President ia huqe i tëri qëllimshëm

Opinione

President ia huqe i tëri qëllimshëm

Nga: Islam Fejzullahu Më: 18 tetor 2017 Në ora: 08:32
Hashim Thaçi

Derisa albanologet kanadez, historianët gjerman, zviceran, austriak e të tjerë dëshmojnë historikun e autoktonisë së paraardhësve tanë qe nga Ilirida Sllovene, Zara Kroate, Sangjaket veriore, Dardania, Ilirida, deri tek trojet e arbrit të banuara autokton me Shqiptar, presidenti ynë tenton të shpronësoj trojet tona me dokumente për tu ndihmuar Serbisë ne gënjeshtrat e saj se Shqiptarët janë ardhacak nga Shqipëria, ndërsa serbet e Karpateve qenkan autokton ne këto troje!

Opinioni i gjerë u befasua me kërkesën e presidentit të Kosovës qe i bëri presidentit të Shqipërisë gjatë vizitës në Kosovë, për paisjen me pasaporta shqiptare banoret shqiptar të Kosovës, kinse qe tu ndihmohen të lëvizin lirshëm neper Evropë? Për habi të të gjithëve ketë iniciativë e përkrahi edhe ish kryeministri i Shqipërisë Berisha, ndërsa reagimi i presidentit të Shqipërisë ne ketë kërkesë ishte i mençur, i matur dhe i shkëlqyer sikur ua dokumentoj qete dyve se ia keni huqur qëllimisht! Më pastaj edhe reagimet i miqve tanë dhe opinionit u vlerësua sa i gabuar sepse prapavija e kësaj kërkese vetëm sa ua dëshmon politikbërsëve serb thënien e tyre shumë herë se shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk janë autokton, por të ikur nga Shqipëria?

Presidenti i Kosovës me të vërtetë po i përshtatet nofkës së tij të luftës-"gjarpri" sepse gjithherë është pasiv dhe i vëmendshëm, vëzhgues, por kur aktivizohet helmon! Zotrote nënshkrimet tuaja ne memorandumet e mirëkuptimit qe nga marrja e pushtetit nga viti 2007 e tutje deri me sot janë pikërisht bllokada e lëvizjes së lirë të popullit të Kosovës, prandaj kjo çfarë tani po kërkon mendoj se është vetëm një kërkim satisfaksioni për ju para popullit te cilin jeni ne gjendje ta sakrifikoni sikur deri tani vetëm ta shpëtoni kokën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat