Politika “seriali” që vret rininë studentore

Opinione

Politika “seriali” që vret rininë studentore

Nga: Arjeta Fetahu Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 23:34
Arjeta Fetahu

Asnjëherë  atyre nuk i shihet ndonjë lëkundje në fytyre ,nen at maske prej balte të hirte askush nuk zbulon dot shenjat e një emocioni të vërtetë ,asnjëherë sytë e fshehur nga kapakët e rëndë e të skuqur, nuk tregojnë për qëllimet e tyre e as për ndonjë trazirë mendimeve . Nervat nuk kanë pushtet mbi ta, ndjenjat nuk e tundojnë ngarkimet e shkarkimet e pasioneve te tyre.  Këta janë politikanët e Kosovës.

Një nder lëmit me te përfolura ne Kosovën tonë të dashur është bere politika, e cila thuajse ka kapluar të gjitha moshat, duke përfshirë edhe fëmijët. Krejt kjo për shkak te mungesës së respektimit të ligjeve e aq me pak interesimit te prindërve, ne vend se te merremi me ndonjë shkencë apo aktivitet e cila do ishte e kapshme dhe e frytshme për te rinjtë tanë, ne duhet të mëremi me disa njerëz te cilët janë ber "aktor" te një "seriali" mjaft te shikuar dhe te përfolur, mund te them edhe ndërkombëtar. Këtë serial e kanë ndërtuar politikat tona të  mbrapshta tash e 18 vite, duke ndërtuar politikat e tyre të bërjes me detyrim, pra si i ri, nëse donë që të kesh një vend pune, apo të ëndërrosh që një ditë do të punësohesh, duhet të jesh pjesë e karavanit të ndonjë partie politike.

E shihni se ku kemi mbetur ne si student, e dini se ku është radhitur Universiteteti  i Kosovës, e dini se ku na ka radhitur PISA, në vendet e fundit duke na krahasuar me botën e tretë, duke na krahasuar me vendet që ende e kanë shkallën e analfabetizmit në shkallë të madhe. Krijimi i universiteteve private e kolegjeve pa asnjë kriter, prodhimi i të diplomuarve analfabet kanë degjeneruar dhe degraduar arsimin në Kosovë, e kjo është barë falë politikanëve të cilët për përfitime të vetat kanë mundësuar këto pazarllëqe.

Mjaftë më me këto, ne si të rijnë kemi nevojë për cilësi në  arsim, kemi nevojë për biblioteka, kemi nevojë që të kemi fusha sportive, kemi nevojë që qeveria jonë të mendoj, që ne të udhëtojmë lirshëm në botën perëndimore, të kemi mundësi të jemi edhe student të universiteteve të ndryshme në mënyrë që të marrim provojat e duhura, ne kemi nevojë që të kemi gazetat tona studentore, ku flitet e shkruhet për shkencë e zhvillim, e jo si sot që nuk ke asnjë portal apo gazet që merret me kulturën, zhvillimin, por shumica janë komerciale me titujt e tyre bombastik.

Politika po na vret rinin, ne meritojmë të kemi një jetë më të mirë, shpresoj që qeveria do të merre model vendet e zhvilluara, që të kuptoj rinia është ardhmëria, shteti e zhvillimi.

Po nuk i bëtë këto, a nuk e shihni që rinia jonë po trete në perëndim, krejt në mënyrë legale, a nuk e shihni që brenda pak vitesh sipas statistikave na kanë ikur legalisht 50.000 mijë të rijnë, çka Kryeministër nëse vazhdon ky trend...

Autorja është studente e UP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat