejtpërdrejtë nga Parajsa. Apo , marrëveshja e re për qeverinë përshëndetet drejtpërdrejt nga rrethi i politikës, nga Ferri. Edhe ashtu, realiteti virtual është ba më real se ai (meta)fizik. Feja e ka kapur për flokësh shkencën, e politika qytetarin!

Pra, Facebook-u, ose shkurt "FB", si e dini të gjithë, ka veç dritare por edhe ato nuk hapen, por... mundesh përmes tyre llaf me ba. Nejse, Zukerberg, të lutem merre parasyshë, situatën ndër ne dhe  bëjë diçka për Ballkanin, e posaqërisht për neve shqiptarët. Për shembull, në MSN përfshije edhe gishtin e mesëm si formë shprehëse, edukative, dhe mëse efektive. Sidomos në politikë. Mos të jetë falas. Bëje një dollarë përnjë përdorim. Shumë shpejt vetëm falë nesh, të premtoj se  e kalon Bill Gates, në listën e Forbes, të bilionerve. Edege për ne do të ishte shpëtim, vëlla. Një gisht, sa njëmijë fjalë, ka thënë dikush.Edhe nëse nuk e ka thënë, do e thot, pa merak.
Mendoje edhe një shenjë tjetër, origjinale, kosovare, që do të quhej “a po më del fer”.  Këtë bëje me kosto më të lartë të përdorimit. Së paku 10 euro. Të rrihen vetëm ata që kanë para, se atyre ua mban xhepi edhe për advokat, nëse i padisin. Për dizajn, mos u brengos. E kemi ne kampionin global për dizajn. Ti po e njeh Fisin? "NEWBORN" njeri ?! Të kujtohen kosvarët  në spotin e famshëm nga CNN, ku "B" ishte gjymtuar në "P" duke i dhënë krejt tjetër kuptim fushatës qeveritare? Ne e kemi harruar, se ne harrojmë shpejt.  Po de, e dijta se të kujtohet. 

Edhe Blerandi, mundet me të ndihmue. Për të nuk po të pyes nëse e njeh. Edhe nëse e ke njohur, më nuk e njeh. As veten ka gjasë nuk e njeh. Fatkeqësia e politikës vëlla, sepse politika në një vend pa shtet është vazhdim i luftës me mjete të tjera. Me të gjitha mjetet. Mos pyet më tutje. OMERTA, vlla! 

Edhe gishtin përpjetë, gjithqysh duhet me e modifikue. Për neve bëje të veqantë. Duhet të jetë me gjithë mëngë të setres, me manzheta të bardha dhe me pulla me inicialet HTH. E dijmë ne kuptimin, pa merak!

Tjeter, çka me ba, nergut për ne? Ka shumë, Mark. Duhet  reformë serioze, vëlla. më e thellë se ajo në drejtësi, por mos të lodhë ty me hallet tona ditore. Ke hallet e botës, ti. Po flasim vetë për atë ku mund të na ndihmosh.

Po, se gati harrova. Na duhet edhe një shirit, me i mbulue përmendoret, sidomos ato nëpër sheshe, kir përdoret pulla "LIVE".  Ato duhet të jenë, inteligjente, të aktivizohen vet në ekran kur del ndonjë imam, dijetar apo adhurues i perandorive. Po i pengon Gjergji, për shembull. Edhe Shën Tereza në versionin shqiptar, duhet të ketë tjeter shami. Ose, më thjesht le të aktivizohet shiriti. Na e lehtëson jetën, Mark. 
Pra, i dashur Mark, mendo seriozisht për reforma. Për para mos nij. Ka shteti jonë i varfër, sa të duash. Për fushata gjinden.

Për fund fare, mendoje edhe një ikonë, që të duket si një  mama , me shami të zezë, të cilën tërë kohën e mërthen lemza. Sigurisht, po e kupton përse i mërthen lemza nënat e politikanëve te ne? Qytetarët e kuptojnë Mark! Populli ynë është i edukuar. Nuk shjnë shpesh. Dikur thoshim: "... bota nënën" , por tash që na ndodhi, më nuk po e përdorim Populli ka frikë, edhe të lutet e lëre më të shaj, Mark, Mjafton lemza. 

Kjo i kontribon edhe paqes. Edhe me pare, bëje se  ka përfitime. Ëndërr kolektive e kemi, me ba me lemzë, mamanë e dikujtë.

Kaq, kësaj radhe,i dashur Mark. Duhen reforma. Mund të vesh edhe taksë për të gjitha postimet e politikanëve në FB. Edhe për mediat, se e njejta shtëpi,janë. Ato janë instrumente të politikës.... Janë ato mjetet e tjera që kur duan ndezin luftë, e kur duan e bëjnë paqe. Kaq!

Po ja fus kot, e kuptove? Ta hodha, vëlla! "Facebook" është i përsosur. Mos e orek, se e prishë. U knaqëm, e hajt....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat