Politikat shtypëse të autoriteteve serbo-sllave në pretekstin të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve

Opinione

Politikat shtypëse të autoriteteve serbo-sllave në pretekstin të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 shtator 2017 Në ora: 12:26
Ragip Guraziu

Aleksandër Rankoviçi, që në atë kohë ishte kreu i sigurimit dhe Zëvendëspresident i Jugosllavisë, nën pretekstin e luftës kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, sigurimi ndërmori një fushatë frikësimi kundër shqiptarëve. Zyrtarët e sigurimit ndërhynin në të gjitha  aspektet e jetës dhe mbanin rreth 120,000 dosje sekrete për shqiptarët e dyshuar. Në shumë raste e kryesisht gjatë fushatës për “mbledhjen e armëve”, në vitin 1956, sigurimi përdori  dhunën dhe terrorin, përfshi edhe vrasjen e shumë shqiptarëve të dyshuar për veprimtari nacionaliste.  Pjesëtarët e sigurimit edhe këtu, ashtu si dhe gjetkë, kryenin edhe shkelje të rënda të ligjit. Gjatë një gjyqi të fshehtë në korrik 1956, një grup kosovarësh të shquar u dënuan me burgim nga dy deri në 12 vjet “për akte kriminale kundër popullit dhe shtetit.” Nga një hetim i mëvonshëm doli se gjyqi ishte montuar nga njerëzit e sigurimit, që përdorën dëshmitarë të rremë, si dhe ‘metoda drastike të torturës, mashtrimit, shantazhit dhe fabrikimin e provave me qëllim për të ngritur akuza false’. Sigurimi ushtronte presion ndaj shqiptarëve edhe për të emigruar. nga viti 1953 deri në vitin 1957 emigruan rreth 195,000 shqiptarë, shumica e të cilëve nga Kosova dhe Maqedonia. aty nga viti 1966, numri i shqiptarëve, të detyruar për të ikur nga Jugosllavia arriti në 230,000.

Shqiptarët diskriminoheshin edhe në rrafshin ekonomik. Autoritetet jugosllave nuk i dhanë asnjë përparësi zhvillimit të Kosovës dhe viseve të tjera, të banuara nga shqiptarët, ku binte në sy prapambetja ekonomike. Motivet që impononin një qëndrim të tillë duket se kishin karakter politik. Kontributi i shqiptarëve për fitoren e komunistëve konsiderohej minimal dhe Beogradi nuk shihte ndonjë ngutje për t’i dhënë ndihmë kosovës. Për më tepër, pas prishjes me bllokun sovjetik dhe përkeqësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Tiranës, viset në kufi me Shqipërinë konsideroheshin si vende mjaft të cenueshme për zbatimin e projekteve industriale.

Megjithëse dukej qartë që Kosova ishte rajoni më i pazhvilluar i Jugosllavisë, deri nga fundi i viteve 1950 ajo nuk renditej si e tillë dhe nuk kishte të drejtë për fonde të veçanta zhvillimi. Pas vitit 1958, qeveria Federale dha ndihmë, por ajo ishte e pamjaftueshme për të shpejtuar zhvillimin e rajonit. investimet për frymë në Kosovë ishin shumë poshtë mesatares Jugosllave. kështu, gjatë periudhës 1947-1956, investimet totale për frymë ishin 36 për qind e mesatares Jugosllave, kurse gjatë viteve 1957-1965, 59.1 për qind.25  vendimet mbi politikën ekonomike të Kosovës, që merreshin në Beograd, motivoheshin politikisht dhe si rezultat, rajoni nuk krijoi dot një ekonomi të larmishme.

Meqenëse rajoni ishte relativisht i pasur me rezerva minerare, investimet u përqendruan kryesisht në industrinë nxjerrëse, 26 duke e bërë Kosovën kryesisht një furnizuese të lëndëve të para për rajonet më të pasura të Jugosllavisë. Qeveria federale nuk ishte e gatshme të bënte investime për industrinë më pak fitimprurëse të pasurimit dhe përpunimit.

Rigjallërimi i nacionalizmit shqiptar

Shkarkimi i Aleksandër Rankoviçit në Plenumin e lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë (LKJ), në Brione, në vitin 1966 dhe shpërbërja e policisë së fshehtë, të drejtuar nga serbët në Kosovë,  shënuan një pikë kthese në luftën e shqiptarëve për barazi. Persekutimi sistematik i shqiptarëve diskutohej dhe dënohej hapur në forumet zyrtare. Madje edhe titoja pohonte se “elementët dogmatikë”, domethënë Rankoviçi dhe mbështetësit e tij, kishin ushtruar “një kontroll të rreptë” mbi Kosovën, se interesat e shqiptarëve ishin nëpërkëmbur dhe se kundër tyre ishin kryer “veprime burokratike arbitrare dhe të palejueshme.”

Në sesionin e Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste serbe për Kosovën, në shtator 1968, një grup intelektualësh shqiptarë kërkuan publikisht që grupit etnik shqiptar t’i njihej e drejta e vetëvendosjes dhe Kosovës t’i jepej statusi i republikës. ata këmbëngulnin se vetëm me krijimin e një Republike të veçantë, shqiptarët mund të arrinin barazinë me grupet e tjera etnike të Jugosllavisë. kjo pikëpamje u mbështet edhe nga rezhak shala, prokurori i krahinës.

Ngjarjet e pranverës 1981

Kërkesa e shqiptarëve për autonomi  politike arriti  kulmin e  saj në pranverë 1981, kur në kosovë shpërthyen revolta të përgjithshme. Trazirat filluan më 11 mars, në qendrën studentore të Universitetit të kosovës dhe me sa duket u nxitën nga ankesat e studentëve lidhur me kushtet e këqija të jetesës. Më 25 dhe 26 mars shpërthyen demonstrata në Prizren, Prishtinë dhe Obiliq. aty nga 3 prilli ato u përhapën në të gjithë Krahinën. demonstruesit kërkonin përmirësimin e kushteve ekonomike të krahinës, lirinë e shtypit, të drejta të barabarta me grupet e tjera etnike, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe, çka ishte më e rëndësishme, ngritjen eStatusit të Kosovës në atë të një Republike të mirëfilltë.

Nën presionin e madh të serbëve, autoritetet qendrore reaguan ashpër dhe ishin të prirura më shumë për shtypje se sa për kompromis, duke kundërshtuar kërkesën për Kosovën republikë dhe duke përdorur forcën për të stabilizuar situatën. revolta u shtyp me tanke dhe trupa të dërguara nga i gjithë vendi, u shpall gjendja e jashtëzakonshme, u ndaluan grumbullimet publike, u vendos shtetrrethimi dhe kosova u izolua nga bota e jashtme.Zyrtarisht u njoftua se nëntë veta kishin vdekur dhe më shumë se 250 ishin plagosur. Burime të tjera njoftuan se mund të kenë vdekur rreth 1,000 veta.

Autoritetet filluan ndjekjet e shumta ndaj shqiptarëve. U arrestuan mijëra veta dhe rreth dy mijë prej tyre u dënuan në seanca të shkurtra gjyqësore.  Më shumë se 300 shqiptarë u dënuan me punë të detyruar nga 1 deri 15 vjet në një sërë gjyqesh sekrete. shumica  e tyre ishin studentë, disa nga 16 dhe 17 vjeç, si dhe intelektualë. Një çështje që shkaktoi indinjatë jashtë shtetit lidhej me shkrimtarin Sabit Rustemi dhe kryeredaktorin e revistës letrare Fjala, Sabedin Haliti.

Beogradi mori masa drejt integrimit të mëtejshëm të Kosovës dhe shqiptarëve në rrjedhën kryesore Jugosllave dhe intensifikoi kontrollin ndaj  krahinës  me  mjete  ushtarake,  policinë  dhe  forcat  e  sigurimit. Pati edhe thirrje për kufizimin e autonomisë së Kosovës dhe për masa drastike ndaj shqiptarëve. në të gjithë sektorët e shoqërisë kosovare nisën spastrimet. Udhëheqja Krahinore, sidomos kryetari dinamik dhe me sa duket popullor i komitetit krahinor të lk-së, Bakalli, u vu nën kritika të rrepta se gjoja e kishte nënvlerësuar rrezikun e nacionalizmit shqiptar, se nuk kishte arritur dot të bënte dallimin midis afirmimit kombëtar dhe nacionalizmit dhe se i kishte tejkaluar parimet kushtetuese, duke i dobësuar lidhjet me serbinë dhe duke vepruar në mënyrë “federaliste”, sikur Kosova të ishte, në fakt, një republikë. Më 5 maj Bakalli u detyrua të jepte dorëheqjen. Po ashtu, u spastruan edhe zyrtarë të tjerë të kosovës, përfshi Xhavit Nimanin, kryetar i Presidencës së Kosovës, Bahri Oruçi, kryetar  i  këshillit  ekzekutiv të  kuvendit të  kosovës, pesë  sekretarë krahinorë dhe rektori i universitetit.

Derisa tani u ngritë në këmbë Serbia në krye me kasapin e Ballkanit,Sllobodan Millosheviqin,që u detyruan shqipatrët të vetëmbrohen nëpërmes të UÇK-së dhe ndërkombëtarëve e NATO-së,dhe Kosova tani shpallin pavarësin e Kosovës, Kushtetutën e saj,dhe tani disi të lirët,që kemi punë ende deri te inkuadrimi i Kosove drejt BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat