Planet serbe kundër shqiptarëve

Opinione

Planet serbe kundër shqiptarëve

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:31
Ragip Guraziu

Edhe në këtë 28 Nëntor shqiptarët festojnë 105 vjetorin e pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,Ditelindjen e komandantit legjendar Adem Jashari,dhe dalja në skenë e UÇK-së, nxënësit e shkollës fillore Ramë Bllaca në Bllacë për nderë të 28 Nëntorit nuk ndejtën duarkryq,ata festuan me recitime dhe ese ku ma te miret edhe u shperblyen. Por që në fillim ju ndodhi një befasi...

Befasia e piktorit Gani Zogaj...

Këtë befasi ua solli piktori kosovar, Gani Zogaj, mu në këto festat e Nëntorit, derisa paneli i arsimtarëve të kësaj shkolle me nxënsit e kësaj shkolle shfaqen programin në viligjen e 28 Nëntorin dita e flamurit dhe 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe festave tjera që lidhen me këtë datë, bafasisht piktori kosovar, Gani Zogaj, që e pikturoi potretin e Ramë Bllacës një figurë eblematike të çështjes kombëtare, bëri dorzimin dhe perurimin,para panelit të arsimtarëve dhe nxënsëve e prndëve të tyre,të Shkollës fillore Ramë Bllaca në Bllacë, pë nder të festës së 28 Nëntorit dita e flamurit dhe festave tjera lidhur me këtë datë,që u duartrokit nga të gjithë të pranishmit dhe tani në muret e asaj shkolle do jetë potreti më ndryshe i Ramë Bllacës, që shqetësoi sado pak shpirtat bllacian, sepse si shteti i Kosovës por edhe ai amë-Shqipëria edhe kësaj radhe Ramë Bllacën e lanë në harresë totale sa u pëket shpërblimeve...

Por, çka e shtyri piktorin e Kosovës edhe pse i pensionuar, t'i përvishet kësaj pune...

Këtë shqarim më së miri e laboroi para të pranishmeve, veterani i arsimit dhe ish- drejtori i kësaj shkolle për tri mandate rresht, Muhamet Bekteshi, i cili tha; ''Piktori Gani Zogaj është nipi i Kamer Ramës, patriotit të madh të çështjes kombëtare, i cili vije nga Llazica e Malishevës, por, i ndjekur nga sllavët serb, të ndihmuar edhe nga sllavët rus e grek, detyrohet sado pak të strehohet diku pak më larg se fshati i tij, kur kemi parasysh se edhe ngjarja e viteve të 1944-45 që kishte qenë thyrja e burgut të Prizrenit të asaj kohe e që shumë të burgosur i kishin pështuar asaj më të keqes, kryesori i gjithë kësaj ishte po Kamer Rama, të cilit iu desh strehimi diku që mos të bie në duart e gjelatëve të asaj kohe'', ceku Muhamet Bekteshi.

Ai na bëri me dije se Kamer Rama pikrishti ishte strehuar mu në Bllacë ku e ndinte veten më të sigurt,ku deri në Bllacë të Komunës së Suharekës të asaj kohe, kishte kaluar disa fshatra të komunës së Malishevës, por besimin e kishte në Bllacë, mu në familjen e Muhamet Bekteshit të parëve të tij, gjyshit të tij që quhej Qerkin''.

''Derisa jetoi, Kamer Rama ka visitua Bllacën deri në momentin e fundit dhe familjet ku ka qendruar'' dhe kjo ishte arsyeja, pse tani Ganiu na bëri këtë befasi, sepse ne ishim shokë të farefisit dhe Ganiu edhe pse ka financuar për këtë piktur-potret për Ramë Bllacë, nuk do ndalet dhe një të tillë do e bëjë viteve në vazhdim të jetë e madhe sa një pjesë e mureve të kësaj shkolle.

Për të gjitha këto drejtori i shkollës fillore Ramë Bllaca në Bllacë, Urim Suka, falederoi shumë Ganiun për këtë befasi dhe e ftoi që në të gjitha rastet që shkolla ka festat e saj të jetë i pranishëm.

Edhe në këtë 28 Nëntor shqiptarët festojnë 105 vjetorin e pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari,dhe dalja në skenë e UÇK-së, madje u ndanë edhe Mirënjohje për burrështetas e patriota kombëtarë dhe si gjithëherë, Ramë Bllaca në harresë totale?!

Kush ishte Ramë Bllaca?!

'Një kollonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohët më të zeza për shqiptarët. Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohen shumë… Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë… Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës – Asllan Fazlia – kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarë. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtria që bëri që shqiptarët ta drejtojnë kurrizin e kërrusur ndër mote. UÇK – ja që risolli dinjitetin e shqiptarëve, që përshpejtoi punët e shqiptarëve, që e nxori çështjen e shqiptarëve nga sirtarët e pluhurosur të vendosësve të mëdhenj dhe e bëri çështje dite. UÇK – ja që nisi luftën kundër serbëve. UÇK – ja që i bindi edhe njëherë shqiptarët se serbët i vret plumbi…”

Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri – tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.

Duke ditur se Bllaca bart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfarëdolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Në memorien e bllacjanëve ka mbetur e pashlyer buajtja e Isa Boletinit në fshat të tyre me gjithë njerëzit që mbante pas, me mushka të ngarkuara për luftë… Nga memoria e bllacjanëve nuk shlyhet Azem Galica që në një rast i kishte provokuar bllacjanët duke u thënë se kam ardhë më vra Ramë Bllacën. E bllacjanët i ishin përgjigjur se më para të vrasim ty se sa e vret ti Ramë Bllacën. Shumë bllacjanë e kanë treguar këtë ndodhi dhe e shprehnin se sa mirë i vinte Azem Galicës që bllacjanët e donin Ramën.

Janë të shumta rastet që do të silleshin për të provuar sa thamë më sipër. Por ne na mjafton për sa, e për çfarë, kemi marrë përsipër rasti i të shumënjohurit në Kosovë e në krejt botën shqiptare, rasti i Ramë Bllacës… Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. E rroku kënga. E rrokën brezat. Vranë Ramë Bllacën, por jo idealin për të cilin ai luftoi. Ai ishte luftëtari e prijësi i shqiptarëve që kundërshtonte reformën agrare të qeverisë serbe që donte t’ua merrte tokat shqiptarëve për t’ua dhënë kryesisht kolonëve serbe e malazezë që i ka sjellë herë pas here Serbia në Kosovë për ta populluar Kosovën shqiptarë edhe me serbë. Ai ishte politikani e luftëtari shqiptar që për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë, për të mos e shpopulluar Kosovën me mjete të buta, kundërshtoi publikisht traktakin apo marrëveshjen e turpshme serbo – turke që detyronte shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi. Jo vetëm që e kundërshtoi, por punoi deri ditën që ishte gjallë, deri ditën që e vranë shkiet në pabesi, që të mos i lejonte shqiptarët të shpërnguleshin, që t’i bindte shqiptarët me të gjitha mënyrat se nuk duhet ta pranonin shpërnguljen dhe duhet ta kundërshtonin ashpër. Ai nuk punoi vetëm nëpër oda e kuvende për t’i bindur shqiptarët vetëm me fjalë, por, siç e dëshmojnë bllacjanët, në kohën më të rëndë të terrorit e reprezaljeve që bënin serbët për të shpërngulur shqiptarët për në Turqi, Ramë Bllaca ndërtoi kullë të re në Bllacë. Për ta dhënë shembullin vetë se nuk duhet t’i lëshojmë trojet, nuk duhet t’i lëshojmë kullat se ditë dhe kohë më të mira do të vijnë…

Pra, dhuna sistematike, e programuar e serbëve kundër shqiptarëve e shfaqur në të gjitha mënyrat, llojet dhe format më përfide, kultivoi rezistencë dhe qëndresë shqiptare në të gjitha kohërat. Por do të duhej të vinte mesi dhe gjysma e dytë e shekullit të njëzetë që të merrte formë dhe karakter më të organizuar qëndresa shqiptare. Do të duhej të vinte një brez i ri, një gjeneratë e re të rritej pa luftë që të bëhej më e madhe popullsia, që ta merrte vetën popullsia shqiptare pas masakrimeve e shfarosjeve në masë që kishte pësuar sidomos në dy dekadat e para të shekullit të kaluar… Do të duhej që edhe Evropa ta ndryshonte pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët. Do të duhej që edhe iluzionet e shqiptarëve të fashiteshin dalëngadalë dhe të bëheshin më realistë, më të përgjegjshëm, dhe të organizoheshin më mirë për qëndresë kolektive, për reagim e kundërshtim kolektiv përballë një armiku që nuk ishte më i madh por që kishte vetëm avantazhin e organizimit më të mirë se shqiptarët.

Me 12 tetor 1997, në shënimin e 60 vjetorit të vrasjes së patriotit të madh Ramë Bllaca, që u organizua në fshatin Bllacë të Suharekës (Theranda e sotme), i biri i tij Qazim Bllaca i mbijetuari prej terrorit komunist, përpara të pranishmëve të shumtë në këtë ceremoni, tha këto fjalë mbi varrin e babait të vet : ” Babë i dashur! Veprimtarë të dashur nga elita e Kosovës së adhuruar, po vendosin sot kurora mbi varrin Tënd, duke nderuar kujtimin Tënd dhe veprimtarinë Tënde patriotike. Ne djemtë e Tu u jemi mirënjohës për nderin dhe kujdesin e treguar ndaj Teje.  Ti po pushon në botën e amshueshme.”.

Përfaqësues në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Janë gjashtë arsye shumë të fuqishme që i bëjnë krenarë banorët e fshatit Bllacë të komunës së Therandës (ish-Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohëve. Ali (Bllaca) Guraziu, përfaqësues në Lidhjen  Shqiptare të Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. Pastaj, vjen Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohët më të zeza për shqiptarët. Asllan Fazliu, biri tjetër i Bllacës, kolonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve, ishte Qazim Bllaca, i biri i Ramës dhe vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer bujtja e Isa Boletinit në këtë fshat. Por, nga memorien e bllacianëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare.

Planet serbe kundër shqiptarëve

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t’u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi,shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre.

Rama si deputet që ishte medoemos  duhej dhënë shembull këtij populli. Në vitin 1936, pa pasur nevojë për shtëpi të re, Ramë Bllaca thërret njerëzit dhe nis ndërtimin e një shtëpie të re. Ishte bash koha kur kishte nisë një valë e madhe shpërnguljesh të shqiptarëve. Njerëzit e shihnin. Bënin çudi. Të tjerët po shisnin shtëpitë, toka e troje dhe po iknin, ndërsa Ramë Bllaca kishte nisë shtëpi të re.

Dhe në një rast Rama i thotë Rexhep Krasniqit;’’ Thoni popullit se Ramë Bllaca nuk është i padijshëm,ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Kini kujdes se i merrni në qafë fëmijët…ju e dini se turqit gjithmonë na kanë thënë pis arnaut dhe kurdoherë kanë qenë armiq për ne e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin (u thoni) bëni mëkat dhe gabim të hatashëm!..’’

Në këtë vit(1937),gjatë zhvillimeve të punive të parlamentit,qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti Jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi,trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve  të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin Jugosllav u demonstrua  në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë; ’’JO!’’-tha Ramë Bllaca dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit,në sy të deputetëve.’’Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë,në Bllacë, populli ia kishte ngrit këngën;

Ky Ramë Bllaca shka ka thanë-

Hiq imza nuk muj me dhanë-

Shqiptarët në Turki nuk mujnë me shku-

Pesëqind vjet me ta kem liftue…..

Bllacianet kanë një pyetje për dy shtetet shqiptare; ''edhe çka është dashur të bëjë më tepër Ramë Bllaca për kombin shqiptar, për t'u shpërblyer?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat